Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Temperaturat nën zero, Veliaj: Vëmendje të shtuar për ngrohjen në çerdhe, kopshte dhe shkolla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Temperaturat nën zero, Veliaj: Vëmendje të shtuar për ngrohjen në çerdhe, kopshte dhe shkolla
Uncategorized

Temperaturat nën zero, Veliaj: Vëmendje të shtuar për ngrohjen në çerdhe, kopshte dhe shkolla

Published: February 8, 2023
Shpërndaje

Në një kohë kur temperaturat kanë zbritur nën zero, strukturat e Bashkisë së Tiranës janë në gatishmëri për t’u siguruar një ambient të ngrohtë dhe ushqim për të gjithë personat e pastrehë në qendrat sociale. Në një intervistë për Neës 24, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli mbi masat e ndërmarra për të menaxhuar këtë situatë.

“Shqetësimi më i madh që kemi çdo vit është për personat në situatë rruge, edhe pse nuk janë rezidentë të Tiranës. Një pjesë e madhe e atyre janë njerëz që mund t’i ketë zënë nata këtu, ose janë larguar nga qytetet dhe fshatrat e tyre. Kanë histori njerëzore shumë të dhimbshme, nga më të ndryshmet. Nuk dua t’i hyj dramave që i kanë sjellë njerëzit situatë rruge në Tiranë, sepse ajo është një gjë që meriton më shumë vëmendje gjatë gjithë kohës, por në këtë fazë për ne është shumë e rëndësishme siguria dhe integriteti i tyre fizik. Kjo është arsyeja përse Policia Bashkiake dhe punonjësit tanë socialë të terrenit, çdo natë shohim rrugët e Tiranës, marrin sinjalizime dhe fatmirësisht Tirana hyn në ato qytete të Europës me një numër shumë të vogël të atyre që flenë në situatë rruge. Në total, natën e pikut, ne kemi pasur vetëm 36 persona, pjesa dërrmuese nga qytete të tjera, nga shtete të tjera. Ne kemi hapur 9 qendra sociale, sigurisht ajo pritëse është qendra në Shkozë që ka edhe një lidhje me autobusët, pra dikush mund të vijë edhe vetë deri në qendër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se një vëmendje e posaçme i është kushtuar ngrohjes në institucionet arsimore publike, të cilat janë në normalitet. “Impenjimi ynë ka qenë kryesisht për të përballuar këtë javë në çerdhet, kopshtet, shkollat ku sigurisht është bërë gjithë furnizimi me kaldaja dhe sigurisht që ne i monitorojmë. Duke qenë se janë rreth 300 institucione arsimore, gjithmonë ndodh një defekt, apo ka një amortizimi, kështu që kemi qenë të gjithë në alert, të paktën për institucionet publike që menaxhon Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve
  • Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  • A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?
  • Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale
  • Skandali i Nvidia, çfarë rrezikon Shqipëria nga kriza e gjigandit të inteligjencës artificiale?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ethem Tralalaj on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  3. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Mollosi on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Phoenix on Prapa perdes së pushtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?