Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të gjithë drejtorët jashtë”| Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Të gjithë drejtorët jashtë”| Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës
KronikeLajmi i fundit

“Të gjithë drejtorët jashtë”| Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës

Published: 3 Korrik, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe është karakterizuar nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit. Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

- Publicitet -

“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjithë drejtuesit vendorë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe për të adresuar me urgjencë çështjet që shqetësojnë qytetin.

Ky reagim i fortë i Kryeministrit vjen në një kohë kur Vlora përballet me një sërë problematikash të pazgjidhura nga strukturat përkatëse, ndërsa pakënaqësitë qytetare për mënyrën e funksionimit të administratës vendore janë shtuar ndjeshëm.

Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.

Pas mbledhjes, Rama është parë duke ecur në këmbë në lagjen “Muradie”, i shoqëruar nga Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Sinan Idrizi. Ata janë ndalur për rreth 30 minuta në një lokal për kafe, përpara se Kryeministri të largohej nga qyteti.

Ndërkohë, kandidati për deputet i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PSSH Edi Rama.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Komente
  • Simba thotë:
    3 Korrik, 2025 te 2:40 pm

    Emerohen Kryetaret e PS ne rrethe ?, apo zgjidhen nga antaresia ?

    Përgjigjiuni
  • Aldrinp thotë:
    3 Korrik, 2025 te 2:48 pm

    Te gjithe i ke zgjedhur vete o Ramut. Ca faji kane drejtoret qe u ke hapur oreksin per te vjedhur.
    Nuk u be qameti se eshte Vlora pa uje, kur ujin e merr ti dhe ua jep hoteleve te Strategjikeve ne Dhermi e Himare.
    Gezojne se u ke bere rrugen qe tu marresh ujin
    Copa debilesh
    E ke kthyer Vloren ne cope germadhe. Si Gaza eshte bere. Ka rene bomba nga te kater anet.
    Dhe uji u duhet te shpetojne nga mizerja.
    Mire jane ne mizerje. Sa te jete mire Partia e PiSave te Rames, mire eshte dhe Vlora.
    Beton dhe ne Det. Nuk ka ku te veje me mire

    Përgjigjiuni
  • qeveria e (Gent) KAKAVE thotë:
    3 Korrik, 2025 te 2:59 pm

    Ramen paten fatin e madh ta shohim neper lagjen “Muradie” i shoqeruar nder te tjeret edhe nga Ministri vocrrak i Mbrojtjes Pirro Vengu qe na nxorri mallin e atij ish Ministrit te Jashtem krricit 26 vjecar Gent Caca a Kaka qe e zuri ate post te larte ngaqe asokohe pallonte cupen e Linda Rama-Bashes.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    3 Korrik, 2025 te 4:23 pm

    E bere si fraksioni Vlores o Rame,por do te perfundoje,qe nuk do kalosh dot Uren e Mifolit,si Sali Berisha.

    Përgjigjiuni
  • ¿? thotë:
    3 Korrik, 2025 te 5:13 pm

    Ishte qe ishte ky Karministri pse nuk pushoi edhe te gjithe punonjesit e tjere te bashkise, sidomos pastrueset se ato vjedhin gjithmone me shume se te gjithe. S’ka Kryeminister ne bote qe merret me drejtoret e Bashkive, e shumta merret me Kryetarin e Bashkise. E ka thjesht nga egotizmi maniakal nga i cili vuan qe do te kontrolloje vete gjitheçka. Po e paska pire nje kafe ne kafenente e Vlores dhe e paska dhene çfaqjen per te cilen vuan. Lum si vlonjatet!

    Përgjigjiuni
  • Golemi Kavajes thotë:
    3 Korrik, 2025 te 6:40 pm

    Po, por a mos i hyre ne kopetence kryetarit te Bashkise? Kryetari i Baahkise eshte pergjegjes para qytetareve vlonjate. A e vendosi Rama ne liste per t’u votuar si kryetar bashkie? Po, ai e vendosi, kryetari i bashkise i eshte borxh votuesve, por ne nje fare menyre edhe kryeministrit qe e propozoi, madje atij duhet t’i pergjigjet per problemet qe ka, atij duhet t’i kerkoje ndihme, atij duhet t’i raportoje, perveç strukturave te PS ne Vlore. Flitet qe Vlora eshte keq me pastrimim e qytetit…, si ka mundesi te qendroje ne detyre drejtori qe mbulon kete sektor!? etj.etj. Kryetari I nje bashkie si Vlora dhe aparati i saj, nuk mund te bejne me shume se 7 ore gjjume, koha tjeter ne krye te pune. Puna ne administrate nuk eshte qejf, eshte pergjegjsi!

