Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të ringrejmë nderin dhe dinjitetin e OVP të LANÇL
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Të ringrejmë nderin dhe dinjitetin e OVP të LANÇL
opinion

Të ringrejmë nderin dhe dinjitetin e OVP të LANÇL

Published: March 29, 2026
Shpërndaje

Asim Bedalli

Janë të turpshme dhe të dhimbshme për ne – që na lidhin rrënjët me Organizatën e Vetaranve dhe Pasuesve( OVP ) të LANÇL dhe të gjithë ata që e kanë identifikuar ate si trashgimtaren e brezit të lavdishëm që bëri LANÇL dhe i solli lirinë popullit shqiptar – skenat e përplasjeve në zyrat e saja dhe ndërhyrja e policisë për t’i “ndarë”.  Kjo nuk po ndodh për herë të parë. Kështu ndodhi edhe dy vjet më parë. Atëhere kontestohej si e parregullt  zgjedhja e prof.do. Hulusi Hakos si kryetar i organizatës nga grupi që janë në gjyq me udhëheqjen e sotme të organizatës. Ndërsa dy ditë më parë kontestohej shkarkimi i kryetarit Hulusi Hako nga ata që e qujnë antistatuor  këte akt.

Gjatë kësaj periudhe OVP të LANÇL  ka konsumuar shumë të energjitë të saja për të prodhuar konflikte dhe “grupe armiqsore”. Si rezultat në gjirin e saj është krijuar një atmosferë grindjesh e përplasjes, debate që më shhumë se për forcimin e rolit të saj në shoqërine tonë, ka qenë luftë për karriken e kryetarit.

- Publicitet -

Do të doja që  mbledhja e parë Komitet kombëtar e OVP të LANÇL të merrej me diskutimin e cështjeve që lidhen me ngritjen e rrolit të organizatës në lartësinë e kërkesave të kohës, që ajo të bëhet një faktor me peshë në shoqërinë e sotme shqiptare  jo vetëm për mbrojtjen e idealeve të LANÇL, por edhe  të karakterit antifashst të shoqërisë sonë, që sulmohet nga të njejtët armiq të përbashkët.  Këto probleme nuk po i ngrej për herë të parë. I kam ngritur në mbledhjet e kryesisë dhe në një takim të vecantë me sekretarin e Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët, Idajet Beqiri dhe Vera Tarifa. Në pamundësi ti trajtoj në gazetën e organizatës sonë Kushtrim Brezash, sepse ato që në referatin e mbajtur në emër te kryesisë identifikohen shpesh si “Ne”, apo “Kryesia Qëndrore”, nuk i dhan hapsirë në faqet e saja , me gjithse në relacionin e mbajtur në mbledhje deklaronin se “Ne kemi qenë dhe mbetemi tolerantë, pajtues e bashkëpunues me gjithë kënd, respektues të mendimit ndryshe”.

ORGANIZATA E OVP E LANÇL JO VETËM ORGANIZATË  PËRKUJTIMORE

Eshtë shumë i rëndësishëm përkujtimi i ngjarjeve historike, sepse ka të bëjë me ruejtjen e kujtesës, mban të gjallë memorien historike. Përkujtimi  i datave të formimit të formacioneve të ndryshme partizane, i ngjarjeve që përcaktuan rrjedhën historike të LANÇL dhe të fitores mbi pushtuesit nazifashist dhe në përgjithsi historinë e vendit tonë, janë me shumë me rëndësi, sidomos për brezin e ri.   Antifashizmi i brezit të sotëm ushqehet nga memorja historike. Por edhe objektin e këtij përkujtimi të mos e kufizojmë vetëm në mbledhje apo vënie kurorash në lapidare e varret e dëshmorve, por duke  organizuar edhe aktivitete kulturale që i bëjnë jehonë atyre ngjarjeve.  Sa për të marrë një shembull.  Do të ishte interesante organizimi i festivaleve të këngës partizane; apo të poezisë kushtuar LANÇL midis shkollave në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtoritë arsimore pranë bashkive. Sepse aty fillon e piqet botkuptimi antifashist i brezit të ri, që është bazamenti i të gjitha lirive demokratike.  Mund të shpallnim një konkurse për tregimin, apo shkrimn më të mirë të vitit për LANÇL. Organizata e jonë mund të bënte edhe botime të saja. Qaheni se nuk keni fonde, por në fund të vitit në vend që të shpërblenit njerëz të caktuar me fondet që jep shteti dhe mblidhen nga kuotat e antarsësisë, drejtusit e organizatës mund të botonin një përmblledhje të artikujve më të mirë për propogandimin dhe mbrojtjen e LANÇL e të karakterit antifasht të shoqërisë sonë e tj.e tj.

