Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të zvarrisësh këmbët dhe të përpiqesh ta lësh të gjithë çështjen të zbehet e më pas të fillosh ndërtimin…?!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Të zvarrisësh këmbët dhe të përpiqesh ta lësh të gjithë çështjen të zbehet e më pas të fillosh ndërtimin…?!”
Analiza

“Të zvarrisësh këmbët dhe të përpiqesh ta lësh të gjithë çështjen të zbehet e më pas të fillosh ndërtimin…?!”

Published: September 24, 2026
Shpërndaje

Bashkëkryetarja e grupit të të Gjelbërve (Greens/EFA) në Parlamentin Evropian, Terry Reintke, i kërkoi qeverisë shqiptare nga Tirana të mërkurën që të mos zvarrisë rishikimin e amendamenteve ligjore për Zonat e Mbrojtura dhe vendosjen e menjëhershme të një moratoriumi për projektet e debatuara në bregdet.

Duke iu referuar posaçërisht vonesave nga Parlamenti i Shqipërisë në rishikimin e ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura, një nga kërkesat e protestës së vazhdueshme qytetare të filluar në fund të majit, eurodeputetja ishte e prerë.

“Të zvarrisësh këmbët dhe të përpiqesh ta lësh të gjithë çështjen të zbehet e më pas të fillosh ndërtimin pa ndryshuar ligjin, ky nuk është një opsion nga këndvështrimi im,” tha Reintke.

- Publicitet -

Gjatë komunikimit me gazetarët, Reintke theksoi se vendimi i marrë nga Parlamenti Evropian në fillim të verës mbetet në fuqi, pavarësisht vizitave në terren të zhvilluara nga palë të tjera.

“Ne mbajtëm një qëndrim në qershor dhe ai nuk ka ndryshuar. Dhe ky pozicion është të kemi një moratorium për këto projekte dhe të rishikojmë amendamentet që qartësisht nuk janë në linjë me ligjin e BE-së,” theksoi ajo.

Reintke iu referua edhe rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian, pas fillimit të protestave të pagëzuara si “Revolucioni i Flamingove”, kundër projektit turistik në Zvërnec, i miratuar nga qeveria në bazë të ndryshimeve të reja ligjore të bëra në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultim në vitin 2024. Reintke kujtoi se PE i ka kërkuar qeverisë shqiptare të vendosë menjëherë një moratorium për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të ligjit të ndryshuar për zonat e mbrojtura.

Megjithatë, që nga miratimi i rezolutës në qershor, qeveria shqiptare dhe mazhoranca parlamentare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për shfuqizimin e dispozitave që u hapën rrugën ndërtimeve masive turistike në zonat bregdetare, mes tyre dhe projektit të Zvërnecit.

Ajo u pyet posaçërisht mbi faktin se vizita e saj në shesh krah protestuesve ishte në kontrast të plotë me axhendën e disa kolegëve të saj eurodeputetë, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësues të shumicës parlamentare në një vizitë të ngjashme. Për këtë Reintke tha se do të ketë ballafaqime në institucionet evropiane dhe koordinim me kolegët që patën një axhendë të ndryshme.

“Ajo që do të bëj tani me t’u rikthyer në Bruksel është të kontaktoj dhe të diskutoj me ta. Të kesh këtë lloj shkëmbimi se çfarë duhet të ndodhë nga një nivel evropian në mënyrë që gjërat të ecin përpara,” theksoi ajo.

Ndërkohë, shumica parlamentare këmbënguli edhe të mërkurën në qëndrimin e saj. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili shoqëroi kolegët e Parlamentit Europian, paraqiti në një deklaratë të mërkurën një pamje optimiste të projektit, duke lënë të kuptohej se si investimi do të përputhej me kërkesat e PE-së për mjedisin.

“Angazhimet mjedisore për zhvillimin e turizmit në këtë zonë synojnë të përmbushin ose të tejkalojnë kërkesat e Bashkimit Europian,” tha Balla në Facebook pas vizitës në terren me disa eurodeputetë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Të zvarrisësh këmbët dhe të përpiqesh ta lësh të gjithë çështjen të zbehet e më pas të fillosh ndërtimin…?!”
  • Avokati i Netanyahu-t mes drejtuesve të kompanisë që prodhon dronë izraelitë në Serbi
  • VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  • Tiranë, nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
  • Shala: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  2. Socialisti Poliçan on VOTIM NË 8 TETOR: Reforma Territoriale futet në kalendarin e Kuvendit pa u pritur përfundimi i konsultimeve publike
  3. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  5. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?