Milionat dhe dhuratat speciale do të jenë kryefjala e Telebingo Shqiptare edhe në shorteun special kushtuar “1 Majit”. Telebingo ka hedhur tashmë prej disa ditësh në treg, edhe biletën speciale, me të cilën do të luhet në këtë shorte të dielën e datës 30 prill. Ndaj duke blerë biletën tuaj të fatit, ju do të mund të bëheni fitues i superçmimeve, si: Bingo Milionere e garantuar mbi 30 milionë lekë të vjetra, 3 Rroga Telebingo, çmimin e “Super peta”, “100 sekonda në Spar”, si dhe shumë dhurata speciale, teksa zarfet do të fillojnë nga shuma 30,000 lekë dhe më tepër.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, u janë gëzuar edhe ditën e djeshme çmimeve të mëdha të fituara nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Rrotës së Fatit”, shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, etj.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku afro 4.5 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga 10 fituesit e shorteut të datës 2 prill, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në lojën e “Rrotës së Fatit”, dje Enri ka siguruar 36,000 lekë, Hasani 27,000 lekë, Andis 25,000 lekë, Tomori 26,000 lekë, Gentiana 101,000 lekë, Shabani 35,000 lekë, Rolandi 36,000 lekë, Eno 28,000 lekë, Shëndriti 28,000 lekë, si dhe Gjinovefa 105,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 16 prill.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Diellzën si fituese të parë të lojës telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 130,000 lekësh.
Enida në Tiranë ishte një tjetër fituese që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ajo ka fituar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Ndërsa Rudina në Berat ka fituar në lojën telefonike shumën prej 80,000 lekësh.
Klarisa në Vlorë ka vijuar të luajë në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar plot 95,000 lekë.
Një tjetër fitues në Korçë i është bashkuar lojës telefonike, duke fituar 80,000 lekë. Loja më pas është zhvendosur në qytetin e Kavajës, duke përzgjedhur një tjetër fitues. Kësaj here bëhet fjalë për Agronin, i cili me mbajtjen e zarfeve të preferuara ka fituar 55,000 lekë. Engjëllushja ishte një tjetër fituese që në vijim ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Mira ishte fituesja e fundit e lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh, shumë të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një set përkujdesi personal për zonjën e tij. Ndonëse 3 “Rrogat Telebingo” apo loja e “Super Peta” nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë sërish në lojë të dielën e datës 30 tetor së bashku me shumë çmime të tjera.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,156,200 lekësh. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Burrel, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 25161 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 612 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 625 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, kur në studio është janë paraqitur dy fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 2 prill, ku të dy sëbashku kanë marrë mbi 9 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.