Një komponent shumë i rëndësishëm i veprimtarisë të OVP të LANÇL aktualisht duhet të bëhet qëndrimi militant ndaj zhvillimeve të sotme politike, që lidhen me mbrojtjen e të vërtetave historike kundër manipuluesve , denigruesve dhe fallsifikatorve të historisë së LANÇL , sidomos karakterit të saj të thellë antifashist. Ka plot ngjarje e probleme të aktualitetit të sotëm ku roli i OVP te LANÇL është i vakët, ose është i pandjeshëm. Le të kujtojmë rrolim e organizatës sonë në manifestimin e madh që u organizua në Tiranë, ku morën pjesë nga të gjitha trevat shqiptare, në mbështetje të udhëheqësve të UÇK që po gjykohen në Hagë. Në vend që promotorri i kësaj ngjarje në Tiranë të ishte organizata e jonë, sepse organizatore e saj ishte organizata si motër e veteranëve të UÇK të Kosovës, e tillë u bë Shoqata Kulturale Tirana. Ndërsa gazeta jonë Kushtrim Brezash që doli në të njejtën ditë që u zhvillua manifestimi nuk fliste asnjë rrjesht për këte ngjarje të rëndësishme, në një kohë që të gjitha gazetat e tjera dolën me kryeartikuj. Madje nuk botoi në numrin e ardhshëm të saj  as kronikën e ngjarjes që u zhvillua, sic bënë te gjiths gazetat e tjera.

Neni 13-të i statutit të OVP të LANÇL kërkon shprehimisht që anëtarët e saj të “angazhohen e të japn ndihmesën e tyre për konsolidimin e proceseve demokratike” në Shqipëri. Këjo sepse ato kanë të bëjnë me mbrojtjen e karakterit antifashist të shoqërisë sonë. Çfarë bën organizata jonë e OVP të LANÇL në  këtë fushë. Sa është impenjur ajo në problemet e sotme të zhvillimit të demokracisë në vendin tonë, kundër deformimeve të hapta që i bëhen asajë nga të gjitha krahët e politikës. Me keqardhje mund të them se jo vetëm nuk bëjmë asgjë, por, për fat të keq, nuk shtohet as si një problem për tu diskutuar në forumet e organizatës. Le të mësojmë nga organizata si motër italiaane “Shoqatës Nacionale e Partizanve ItalianË” (ANPI). Në “JO”-në e fuqisheme që populli Italian i dha referendumit të qeverisë italiane për reformën në drejtësi që synonte  të kufizonte pushtetin e drejtësisë, një nga kollonat kryesore të kushtetutës demokratike italiane, një meritë të vecantë ka edhe ANPI , e cila u përfshi aktivisht në shumë aktivitete krahas partive të majta dhe organizatave të tjera demokratike për ta kundërshtua ate.

FRYMA KONFLIKTUALE

Ka më shumë se dy vjet që OVP e LANÇL është përfshirë nga një frymë e ashpër konfliktuale brenda gjirit të saj. Në ambjentet e zyrave të OVP dhe të forumeve të saj flitet shpesh me terma të tilla si “Ne” dhe “ATA”, sikur të ishin armiq të betuar. E kam përsëritur në forume e organizatës dhe në ambjentet e zyrave të saja se, sipas mendimit tim, ka vetëm një “NE”, në që mbrojmë LANÇL dhe karakterin antifashist të saj. Dhe “ATA” që janë kundër saj, ballistet, legalistët, fashistët, bijtë biologjik e ideologjik të atyre që bashkëpunuan e u bënë njishë me pushtusit fashist e nazist kundër popullit e vendit të tyre.  Kjo ndarje, për fat të keq, ka shkuar aq lark, sa është bërë jo vetëm objekt i gjykatave tona, por, sic theksova më sipër, edhe përplasjesh fizike dhe i policisë.  Kur mund të zgjidhen midis njeri tjetrit me një frymë shoqërore, mirëkuptim dhe respekt të mendimit ndryshe.

