Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tel peuple, tel gouvernement 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Tel peuple, tel gouvernement 
opinion

Tel peuple, tel gouvernement 

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Nga Pajtim Lutaj

​Miku im Luan Rama, shkrimtar, diplomat dhe ish-ambasador, me të drejtë i krahason parlamentarët tanë me gardistët e kuq.

Është e vërtetë se në këtë situatë kaotike për vendin, të zgjedhurit e çfarëdo instance po heshtin. Administrata po fshihet pas injorancës dhe korrupsionit, ministrat pas emërimeve nepotike, Kryeministri pas veprimeve të një perversi narcizik… por këta, i dashur Luan, nuk po sillen si gardistët e kuq, po sillen si minjtë e kanaleve të Parisit dhe janë bërë një me Black Blocs.

- Publicitet -

“Si është populli, është qeveria” — kjo thënie është konfirmuar me qindra herë në historinë e vendit tonë, saqë është krijuar idea se kombi ynë nuk ka aftësi shtetformuese, se nuk ka edukatë politike, shoqërore dhe fetare.

Gardistët e vërtetë kanë lindur dhe lindin në çdo lëvizje shoqërore, por në vendin tonë, si me pa të keq, deformohen shumë shpejt nga të zgjedhurit gjoja demokratikisht, të cilët shpejt a vonë kthehen në mëkatarë të vendit, fabrikojnë sisteme paralele drejtimi, administratë fallco, drejtorë fallco, deputetë fallco, profesorë fallco… deri protestues fallco.

Këta persona, me në krye liderët e tyre shpirtërorë, ushqejnë pakënaqësinë e popullit dhe krijojnë protestues e protesta.

Por këto protesta, në vend që të dëgjohen dhe të konsiderohen, me shpejtësi dhe me ndihmën e tutorëve të tyre jashtë vendit transformohen shpejt në shkatërrimtare për vendin.

Protestuesit model të fillimqershorit u zëvendësuan nga kapuçzonjtë e zinj dhe këto ditë po i djegin vendit.

​Nuk kam asnjë dyshim se ato janë formacionet paramilitare politike që i krijon padrejtësia shoqërore… prishja e shkollës, edukimi familjar i mangët, mungesa e drejtësisë, e shëndetësisë dhe e rregullit social, dhe që i përdor demokratura.

​Demokraturat nuk lejojnë krijimin e partive politike… është e pamundur sot të krijosh parti politike, madje është e ndaluar të krijosh një rrymë, një mendim… por krijojnë Black Blocs.

Kështu quhen kapuçzonjtë e zinj në Francë: janë persona të veshur me rroba të zeza, me kapuçë e maska të zeza për të mos u identifikuar. Kanë ideologji anarkiste, radikale antikapitaliste. Këta janë protestuesit radikalë që veprojnë bashkë gjatë protestave dhe kryejne akte vandalizmi.

Kjo gjë po ndodh në Francë me protestat e nxënësve të shkollave të mesme.

Për fat të mirë, në vendin tonë protestuesit e qershorit ’26 dhe studentët e shtatorit nuk u bashkuan.

Zgjidhja:

Zgjidhja duhet të jetë vetëm politike… verbëria dhe shurdhësia e politikës, sidomos e Edi Ramës në vendin tonë, po e çon vendin në katastrofë.

A e patë dje reagimin e Presidentit dhe Kryeministrit të Francës: urgjentisht mblidhen formacionet politike të vendit sot.

Po, po, URGJENTISHT, zjarri nuk pret! Kjo nuk shuhet me polici, aq më tepër me një polici si e vendit tonë… Jo.

Politikanët shqiptarë po sillen si Black Blocs brenda dhe jashtë parlamentit… Çdo formacion politik duhet të tërheqë kapuçzonjtë e zinj që i përkasin, për të ruajtur pasurinë publike të vënë me taksat tona dhe atë private të vënë nga populli.
​

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tel peuple, tel gouvernement 
  • DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • ​E vërteta e “fletëthirrjeve” në SPAK, si u përdor një faqe satirike për goditjen e Top Channel

Komentet e Fundit

  1. Ana on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. K R on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. . on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  4. ANA on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Zenel on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?