Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dumani: Të rritet kufiri i hetimit të korrupsionit, ekstradimet t’i kalojnë SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dumani: Të rritet kufiri i hetimit të korrupsionit, ekstradimet t’i kalojnë SPAK
KronikeLajmi i fundit

Dumani: Të rritet kufiri i hetimit të korrupsionit, ekstradimet t’i kalojnë SPAK

Published: April 14, 2025
Shpërndaje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, prezantoi këtë të hënë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK për vitin 2024. Dumani ishte i shoqëruar nga drejtuesit e sektorëve të SPAK, prokurorët Klodian Braho i Korrupsionit dhe Adnan Xholi, i Krimit të Organizuar. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e OPDAT dhe Ambasadës Amerikane.

Gjatë mbledhjes, Dumani u shpreh se duhet të rritet kufiri monetar i korrupsionit që duhet të hetohet nga SPAK. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme duhet të merret me rastet e korrupsionit madhor dhe jo të nisë hetime për çështje që fillojnë kur abuzimi është 500 euro.

“Sa i takon korrupsionit mbi shumën 50 mijë lekë të reja, ka nevojë të ndryshohet kufiri monetar, të rritet. Jam dakord me ju se korrupsioni duhet të përfshijë për të ndjekur rastet e korrupsionit të madh dhe subjektet e mëdha.”

- Publicitet -

Dumani kërkoi gjatë mbledhjes edhe dhënien e kompetencave ligjore që SPAK të kryejë ekstradimet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit që janë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme

“Nisur edhe nga fakti se këta shtetas shqiptarë akuzohen për vepra penale për krim të organizuar dhe që SPAK ka kompetenca, do ishte e përshtatshme që edhe ekstradimi të ishte në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme, por jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndryshime ligjore.”

Në lidhje me dosjet e mbartura, Dumani ngriti shqetësimin për zgjatjen e procedurave në seancat paraprake dhe ndikimin e tyre në afatet e paraburgimit.

“Një shqetësim që dua ta ngre është shqyrtimi përpara gjyqtarit të seancës paraprake. Ky shqyrtim merr shumë kohë. Kodi i procedurës parashikon që seanca paraprake ka afat njëmujor. Kjo sjell problematika sa i përket afateve të paraburgimit. E njëjta situatë është edhe me gjykimin e shkurtuar. Aplikimi i tij tashmë kërkon kohë. Zgjatet koha e trajtimit të çështjes. Sa i takon zgjatjes së çështjeve të mbartura, hetimet kërkojnë kohë. Sa i takon përgjigjeve nga institucionet shtetërore, nuk them që është problematike dhe nuk kushtëzohet prokurori nga kjo. Çështjet që varen nga bashkëpunimi me autoritetet gjyqësore të huaja, ka raste që zgjasin shumë, 2-3 dhe 5 vite. Dhe ekzekutimi i letërporosive merr kohë. Nuk flas vetëm për krimin e organizuar por edhe për raste korruptive”, tha Dumani.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • FAKSIMILE: Në kulmin e protestave për Rrjollin, Bashkim Ulaj mori leje për resort në Jalë
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator
  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?