Kjo atmosferë konfliktuale u bë inkandishente në pragun e mbledhjes së Komitetit Kombtar. Në çdo numër të gazetës Kushtrim Brezash kishte të paktën dy -tre shkrime, përfshirë kryeartikuj,  ku ju drejtohej atyre që ishin kundër praktikës që po ndiqej për shkarkimi e kryetarit Hulusi Hako me një gjuhë denigruese,  përcarse e deri fyese.  Si mund ti drejtohet nën/kryetari I OVP shokëve të tij , antarë të forumeve të organizatës si edhe ai, dhe të tjerëve antarë të OVP  në gazetën Kushtrim Brezash me fjalët: “Qentë e misionit të përcarjes, lereni të lehin”.  Kështu respektohet mendimi ndryshe?! Organizata e Veteranve dhe e Pasardhësve të LANÇL nuk është një repart ushtarak, as pronë private e drejtuesve që ti drejtoheni me këte gjuhë anëtarëve të saj, por një Bashkim Vullnetar i të gjithë anëtarve të OVP me të njejta të drejta e detyrime. Ajo përshkoi edhe punimet e mbledhjes të Komitetit Kombëtar te OVP të LANÇL që u zhvillua në  datë 27 shkurt 2926 në Tiranë.

Shtroj pyetjen përse ka kaq shumë luftë midis njeri tjetrit, deri edhe përbuzje e ofendime  për probleme që në thelb nuk kanë të bëjnë me parimet, pamvarsisht se gjithmonë interptetohen si parimore, por thjesht se kush duhet ta drejtoj organizatën. Me më më shumë mirkuptim, bonsens, frymë vëllazërore do ta zgjidhnim edhe problemin e kryetarit. Unë kisha biseduar më shumë se një herë me kryetarin, Hulusi Hako për të ardhmen e tij në krye të organizatës. Ki- rënë dakort me te që në momentin që ai do ta gjykonte se mosha nuk po e lejonte të kryente detyrën që i kishte besuar Konferenca Kombëtare, do të kërkonte dorëheqjen dhe do propozonte në vendë të tij një figurë denjitoze, jo vetëm nga rrenjët nga vinte, por me një reputacion të lartë publik, fjala e të cilit të peshonte në institucionet e shtetit dhe  në opinionin publik. Organizata si motër italiane, ANPI ka si kryetar  një ish senator, fjala e të cilit ka peshë në shtetin e shoqërinë italiane, autortë  i disa librave për antifashizmin, që debaton me dinjitet nëpërmjet shkrimeve e në televizionet  italiane me figurat kryesore të politikes e medias së saj.

Clirimi nga vogëlsirat, nga “më the , të thashet”, “unë, apo ti”,  nga         qefmbetjet nuk e lejnë  organizatën të merret me problemet e rëndësishme të saja, që kanë të bëjnë me rritjen e radhëve  të OVP me të rinj, djem dhe vajza; me intelektualv,  fjala e të cilve ka peshë në opinionin publik, me  rritjn e rrolit dhe të cilsisë të gazetës Kushtrim Brezash e tj e tj., që do ta bënte të aftë për të qenë faktor me peshë në shoqërinë shqiptare.

E kam thënë në disa raste që duhet ti largohemi stilit të vjetër të mbledhjevesterotipe  të kryesisë: Raport për realizimin e detyrave (kemi marr pjese në kaq përkujtime, kaq ngjarje…).  Një stil i tillë pune e këthen kryesinë në një noterizuese të asaj që i serviret dhe nuk ngrihet dot neë nivelin e problemeve që trajtuam më sipër. Në referat u lavdërua puna e sekretarit të përgjithshëm  që ” i bie Shqiperisë kryq e tërthor për të përkujtuar ngjarjet historike” e tj. Këto ngjarje bëhen edhe pa qene ai i pranishëm, sepse ato i organizojnë vetë komitetet e bashkive në bashkëpunim me organet e pushtetit lokal. Për të marrë pjesë në to mund të aktivizohen edhe anëtarë të ndryshem të Kryesisë. Një mundësi kjo  që i bën të njohur ata tek antarsia e organizatës.  Puna më e vështirë është që drejtusit e organizatës të harxhojnë më shumë kohë  duke menduar e diskutuar për problemet që trajtova më sipër e të tjera si këto, ti bijen kryq e tërthor mendimit se si mund ta ngrejmë nivelin e organizatës në mënyrë që të bëhet aktor e  faktor neë shoqërinë shqiptare.

