Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të vdesë urie botën perëndimore, ky është plani i Vladimir Putin”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Të vdesë urie botën perëndimore, ky është plani i Vladimir Putin”
AktualitetBote

“Të vdesë urie botën perëndimore, ky është plani i Vladimir Putin”

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Prej 24 shkurtit 2022, e gjithë bota po dëshmon se një konflikt afatgjatë në distancë, është kthyer në një luftë të përgjakshme në Evropë, e cila prej dekadash nuk shihej, ku agresioni rus në Ukrainë ka marrë përmasa të pamenduara më parë.

Efekti gjithsesi, nuk qëndron vetëm tek sulmet direkte, armët, apo vrasjet konkrete, por edhe në plane alternative.

Vladimir Putin për shembull, ka në plan që të vdesë urie pjesën më të madhe të botës perëndimore, si aktin e radhës luftarak në kontinentin e vjetër.

- Publicitet -

Këtë mendim të paktën e ka për Moskën Timothy Snyder, profesori i historisë në Universitetin e Yale dhe autori i disa botimeve prestigjioze mbi luftën, përfshi edhe disa leksione koherente sa i përket luftës në Ukrainë.

Argumentimin e tij, Snyder e nis me një fakt të thjeshtë, i cili ka të bëjë me fuqinë e Ukrainës në eksportimin e ushqimeve, posaçërisht të grurit më së shumti.

Një bllokadë ruse momentalisht e ndalon Ukrainën të eksportojë. Nëse kjo bllokadë vijon, atëherë dhjetëra miliona ton ushqime do të kalben në magazina dhe dhjetëra miliona njerëz në Afrikë e Azi do të mbeten të uritur.

“Horrori i planit të urisë së Putinit është aq i madh, sa që e kemi të vështirë ta kuptojmë. Po ashtu, kemi tendencën të harrojmë se si ushqimet bazë kthehen në politikë”, shkruan Snyder në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Mbi këtë premisë, ai jep edhe disa shembuj historikë.

Idenë se gruri i Ukrainës mund të kontrollojë botën në fakt, e kanë pasur si Joseph Stalin, ashtu edhe Adolf Hitler. Të dy këta, kanë dashur të bëjnë të njëjtën gjë.

Për Stalinin, toka ukrainase duhet të përdorej për të rritur ekonominë e ish-Bashkimit Sovjetik dhe për të ndërtuar një ekonomi industriale aty. Në fakt, agrikultura kolektive vrau rreth 4 milionë ukrainas.

Normalisht, duke qenë se njerëzit po vdisnin në shifra shumë të larta, Stalini fajësoi vetë ukrainasit për këtë. Propaganda, i quajti ata, të cilët e kthenin vëmendjen për nga uria, “nazistë”.

Vetë nazistët nga ana tjetër, kishin ide të ngjashme me Stalinin për Ukrainën.

Atyre i pëlqente të kontrollonin agrikulturën ukrainase dhe Hitleri e ktheu në pikësynimin më të fortë të luftës së tij.

Fyhreri asokohe kërkonte që të ridrejtonte grurin ukrainas për nga Gjermania dhe t’ia hiqte atë Bashkimit Sovjetik. Kjo ishte veçse një përpjekje për të vdekur urie miliona sovjetikë.

Lufta e Dytë Botërore madje, shpjegon Snyder, u luftua pikërisht për Ukrainën dhe në pjesë të madhe në Ukrainë, ndërmjet diktatorëve, të cilët donin kontrollin mbi ushqimet.

Kështu, memoria ruse u përgatit për një plan urie në shekullin e XXI-të.

Rusëve u thonë se uria në kohën e Stalinit ishte një aksident dhe se ukrainasit janë nazistë. Kjo gjë, e bën gjithë agresionin të duket i pranueshëm.

“Plani i urisë i Putinit, mendoj unë”, shkruan Snyder, “është bërë për të punuar në tre nivele”.

Së pari sipas tij, është përpjekje e pastër për të shkatërruar kombin dhe shtetin ukrainas, duke i ndërprerë eksportet e tyre.

Po ashtu, plani i Putinit kërkon edhe të gjenerojë një valë refugjatësh nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo zonë, është e furnizuar më së shumti me grurin ukrainas. Në këtë mënyrë, Putini do të arrinte të destabilizonte BE-në.

Në fund, një valë urie botërore do të ishte e nevojshme për propagandën ruse dhe fushatën kundrejt Ukrainës. Vdekja në masë, është e domosdoshme për të zhvilluar fushatën e propagandës ruse.

Kur protestat për bukën e gojës të nisin, kur uria të përhapet, propaganda ruse do të fajësojë Ukrainën dhe do të bëjë thirrje për njohjen e fitoreve territoriale ruse në Ukrainë, si edhe për heqjen e të gjitha sanksioneve.

Rusia po planifikon të vdesë urie aziatikët dhe afrikanët, në mënyrë që të fitojë luftën e saj në Evropë.

Ky është niveli i ri i kolonializmit dhe kapitulli i fundit i “politikave të urisë”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Qytetar i zakonshem says:
    July 4, 2022 at 10:31 am

    Çudi se nga do e kete mare idene e te berit bllokade Putini… ?! Si i ka vajtur ne mendje nje gje qe se ka bere askush me pare ?! Hahah………! Kjo pra eshte qyfyrja se Putini po perdor te njejtat koncepte ,terma , objektiva si SHBA-te . Lufta kundsr nazistave , kunder terrorizmit, te drejtat e minoritetit rritja e sigurise kombetare , Rusia e para, zgjerimi i zones se influences nepermjet rritjes se potencialit ushtark , arme me te fuqishme .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?