Dhjetor i jashtëzakonshëm në Telebingo Shqiptare. Për herë të katërt radhazi, fitohet “Rroga Telebingo”, poseduesi i të cilës për 12 muaj me radhë, do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Tashmë Telebingo ka hyrë në kulmin e periudhës festive, pasi këtë të dielë do të luhet me biletën speciale të Vitit të Ri. Në të gjitha pikat e shitjes së Telebingos, deri në datën 31 dhjetor do të mund të gjeni biletën speciale të Vitit të Ri. Duke shpenzuar vetëm, 300 lekë, blerja e kësaj biletë do t’ju bëjë fituesit fatlumë të shumë superçmimeve, si: Bingo e madhe e garnatuar mbi 100 mijë euro, një apartament 2+1 në kryeqytet që kap vlerën e 113 mijë eurove, 3 “Rroga Telebingo”, 2 çmime “Super Peta”, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, shumat në zarfe do të nisin nga 40,000 lekë. Teksa në rritje është edhe çmimi i “Rrotës se Fatit”, i cili do të jetë 30,000 lekë.
Me këtë biletë do të luani dy herë, në lojën telefonike të datës 24 dhjetor, ku do të luhet për “Rrotën e Fatit” dhe suprizat e lojës telefonike, si dhe në shortin e madh të datës së 31 dhjetorit ku do të fitohen superçmimet e përmendura më lart. Mos ngurroni, nxitoni të blini biletën tuaj të fatit që të jeni ju milioneri i radhës në Telebingo Shqiptare. Në datën 31 dhjetor telebingo do të nisë rreth orës 22:15 minuta.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Ditën e djeshme përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh në lojën e “Rrotës së Fatit”, të cilët do të luajnë sërish në datën 24 dhjetor për dy çmimet e mëdha prej 100,000 dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Rrotën e Fatit” Natasha ka siguruar shumën prej 32,000 lekësh, Mirani 28,000 lekë, Marjana 27,000 lekë, Elizjana 28,000 lekë, Pëllumbi 103,000 lekë, Suzana 27,000 lekë, Adriana 26,000 lekë, Sokoli 27,000 lekë, Mimoza 32,000 lekë, si dhe Sonila 104,000 lekë. Në lojën e ruletës së fatit dje janë fituar mbi 443,000 lekë.
Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke shpallur Bujarin si fituesin e parë, e cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës, një nga 3 “Rrogat Telebingo”, apo “Super Petën”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Në vijim, Ajna në Korçë është shpallur fituese e 65,000 lekëve.
Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Ajetin, i cili ka fituar plot 125,000 lekë. Alba në Korçë ka vijuar lojën duke fituar 55,000 lekë. Loja telefonike ka vijuar me shpalljen e një tjetër fitueseje, Letës në Berat, e cila ka siguruar 55,000 lekë.
Skënderi ishte një tjetër fitues që në lojën telefonike ka marrë 25,000 lekë, teksa në zarfin tjetër të përzgjedhur prej tij ishte edhe “Rroga Telebingo”, nëpërmjet të cilës për 12 muaj me radhë do të marrë shumën prej 50,000 lekësh. Në vijim, Bujari në Ersekë ka fituar 55,000 lekë në lojën telefonike, ndërsa Petriti ka marrë nga loja telefonike 100,000 lekë.
Telebingo ka vijuar më pas me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,240,350 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet tre fituesve në kryeqytet, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 413,415 lekësh.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 17947 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 347 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1190 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Petrit Toska nga Kuçova ishte fituesi i “Rrogës Telebingo” të shorteut të datës 10 dhjetor, i cili ka nënshkruar kontratën për marrjen për një vit rresht të shumës prej 50,000 lekësh. Ndërsa Paola Ndoj, ishte fituesja e çmimit të madh të po këtij shorteu, e cila ka tërhequr çekun me mbi 10 mijë euro.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.