Konferenca e fundit është kundërshtua nga disa organizata të Bashkive. Dhe është kundërshtuar para mbledhjes të Komitetit Kombëtar. Ky ishte një sinjal për të bërë një hap prapa. Dhe kjo nuk do të ishte dobsi, por shenjë e forcës dhe arsyes, e përgjegjshmërisë. Para sedrës vetjake, qëndron OVP e LANÇL, uniteti i saj. Kjo nuk ndodhi?! Ka një prekupacion të madh në bazë për këte situatë të tensionuar në gjirin e organizatës. Gjatë kësaj periudhe më kanë telefonuar dhe dërguar mesazhe disa anëtarë të forumeve dhe anetarë të thjeshtë të bazë. Në mënyrë të përmbledhur ato pyesin: ” kush po kërkon ta përcaj OVP të LANÇL? Të parën e dimë, më shkruanta njeri prej tyre, që e bëri Berisha, duke krijuar OBVL-në. Ngjarjet e dy viteve më parë akoma si kemi përtypur, por besuam në ato që na thanë ,megjithse edhe ata i shohim ta mbrojnnë njëlloj si në LANÇL?!  Po tani kush e ka fajin? Kryetari Hulusi Haka?”. Këte nuk e besojnë për rrënjët nga vjen Hulusi Hako, për moshën që ka  dhe formimin e tij. Atëhere bëhet luftë për karriket, apo për parimet mbi të cilat është ngritur dhe funksionon OVP e LANÇL?!. Po te jetë për parimet dhe mbrojtjen e Statutit rruga që u ndoq për shkarkimin e tij, ështe antidemokratike dhe antistatuore.

SHKARKIMI I  KRYETARIT TË OVP TË LANÇL, HULUSI HAKO ISHTE ANTIDEMOKRATIK E E ANTISTATUORE

CËshtja e shkarkimit të kryetarit të OVP të LANÇL nuk ka të bëjë vetëm me prof.do.Hulusi Hakon. Kjo do të ishte e keqja më e vogël. Ajo ka të bëjë mbi të gjitha me organizatë tonë, me ruajtjen e karakterit të saj demokratik, si organizatë shoqërore vullnetare.

Nuk doja të polemizoja me mikun tim të rinisë Idajet Beqiri, me të cilin kam punuar shumë vite në forumet e rinisë të kohës. Por qëndrimi i tij ndaj “Çeshtjes Hulusi Hako” nuk ishte as parimor e as statuor.  Referati i tij mbajtur në mbledhjen e Komitetit Kombëtar  nuk përshkohej nga fryma shoqërore mbi të cilën ngrihet një organizatë vullnetare masash, as nga parimet demokratike të statutit që i bashkon. Nuk tingëllon shoqëror toni i analizës, etiketimet që i behen kryetari të OVP, Hulusi Hako në refaratin e paraqitur në emër të kryesisë në mbledhjen e  Komitetit Kombëtar. Ai është i mbushur plot etiketime të tilla fyese, si:  “ne ishim të ndërgjegjshëm për kufizimet e tija mendore’’, “marrëzitë e tij”, “misionar i së keqes“ që “kishte marrëe në dorë “urat e zjarrit”, për të djegur organizatën”. Në refarat merren deri me datëlindjen e tij, me ata që kishte ftuar, duke nxjerr konkluzione ideologjike. Për ta mbyllur me insinuata të padenja për organizatën tonë dhe moshën e tij  96 vjecare si  “ i ndikushëm dhe lehtësisht i joshur nga elementi femër”.

