Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TELEBINGO SHQIPTARE: Të dielën hidhet Shorti Special i Dashurisë, ja super çmimet që do fitohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > TELEBINGO SHQIPTARE: Të dielën hidhet Shorti Special i Dashurisë, ja super çmimet që do fitohen
KryesoreTelebingo

TELEBINGO SHQIPTARE: Të dielën hidhet Shorti Special i Dashurisë, ja super çmimet që do fitohen

Published: February 13, 2023
Shpërndaje

 

Nis java e madhe e Dashurisë në Telebingo Shqiptare. Përgjatë gjithë javës, në të gjitha pikat e shitjes së biletave Telebingo, gjendet bileta e “Shorteut Special të Dashurisë” që do të luhet të dielën e datës 19 shkurt dhe ku do të fitohen miliona pa fund.

Duke blerë një biletë që kushton vetëm 250 lekë, ju mund të jeni një ndër fituesit e superçmimeve, si: Bingo Milionere mbi 50 milionë lekë të vjetra, 3 “Rroga Telebingo”, 5 udhëtime turistike në Budapest, Athinë, Barcelonë, Romë dhe Venecia, çmimin “Super Peta”, 2 çmime “100 sekonda në Spar”, çmimi tradicional i “Rrotës së Fatit” që bëhet 30,000 lekë, si dhe çdo çmim tjetër do të nisë nga 30,000 lekë dhe më shumë.

- Publicitet -

Përfitoni të blini biletën tuaj të dashurisë, për të qenë ju fatlumët e këtij shorteu special.

Fituesit e ditës së djeshme

Me mijëra fitues në të gjithë vendin kanë mundur të rrëmbejnë edhe gjatë ditës së djeshme miliona të tëra nga loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Krahas çmimit të madh, për të dytën javë rradhazi është fituar çmimi i “Super Peta”, fituesi i të cilës do të luajë sërish të dielën për të siguruar nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra.

Si çdo të dielë, edhe dje, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë me “Rrotën e Fatit” në shorteun që do të hidhet në datën 19 shkurt, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës.

Ndërsa në lojën e “Rrotës së Fatit” dje kanë luajtur edhe 10 fituesit e shorteut të hedhur në datën 5 shkurt, ku: Anisa ka fituar shumën 27,000 lekë, Luiza 35,000 lekë, Rasie 32,000 lekë, Renato 28,000 lekë, Marku 103,000 lek, Lediana 34,000 lekë, Valdrini 34,000 lekë, Detini  305,000 lekë, Elvira 34,000 lekë, si dhe Shqiponja 104,000 lekë.

Dhjetëra fitues të tjerë kanë vijuar të luajnë me lojën telefonike për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Marselinjo në kryeqytet ishte fituesi i parë që ka tentuar të gjejë zarfet se ku mund të fshiheshin 3 “Rroga Telebingo” dhe çmimi “Super Peta”, etj.

Por, me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ai ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Më tej fitues në lojën telefonike është shpallur Adriatiku në qytetin e Korçës, i cili me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë në Korçë, duke shpallur Romeon si fitues të radhës.

Duke përzgjedhur zarfet më të pëlqyera, Romeo është shpallur fitues i 85,000 lekëve. Skënderi ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga Telebingo shumën prej 50,000 lekësh, ndërsa Alma në Elbasan në vijim ka fituar shumën prej 70,000 lekësh. Në vijim Etieni ka fituar shumën prej 60,000 lekësh.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Titin, i cili ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 35,000 lekësh, si dhe një ndër çmimet më të pëlqyera siç është “Super Peta”, me të cilin do të luajë të dielën për të fituar nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra. Liko ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,177,850 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 15353 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 246 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,595 lekësh. Fitues të 200 lekëve janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe tre fituesit e çmimit të madh të datës 5 shkurt, ku secili prej tyre ka marrë çekun me mbi 2.5 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që është edhe një tjetër fitues i kësaj shumë që ende nuk është paraqitur për të marrë këtë shumë. Roza Toma ishte fituesja e çmimit të “Super Peta”, të përzgjedhur po në shorteun e datës 5 shkurt, e cila duke shfrytëzuar 3 petat e saj të arta, ka fituar 1 milionë lekë të vjetra.

Në vijim, do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?