Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagjia në lagje, nga betoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagjia në lagje, nga betoni
KronikeLajmi i fundit

Temperaturat brenda Tiranës ndryshojnë me 6 gradë nga lagjia në lagje, nga betoni

Published: July 3, 2025
Shpërndaje

Temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që janë bërë më të gjata dhe intensive mund të përjetohen me diferenca të theksuara brenda të njëjtit qytet.

Kjo vë në pah rëndësinë që ka planifikimi urban në qytete duke u orientuar në elementë që krijojnë mikroklima.

Raporti i fundit i Bankës Botërore me titullin “Të pabanueshëm: Si qytetet në Europë dhe Azinë Qendrore mund të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në një të ardhme më të nxehtë” sjell në vëmendje një fushatë që ndërmorën në vitin 2023 një ekip me 10 vullnetarë nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë që nxori të dhëna interesante.

- Publicitet -

“Roli i mbulesës së tokës dhe formës urbane në përcaktimin e kushteve termike theksohet nga një fushatë matjesh e zhvilluar në Tiranë, Shqipëri, gjatë verës së vitit 2023. Një ekip prej 10 vullnetarësh të rekrutuar nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë vendosën sensorë temperature në dritaret e makinave dhe ndoqën itinerare të planifikuara nëpër qytet. Dhjetëra mijëra matje temperature pranë tokës u morën gjatë tre lëvizjeve të veçanta me automjet (të kryera në orët 6–7 të mëngjesit, 3–4 pasdite dhe 7–8 të mbrëmjes).

Duke i lidhur matjet e nxehtësisë me karakteristikat e mbulesës së tokës përmes një modeli të të mësuarit makinerik, u krijua një hartë temperature me rezolucion të lartë për të gjithë qytetin. Ajo tregoi variacione të forta hapësinore në ekspozimin ndaj nxehtësisë në Tiranë në kohën e fushatës, me një diferencë prej 6.4°C midis lagjes më të nxehtë dhe asaj më të freskët.

Zonat me përqindje më të lartë të sipërfaqeve të ngurta, të papërshkueshme, si rrugët, parkingjet dhe ndërtesat, treguan temperatura më të larta, ndërsa zonat me më shumë pemë dhe bar ishin vazhdimisht më të freskëta. Zonat më të nxehta përkonin, të paktën pjesërisht, me komunitete me të ardhura më të ulëta: lagjet e përbëra nga shtëpi njëkatëshe ishin dukshëm më të freskëta, ndërsa zonat me ndërtesa mesatare dhe pak pemë ishin më të nxehta” thuhet në raportin e BB referuar këtij studimi.

Raporti ndalet në projektin e Pyllit Orbital që synonte mbjelljen e 2 milionë pemëve në një formën e një rrethi përreth kryeqytetit por që të dhënat e fundit të raportuara në dokument janë për deri në 300 mijë pemë të mbjella deri në 2019-n.

I njëjti nënvizon se rritja e temperaturave duhet të merret seriozisht pasi ndikimet janë bërë gjithmonë e më të mëdha në sektorë të ndryshëm përfshi këtu atë energjetik. Konkretisht raporti thotë se vendet duhet të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemeve të energjisë ndaj nxehtësisë ekstreme.

“Ndërsa temperaturat e verës rriten në të gjithë Europën dhe Azinë Qendrore, sistemet e energjisë po përballen me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe. Valët e nxehtësisë rrisin kërkesën për energji elektrike për kondicionerë, frigoriferë dhe pompimin e ujit ndërkohë që njëkohësisht ulin performancën e infrastrukturës energjetike.

Në vende si Turqia dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kulmi i kërkesës për energji elektrike që dikur ndodhte në dimër, tani po zhvendoset në verë. Kjo zhvendosje u ilustrua në mënyrë dramatike në qershor 2024, kur një valë e hershme e nxehtësisë shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në Mal të Zi, Kroaci, Bosnjë dhe Shqipëri, të nxitura nga rritja e kërkesës dhe rënia e performancës së aseteve energjetike.

Nxehtësia ekstreme dëmton infrastrukturën e energjisë në disa mënyra. Temperaturat e larta të ajrit ulin efikasitetin dhe kapacitetin e linjave të transmetimit, të cilat mund të varen në mënyrë të rrezikshme ose të transportojnë më pak energji” nënvizon dokumenti.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Na myten says:
    July 3, 2025 at 8:16 am

    E ka permiresuar cilesine Kryezdromsi i 313 te cilit po i beni avokaturen ju me Mjeron.
    Jetoni si ne furre dhe mos u qani se e meritoni plotesisht!
    Inshallah del nga burgu dhe ia u dyfishon betonin.

    Reply
  • Pensionisti says:
    July 3, 2025 at 8:55 am

    Mikroklimat ekzistojne me krijimin e gobit toksore!.

    Reply
  • Asnjëansi says:
    July 3, 2025 at 11:57 am

    Eh , sikur vërtet të të mbysin, zagar e fëlliqësirë berishiste .

    Reply
  • Valbona says:
    July 3, 2025 at 2:23 pm

    Prit vitet e tjera deri ne 2030 kur do filloje epoka e akullnajave. Temperaturat do rriten deri ne 50 grade qe do vdesin njerezit. E gjitha kjo eshte shkaktuar nga 2 kembshi me emrin njeri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  • Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
  • Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  • AKU reagon pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i kompanisë
  • Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Shqiptar on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Detari on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  4. Anonymous on Dordolecët e Propagandës
  5. Detari on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?