Le ti analizojmë me objektivitet ngjarjet. Hulusi Hako u revoltua, reagoi me forcë, ndoshta në ndonë rast edhe në mënyrë të papershtaÇme,  sepse kuptoj që pengesat që po i krijoheshin për të kryer funksionin e tij si kryetar i OVP të LANÇL, që i kishte besuar konferenca e 13-të e OVP të LANÇL, nuk ishin të rastësishme  por po beheshin me qëllim. Ai e kuptoi se zgjedhja e tij në krye të OVP  ishte bërë nga ata që në relacionin e paraqitur Komitetit Kombëtar përkufizohen vazhdimisht si”NE”, si një zgjidhje “pragmatiste”, sic thuhet në referat,  për të kapërcyer situatën, sepse  “NE ishim ndergjegjshëm për kufizimet e tija mendore e fizike”.

Kryetari Hulusi Haka u ndje i revoltuar sepse kuptoj se ishte perdorur për të kaluar një situatë që u krijua pas largimit nga jeta e të ndjerit Odise Porodinos dhe  zavendësimin e tij si kryetar. Në relacion thuhet se ai u zgjodh si kryetar se” ishte i vetmi që u vetafrua”. Këjo nuk është e vërtetë, . Unë nuk kam qenë në Shqipëri në atë kohë , por e kamë ndjekur me shqetsim debatin që u zhvillua. Kishte edhe kandidature të tjera dënjitoze që kandiduan për këte post, por sic duket u  preferua prefesor Hulusi Hakon, sepse, siç thuhet në referat,  ishit të ndërgjrgjshem për “kufizimet e tija mendore e fizike”, sepse “NE”-të donin një krytar që “….do të ishte më shumë një kryetar nderi, një kryetar honorifik”. Pra, e thënë me gjuhën popullore, një kryetar që të kishte në dorë celsat e kshtës dhe ata celsat e organizatës.

Ndërsa Prof, Hulusi Hako vërtetë u vetëafrua , por në mënyrë të ndershme e me qëllime të mira. Ai donte dhe vazhdon të detë  që me përvojën e dijet e tija të kontribonte për ta ngritur edhe më lart rrolin dhe emërin e OVP të LANCL në shoqërinë tonë. Kur ai ndjeu që po mënjanohej, po pengohej për ta kryer këte rol reagoi dhe i kundërshtoi pengesat që po i viheshin, ndoshta në raste të vecanta edhe me nerv, sepse po pengohej në çdo hap të kryerjes së detyrës së tij  nga ata që në refarat përkufizohen si:NE”, apo “Kryesia Qëndrore”, apo “Ekipi që e mban gjallë OVP e LANCL”.  Ai po mënjanohej nga e drejta për të diskutua e vendosur për mbledhjet e kryesisë, për përcaktimin e rendit të saj të ditës; për aktivitetet kryesore që duheshin zhvilluar. Madje kohët e fundit ai  filloi të mos ftohet edhe në mbledhjet e kryesisë dhe në aktivitet që ajo organizonte.  Qëndrimi ndaj Prof.Dr. Hulusi Hako arriti deri  atje sa gazeta Kushtrim Brezash organ i  OVP të LANCL, refuzoi ti  botoi shkrimin  e tij  studimor, me rastin e 80 vjetorit të fitores mbi fashizmin, punuar bashkë me antaren e kryesisë Anila Gjogoreci, “Antifashizmi shqiptar,organizimi, imazhi, vitaliteti dhe forca goditse!”. Për pasojë u detyrua ta botoi tek gazeta SOT.  Guximi i kryeredaktorit për të mbajtur këte qëndrim ndaj kryetarit të OVP nuk mendoj se ishte itij. Ai  mbështetej nga ata që në relacion identifikohen si “NE”, apo “Kryesia Qëndrore”.

Për të gjitha këto probleme Hulusi Hako kërkoi të zhvillohej nje mbledhje e vecant e kryesisë së OVP për t’i diskutuar këto probleme me anëtarët e saj. Por edhe këte mbledhje “kryesia qëndrore” e refuzoi. Dhe pas kësaj ju prisnit që të mos revoltohej kryetari Hulusi Hako. Reagimi i tij buronte nga përgjegjësia para konferencës së 13-të e OVP të LANÇL, për detyrën e kryetarit që i kishte besuar. Ju jeni prekur që ai i bëri  këto probleme objekt të një letëre të hapur drejtuar anëtarësisë që qarkulloi në mediat sociale. Ai ishte i detyrua të ndërmarrë këte  hap, sepse ju nuk i latë rrugë tjetër.