    Përgjigjiuni
  • ce thotë:
    3 Korrik, 2025 te 7:23 pm

    Dhe ne Durres duhet te shkarkohet gjithe policia bashkiake qe jane ca barkderre qe sillen neper rruget e qytetit si langaraqe nderkohe qe neper trotuare shesin mallra sikur jemi ne Afrike. Hajdeni si eshte gjendja tek lagja 12 tek njesia postare nr.5 ku vendosen ne trotuar 13 manekine cdo dite qe rrezohen ne toke duke penguar kalimin e njerzve dhe parkimin e makinave qe eshte bere nje ferr i vertete ne Durres. Bllokimi i parkimeve ma kova, goma, stola eshte bere shqetesues ne Durres dhe nje makth i perditshem per shoferet. Tek 30 vjetori nje dyqan argjendarie mban nje vend te bllokuar 24 ore pa asnje te drejte me tabelen reklame e tek kazanet e plehrave mbushur trotuari.me mallra nga bulantet dhe vendet e parkimeve bllokuar nga ambulantet e gabit. Cfare bejne keta barkderret e policise bashkiake. Te niks’market nje furgon rrangalle i braktisur bllokon prej 13 vitesh 2 vendparkime kurse vete marketi ka dhe 2 vendparkime me gjoja leje.e sa makina te braktisura ka ne gjithe Durresin?

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    3 Korrik, 2025 te 8:56 pm

    Ne Vlore ngelen duke qep e shqep rruget. Tani e kane lene si Kandaharin. I kane masakruar te gjitha rruget e qytetit, qe te vijne dhe te studiojne Turistet gjeologjine nen asfalt. E vetmja gje qe mungon, eshte te vendosin prape pajtonin me kuaj Vlore – Skele. I gjati ben sherxhiun ne Bashki, se per akte teatrale eshte i pari ai.

    Përgjigjiuni
  • Ilir thotë:
    4 Korrik, 2025 te 6:36 am

    E njejta gje duhet bere edhe ne Tirane. Te lumte dora o Rama,vendim i drejte por mos e vono kaq shume.

    Përgjigjiuni
  • Leon thotë:
    4 Korrik, 2025 te 7:03 am

    Ne Elbasan Rruga nga rrethrrotullimi i Postes tek Tatim-Taxat eshte bere e pakalueshme,sepse sherben si Stacion per Furgonat,minibusat,veturat e fshatrave pa licence taxie.Furgonat dhe taxixhijte e fshatrave bllokojne rrugen me parkime dyshe dhe nuk eshte e mundur qe banoret e apartamenteve buze rruges te gjejne vend parkimi.

    Përgjigjiuni
  • Detari thotë:
    4 Korrik, 2025 te 7:25 am

    nuk behen njerez skiptaret kot lodheni me shakrkime. albanistoni eshte akoma si ne kohen e salehut thjesht qarkullon me shume lek droge,

    Përgjigjiuni
  • Ekonomisti thotë:
    4 Korrik, 2025 te 9:42 am

    Urdher si ne komunizem!Te prishen tana objektet fetare!?Si mund te shkaterrohet nje administrate likale ,ne kulmin e puneve ne turizem!?Patronazhistat qe di t’i zevendesojne,duhet kohe te lexojne kompetencet ligjore.U zhduk edhe aky,me nje te rene te lapsit ne fillim te korrikut!?

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  • Situata e zjarreve në vend: Katër vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë
  • “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
  • VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu

Komentet e Fundit

  1. Yp Xhixhi në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  2. Agron & Geron Xhafaj në VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu
  3. xhaxhi moderatori në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. TRENI në Pëllumb Xhufi: Churchill ka qenë kasapi i Shqipërisë dhe i Çamërisë, i pati premtuar Greqisë jugun e vendit
  5. Ay në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?