Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të gjitha pagesat dhe blerjet përmes bankës, Rama dhe Ibrahimaj tregojnë projektin pilot
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të gjitha pagesat dhe blerjet përmes bankës, Rama dhe Ibrahimaj tregojnë projektin pilot
AktualitetEkonomi

Të gjitha pagesat dhe blerjet përmes bankës, Rama dhe Ibrahimaj tregojnë projektin pilot

Published: March 2, 2024
Shpërndaje

Për të ulur informalitetin, por edhe për të lehtësuar pagesat, Shqipëria do të testojë shumë shpejt një projekt pilot për pagesat përmes sistemit elektronik. Lajmin e mirë e dha Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila në podcastin me kryeministrin Edi Rama, tha se “përmes një projekti pilot këto forma pagesash elektronike duam t’i testojmë gjerësisht për të gjitha pagesat”.

“Dua të falenderoj gjithë pionerët e start up-eve të fin tech, se kanë bërë atë që bëjnë start up-et në gjithë botën, kanë gjetur problematikën, që është kosto dhe koha, dhe i kanë dhënë një zgjidhje problematikës që na shërben të gjithëve. Duke marrë shkas nga kjo kemi menduar të bëjmë një projekt pilot, ku do të pilotojmë tre zona të ndryshme – në Tiranë 100 individë, në Peshkopi 100 individë, dhe në Përmet 100 individë, – të cilët qeveria do t’u mbushë llogaritë e tyre për 4 muaj me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj, me qëllim që këto para t’i shpenzojnë nëpërmjet platformave digjitale. Ne do të lidhim partneritet edhe me disa biznese, të cilët do të pranojnë që të bëhen pjesë e këtij piloti me qëllim që të testojmë të gjitha zgjidhjet eksistuese dhe të shohim se çfarë problematikash na dalin, edhe në pëdorim nga ana e individit, edhe nga ana e biznesit. Por, edhe në veprimet që sistemet ekzistuese kanë, pra në veprimet që fin tech-et kanë me bankat. Pse duhet të ndërhyjë qeveria pyesin? Është interes publik sepse ne kemi interes të reduktojmë cash-in në ekonomi, ne kemi interes të vijojmë formalizimin dhe ky është një element komplementar i fiskalizimit. Nëse për pagesat biznes me biznes tashmë çdo gjë bëhet me bankë, pagesat biznes me individë vijojnë të kenë ato problematikat e përdorimit të cash-it dhe të informalitetit. Besojmë se me këtë pilot dhe me këtë nxitje do të mund të finalizojmë projektin tonë të fiskalizimit, ku çdo gjë duhet të jetë elektronike, e thjeshtë për individin, e thjeshtë për biznesin për ta shtyrë përpara progresin dhe inovacionin. Synojmë që ta mbështesim sistemin financiar dhe fin tech-net dhe bankat”, tha Ibrahimaj.

Kryeministri Rama theksoi se prej disa kohësh po flitet për zgjidhjen e këtij problemi përmes instrumenteve të botës së re.

- Publicitet -

“Këtu na vjen në ndihmë ajo që po ndodh sot në Shqipëri, të cilën duam ta promovojmë. Po përgatisim një projekt pilot për të parë a funksionon një prurje e risisë së botës së re”, tha Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  • “Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri” – Britania kërkon të dërgojë një familje siriane në Tiranë
  • Ministri izraelit, me lavde të forta për Ramën: Nga më të mirët në botë
  • Pesë muaj në pritje për trajtimin në QSUT: Aparatura në pikëpyetje, pacientët orientohen drejt Fierit

Komentet e Fundit

  1. demo on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  2. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Historia on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Hani ju , hani on Marta Kos: Ndryshimet e Kosovës në Ligjin për Specialen, të papranueshme për BE-në

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?