Sekretari i përgjithshëm, Veli Myftari në diskutimin e tij në mbështetje të referatit, tha se statuti është kushtetuta e OVP të LANCL. Jam dakort me te ! Eshtë përcaktim i drejtë ! Por duhet të jetë e tillë jo vetëm për antarsinë, por edhe për “NE”-të, “Për Kryesinë Qëndrore”. Termë ky i fundit që nuk e gjejme në asnje faqe, rrjesh apo fjalë të statutit të OVP të LANÇL. Le t’i referohemi atij për të gjykuar si u zbatua statuti në procedurën që u ndoq për shkarkimin e tij. Do përpiqem ta zbërthej këte në të gjitha halkat e saj.

1-Pezullimi i tij nga kryesia e OVP ishte antistatuorë. Kryetari nuk është nomeklaturë e kryesisë. Për arsyen e thjeshtë se nuk është zgjedhur nga Kryesia. Këte Idajeti e di mirë se ka përvojën e organizatës shoqërore ku ka milituar dhe është një jurist i formuar. Si mund të pezulloi kryesia kryetarin që zgjidhet direkt nga Konferenca Kombëtare. Kryesia ka në vartësi vetëm Departamentet,  përbërjen e tyre dhe drejtuesit (kryetarët dhe  zv/ kryetarët) Ata,  me që zgjidhen nga kryesia, ajo mund ti pezulloi dhe ti shkarkoi. Kaq të drejta ka kryesia sipas statutit! Asgjë më shumë!

Shkelje flagrant e statutit është shoqëruar me një hile të “vogël”. Duke e pezulluar kryetarin nga detyra i hiqet në mënyrë arbitrare e drejta që të komunikoi me antarsinë për të spjeguar të vërtetën e tij. Ndërsa duke zgjedhur një kryetar të përkohshëm, gjithmonë jasht statutit, fuqizon ato që në relacion përkufizohen si NE”-t, apo “Kryesia Qëndrore” për të spjeguar të “vërtetën” e tyre.

2- Mbledhja e Komitetit Kombëtar për të shkarkuar Kryetarin e Komitetit kombëtar ishte gjithashtu antistatuore. Për të vërtetën e thjeshtë llogjike se nuk e ka zgjedhur ajo, por Konferenca Kombëtare. Dhe vetëm ajo ka të drejtë ta shkarkoi. Kështu funksionojnë organizatat demokratike. Forumet e tyre nuk i përvetësojnë njera tjetrës të drejta që nuk i takojnë. E vetmja gje që mund të bënte Komiteti kombëtarë ishte t’ja referonte ceshtjen Konferencës së 13 kombëtare për  të vendosur.

Por le ta lëmë menjanë parimin që shkarkimi i kryetarit të komitetit Kombëtar është e drejtë vetëm e institucionit që e ka zgjedhur dhe të ndalimi në argumentat që na paraqit relacioni i mbajtur nga Idajet Beqiri për shkarkimin  e tij. Relacioni i propozon Komitetit kombëtar shkarkimin e kryetarit të tij mbështetur në nenin 14, 15, 16, 17, pika c, paragrafi i dytë. Përmendja e gjithë  këtyre pikave, deri pika c, paragrafi i dytë në vështrimin e parë duken shumë mbreslënëse, madje “tronditse” për ata që i dëgjojnë . Këtu fillon hileja e dytë. Ato citojnë nenet por jo përmbajtjen e tyre. Më vjen keq ta themi por në këte rast është manipuluar me mirëbesimin e anëtarëve ta Komitetit kombëtarë, sepse ato nuk kanë në dorë statutin që të lexojnë përmbajtjen e këtyre neneve për të  gjykuar vetë me drejtësi. Shto edhe elementë të tjerë si zhvillimi i mbledhjes në një  sallë të madhe me një podium dominues mbi kokat e tyre, 15-20 metra larg rrjeshtit të parë që nuk të lejon të jetë një mbledhje pune, për rëndësinë e problemit, por shëmbëllen me një miting.

