Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të tjerë pengje izraelite të liruar, më e vogla një 4-vjeçare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Të tjerë pengje izraelite të liruar, më e vogla një 4-vjeçare
BoteLajmi i fundit

Të tjerë pengje izraelite të liruar, më e vogla një 4-vjeçare

Published: November 26, 2023
Shpërndaje

Janë liruar të tjerë pengje izraelite në orët e pasdites të së dielës. Hamasi konfirmoi se ka dorëzuar 14 pengje izraelite, 3 me kombësi tajlandeze dhe një rus, në duart e Kryqit të Kuq.

Ndërkohë, IDF sqaroi se bëhet fjalë për një shtetas me dy kombësi, ruse e izraelite, dhe bëhet fjalë në total për 17 pengje të lirë tashmë e të dorëzuar pranë autoriteteve izraelite. Mes pengjeve, më e vogla është një vogëlushe, e cila 4 vjeç i mbushi teksa mbahej peng nga militantët e Hamasit.

Ajo quhet Avigail Idan, e cila më 7 tetor, kur militantët e Hamasit hynë në shtëpinë e saj dhe i vranë prindërit, ia doli të shpëtojë e të dalë nga shtëpia, por pak metra më tutje u kap nga një grup tjetër.

- Publicitet -

Fill pas lajmit se të tjerë pengje u kthyen në Izrael, Presidenti amerikan Joe Biden tha se palët arritën në këtë moment falë edhe diplomacisë intensive amerikane, e cila, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, vazhdon të kërkojë shtyrje të mëtejshme të armëpushimit. Por, pikëpyetja e madhe tashmë është: çfarë ndodh pas përfundimit të armëpushimit të hënën? Sipas marrëveshjes, nga 230 pengje në total, vetëm 50 do të lirohen. Për çdo të rikthyer në Izrael, ky i fundit është dakordësuar të nxjerrë nga burgu 3 palestinezë, grua apo adoleshentë.

Pavarësisht dëshirës për t’i liruar pengjet çdo ditë, Izraeli dhe ndërkombëtarët i frikësohen faktit se pushimi mund t’i sigurojë kohë Hamasit për t’u rigrupuar dhe për të organizuar mbrojtjen, përpara një rinisje të fushatës së bombardimeve nga Izraeli.

Në të njëjtën kohë, nëse lirimi i pengjeve do të rezultojë i suksesshëm edhe në ditën e katërt, qeveria e Tel Avivit mund të përballet me presionin në rritje për të negociuar për lirimin e çdo pengu. Ndërkohë, armëpushimi, edhe pse i përkohshëm, riktheu në Gaza paqen e qetësinë, që për palestinezët ishte harruar që nga nisja e luftës.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?