Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të gjithë janë bërë delivery”: Shpërndarësit e Tiranës flasin për vështirësitë në punë mes kaosit të trafikut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Të gjithë janë bërë delivery”: Shpërndarësit e Tiranës flasin për vështirësitë në punë mes kaosit të trafikut
EkonomiKryesoreLifestyle

“Të gjithë janë bërë delivery”: Shpërndarësit e Tiranës flasin për vështirësitë në punë mes kaosit të trafikut

Published: October 9, 2022
Shpërndaje

Shpërndarja ose siç njihet rëndom në anglisht, “Delivery”, është një zanat që po pëson rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në Shqipëri, ky shërbim u prezantua fillimisht në tregun e ushqimit, por gjatë periudhës së pandemisë u zgjerua edhe drejt produkteve të tjera.

Romeo punon si shpërndarës ilaçesh për një farmaci në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani

Renis Hoxha punon si shpërndarës prej gjashtë vitesh dhe thotë se ditët e tij të punës janë tejet të ngarkuara. Megjithatë, trafiku i orëve të drekës është ajo që e sfilit më shumë. “Orët e drekës në rrugët e Tiranës janë të tmerrshme. Plus ne kemi dhe problemin e orës, për të arritur në kohë shpërndarjen e produktit dhe marrjen e porosisë së radhës,” tha Renisi për BIRN.

Renis Gjika, prej gjashtë vitesh shpërndarës, pohon se trafiku i orëve të drekës është vështirësia e tij kryesore. Foto_Nensi Bogdani.

Me kërkesat e shumta të blerjeve në internet dhe shpërndarjes së produkteve aty ku ndodhet klienti, shpërndarësit e Tiranës përballen gjithashtu me vështirësi të shumta. Kryesisht ata ankohen për trafikun e rënduar, orët e gjata të punës dhe rreziqet e vazhdueshme në qarkullimin mes makinave.

- Publicitet -
Shpërndarës në semaforin e kryqëzimit të Don Boskos. Foto:Nensi Bogdani.

Orët e gjata të punës dhe problemet me trafikun i konfirmon edhe shpërndarësi i një fast-foodi pranë bulevardit Zogu i Parë në Tiranë. Prej 8 vitesh në këtë profesion, ai thotë se punon 11 orë çdo ditë si shpërndarës i porosive ushqimore.  “Tani janë bërë të gjithë ‘delivery’, i gjen kudo. Por e kemi shumë të vështirë punën,” tregon Bujari.

“Unë rri 11 orë majë motorit. E imagjinon dot me këtë trafik si kalon dita në motor,” ironizon ai për peripecitë që i duhet të kalojë përditë në trafikun e rënduar të kryeqytetit.

Shpërndarës i një fast-foodi. Ai thotë se punon në profesion prej 8 vitesh, me orare të zgjatura deri në 11 orë. Foto: Nensi Bogdani.

Shpeshherë, shpërndarësit ndjehen nën presionin e kohës për të dorëzuar pa vonesa porositë, pasi trafiku shpeshherë i detyron të vonohen. “Klienti nuk pyet për trafik, klienti e do në orar. Përndryshe ai kalon tek dyqani tjetër,” tha pronari i picerisë “Benvenuto” pranë Zogut të Zi.

Një shpërndarës i një restoranti peshku duke ngarkuar porositë e klientëve në motorin e tij. Foto: Nensi Bogdani.

Sipas shpërndarësve, një dërgesë me motor brenda Tiranës merr mesatarisht njëzet minuta vajtje-ardhje, por ky interval kohor jo gjithmonë u jepet nga pronarët, disa prej të cilëve kërkojnë që shpërndarja të kryhet më shpejt.

Një motor për shpërndarjen e picave. Foto: Nensi Bogdani.

“Ne duhet ta kemi kryer porosinë dhe të jemi kthyer brenda 13 minutave, kështu na e kërkon pronari. Kjo na vendos në presion për të kapur kohën dhe për të menaxhuar me trafikun e rëndë,” i tha BIRN njëri prej shpërndarësve.

Një shpërndarës në trafikun e Tiranës. Foto: Nensi Bogdani.

Megjithë vështirësitë, ka edhe nga ata që ndjehen mirë me profesionin që kanë zgjedhur.

“Unë nuk e kam problem, nuk kam ndonjë vështirësi. Përkundrazi, më pëlqen që t’u shërbej atyre që kanë nevojë për ilaçe,” thotë Romeo, shpërndarësi i medikamenteve të një farmacie.

Romeo punon si shpërndares ilaçesh për një farmaci në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ledio says:
    October 9, 2022 at 9:09 am

    Shume mire, ska asgje te keqe. Jashte, shperndaresit perdorin edhe bicikletat.
    Bicikletat ne forme triçikli perdoren edhe per te shetitur vizitoret apo turistet ne qyetet.
    Keto lloj triçiklash, te quajtur rickshaw, behen edhe vete.
    https://m.youtube.com/watch?v=LT1M2c7GG9M

    Reply
  • Roland says:
    October 9, 2022 at 9:16 am

    Kta janë kamikazët e trafikut. Ç’farë kam parë unë nëpër rrugët e Tiranës:Asnjë mëshirë për ata.

    Reply
  • I kemi bere detyrat e shtepise says:
    October 9, 2022 at 10:33 am

    Te gjithe muter jane. Shoferat e makinave , motocikletave, etj. Ne Tirane dhe jashte saj. Popull kafshe. Vari leshte.

    Reply
  • Sergio says:
    October 9, 2022 at 2:15 pm

    Keto rickshaw pedalohen dhe jane ekologjike pasi nuk duan karburant, vetem kembe te forta

    Reply
  • Dudumi says:
    October 9, 2022 at 7:17 pm

    Ne 1 jave qe ndenja ne TR teafiku qe asfiksues. Keta te picave me motore qene rrrezik publik. Per veten ne radhe te pare. Ne rruget me dy korsi ti merrje te djathten, do delte gjithnje nje makine e ndaluar me sinjale te ndezura per te bllokuar komplet korsine. Futeshe prape majtas, bllokoje edhe ate, c’te beje? Per kronike, isha mik tek nje i aferm. Ata nuk gatuanin, se sipas tyre per pak leke me teper ua sillnin te gatshem ne shtepi. Dhe ishte Jo shume largo, nja 100m nga pallati i tyre. U cudita me kete dembelizem, qofte per te gatuar dy grazie elementare, qofte per te zbritur e te shkosh vete ne dyqanin 100m poshte shtepise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?