Një armatë e tërë fituesish të përzgjedhur në të gjithë vendin i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme Telebingos Shqiptare, duke siguruar jo vetëm çmimin e madh të javës mbi 12 milionë lekë (të vjetra), por edhe shumë çmimeve të tjera dhe dhuratave të lojës telefonike, “Ruletës së fatit”, “100 sekondave në Spar”, etj.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë serish me “Ruletën e fatit” në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 20 nëntor, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të kësaj loje. Ndërsa në lojën e “Ruletës së fatit” ditën e djeshme Aureli ka fituar shumën 26,000 lekë, Selimi 40,000 lekë, Avniu 40,000 lek, Hyseni 30,000 lekë, Kozeta 105,000 lekë, Alma 30,000 lekë, Zeqiri 28,000 lekë, Hamiti 28,000 lekë, Florika 35,000 lekë, si dhe Asllani 105,000 lekë.
Fitues të tjerë kanë vijuar t’i bashkohen Telebingos edhe nëpërmjet lojës telefonike me kontrabiletat e përzgjedhura për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Sadiku në Elbasan ishte fituesi i parë që ka tentuar të gjejë zarfet se ku mund të fshiheshin 3 “Rrogat Telebingo”, apo loja e “Super Peta”. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ai ka siguruar shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Iliri në Krujë ka vijuar të luajë më tej me çmimet e fshehura në zarfe duke siguruar plot 95,000 lekë. Anila në Korçë ishte fituesja e radhës që ka siguruar shumën 70,000 lekë. Ndërsa Rina ka fituar nga loja telefonike shumën prej 60,000 lekësh. Po kaq ishte edhe shuma e fituar nga Margarita në Korçë.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës si fitues. Kësaj here bëhet fjalë Ruzhdiun, i cili ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra), teksa do të luajë edhe në lojën e “Super Peta”, me anë të cilës do të mund të fitojë nga 1 deri në 15 milionë lekë (të vjetra). Më tej, nëpërmjet lojës telefonike, Ajeti në kryeqytet ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Ndonëse 3 “Rroga Telebingo”, nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë në lojë serish në shorteun e radhës që do të hidhet në shorteun e datës 20 nëntor.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,241,050 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh shkon sërish në qytetin e Elbasanit ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 15409 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 250 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,650 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesi i çmimit të madh të shorteut të datës 6 nëntor, i cili ka marrë çekun me mbi 10 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.