Le të citojmë disa nga këto nene:

-Neni 14-të: Të mbrojmë  LANÇL nga individë dhe organizata të ndryshme që tentojnë të denigrojnë, fallsifikojnë LANÇL. Këte Hulusi Hako e ka bërë me mire se ato që e akuzojnë, si nëpërmjet artikujve, si ai që citova më sipër që nuk ja botoi gazeta Kushtrim Brezash. por gazeta SOT,  si edhe aktiviteteve të ndryshme përkujtimore ku ka marr pjesë. Nuk kam dashur të jem pjesë e strukturave drejtuese të OVP, sepse mendoja se obligimin tim ndaj LANÇL e bëj duke shruar artikuj e studime në mbrojtje të saj në organet kryesore të shtypit të përditshëm.  Insistimi i Hulusi Hakos për të më përfshirë në strukturat drejtuese kishte parasysh pikërisht forcimin e ketij sektori të OVP, i cili me largimin e shumë figurave të rëndësishme intelektuale nga kryesia e komiteti kombëtar, ishte dobsuar shumë.

Çfarë thotë neni 15: “Veteranët dhe pasardhsit duhet të jenë besnik ndaj popullit dhe atdheut”. e të tjera si këto?!  Beson njeri që nuk i ka këto cilsi prof.do. Hulusi Hako! Po ndalem tek neni i 16-të, i cili  thotë se të qenurit veteran “ vertetohet me dokumentin “Librezë” e veteranit të LANÇL”. Pra tentojnë të vëjnë në dyshim qenien e Hulusi Hakos si veteran. Por në zgjedhjen e tij si kryetar, përkundrejt kandidaturave që gjithashtu ishin intelektual pasardhës me tituj shkencor e konribus , qenia veteran e Hulusi Hakos ishte argumenti kryesor i zgjedhjes së tij. Tani duket ju leverdis ta vejnë në dyshim. Ja pse përmenden si pika në referat nenet  dhe nuk citohet përmbajtja e tyre , sepse nuk ka asgjë në to që të justifikoi shkarkimin e tij.  Për të mos u zgjatur ju ftoj ti lexoni vetë këto nene të statuti për tu bindur Demokratike do të ishte që para mbledhjes tu jipej çdo antari një kopje të statutit që të lexonin me sytë e tyre përmbajtjen e neneve mbi të cilat po gjykohej veprimtaria e Hulusi Hakos.

Do të ndalem tek Neni  17, pika c, paragrafi i dytë që paraqitet si argumenti kryesor për shkarkimin e tij. Po e citoj: “ në raste të vecanta, kur bëhet e domosdoshme, zgjedhja e kryetarit të komitetit Kombëtar për periudhën mes dy konferencave mund të realizohet nga Komiteti Kombtar,  pa pritur konferencen kombëtare të radhës”. Sikurse e shihni këtu nuk flitet asnjë fjalë për të drejtën e tij për të shkarkuar kryetarin e saj. Rastet që flitet janë kur ndahet nga jeta kryetari i organizatës,  apo jep dorheqjen. Sic u veprua në rastin e të ndjerit  Odise Porodini. Centaralizmi demokratik mbi të cilin është ndërtuar organizata e jonë nuk i lejon një organi të caktuar të organizatës që të shkarkoi kryetarin që nuk është zgjedhur nga ai. Kjo është e drejtë vetëm e Konferencës Kombëtare. Statuti është  i formuluar qartë me një koherencë të fortë llogjike, për të mos lënë shteg për interpretime.

Demokracia e mbrendëshme është parim thelbësor që e mban të  bashkuar e të fortë OVP  për të realizuar misionin e saj fisnik  e patriotik në mbrojtje të LANCL dhe të karakterit antifashist të shoqërisë shqiptare. Pjesmarrja aktive e të gjithë antarësisë  së organizatës sonë dhe jo e “ekipit që mbanë gjallë OVP e LANÇL”, që na citohet në relacionn e mbajtur në mbledhjen e Komitetit kombtar, mund ta realizoi këte mision fisnik të organizatës son, amanet i brezit të lavdishëm që bëri luftën e fitoi mbi armiqt më të rrezikshëm të njerzimit, Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste dhe na solli lirinë që gëzojmë sot.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?