Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensione në Vatikan: Luftë e ashpër për Papën e ri, ultrakonservatorët në “sulm”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tensione në Vatikan: Luftë e ashpër për Papën e ri, ultrakonservatorët në “sulm”
BoteLajmi i fundit

Tensione në Vatikan: Luftë e ashpër për Papën e ri, ultrakonservatorët në “sulm”

Published: 2 Maj, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me fillimin e Konklavës më 7 maj, që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut, tensionet brenda hierarkisë së Kishës Katolike janë intensifikuar. Një rrymë ultra-konservatore, me lidhje të forta me qarqe politike të ekstremit të djathtë në Shtetet e Bashkuara, po shton përpjekjet për të ndikuar drejtpërdrejt zgjedhjen e pasardhësit të PapaFrançeskut, përmes një fushate të paprecedent.

Këto grupe shpresojnë të shohin një Papë më tradicional, që do të përqendrohet në çështje si aborti, familja dhe ruajtja e identitetit të krishterë, dhe jo në temat që shënuan pontifikatin e Papa Françeskut, si mbrojtja e emigrantëve, dialogu me botën moderne dhe marrëveshjet diplomatike si ajo me Kinën.

Fushata është përqendruar në diskreditimin e kandidatëve të moderuar, si Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit dhe një nga favoritët për papatin. Përmes projekteve të financuara nga organizata të fuqishme konservatore si Sophia Institute Press dhe Instituti Napa, janë përdorur taktika që përfshijnë përpilimin e dosjeve komprometuese, publikime nënkuptuese në media konservatore katolike dhe sulme personale në rrjetet sociale.

- Publicitet -

Një shembull është përdorimi i një videoje të vjetër të Kardinalit Luis Antonio Tagle, një tjetër kandidat i mundshëm, i cili shfaqet duke kënduar këngën “Imagine” të John Lennon, që u paraqit si “provë” e prirjeve jofetare.

Politico ka publikuar dhe emrat që promovohen nga fraksioni konservator, të cilët janë:

Kardinalin Robert Sarah (Guinea), një figurë e njohur për mbështetjen e liturgjisë tradicionale në latinisht;

Peshkopi Athanasius Schneider (Kazakistan), i njohur për retorikën e ashpër anti-emigracion dhe kundër Islamit;

Kardinalin Raymond Burke (SHBA), një aleat i deklaruar i Donald Trump dhe kritik i vazhdueshëm i Françeskut.

Megjithatë, shumica dërrmuese e 137 kardinalëve votues, rreth 80%, janë emëruar nga vetë Papa Françesku dhe mbajnë pozicione më të moderuara. Kjo e bën të vështirë, në praktikë, zgjedhjen e një figure nga krahët ekstreme të Kishës.

Grupet si “Catholics for Catholics” kanë bashkëpunuar me figura të njohura të së djathtës amerikane dhe kanë financuar evente luksoze për të ndikuar opinionin publik dhe vendimmarrësit brenda Kishës. Fushatat përmes mediave si EËTN apo blogje si OnePeterFive janë kthyer në instrumente presioni mbi kardinalët.

Një raport i Reuters tregon gjithashtu për vështirësitë financiare të Vatikanit, me një deficit prej 83 milionë euro. Sipas burimeve të brendshme, frika ekziston se kjo mund ta bëjë Selinë e Shenjtë më të hapur ndaj ndikimit të donatorëve të pasur konservatorë.

Vëzhguesit e Vatikanit janë të mendimit se, megjithë zhurmën dhe fushatat e jashtme, konservatorët nuk i kanë numrat për të zgjedhur Papën e tyre ideal dhe as për të bllokuar një kandidat reformist. “Është më shumë një luftë psikologjike sesa reale,” thotë gazetari veteran Marco Politi. “Mesazhi që përpiqen të përçojnë është: ‘Mos guxoni të zgjidhni një tjetër si Françesku.’”

Në fund, kur dyert e Kapelës Sistine të mbyllen dhe votimi të fillojë, fati i Kishës do të jetë në duart e atyre që nuk do të ndikohen më nga asnjë zë i jashtëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • Një shqiptar në Itali thotë:
    2 Maj, 2025 te 7:56 pm

    Nuk e di se nga i ka marë këto informata gazeta Dita . Në asnjë kanal televiziv e në asnjë media nuk përmendet për ndonjë luftë të ashpër midis kardinalëve këtu në Itali . Conclava për zgjedhjen e papës së ri fillon më datën 7 dhe deri atëhere nuk diskutohet asgjë .

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    3 Maj, 2025 te 1:53 am

    Zoti shqiptar ne Itali!Vertete qe ne Itali nuk i dijne keto..ndoshta as ne Vatikan nuk i dijne,por por shegerti din me shume se Zotnia,.shoferi din me shume se drejtori,Roja turnit ben kuadrin e Ministrise dhe burgaxhijte e dijne kur do shpallet Amnistia.
    shoku Enver e dinte 7 vjet perpara qe Kina Mao Ce Dunit do tradhtonte Vijen marxiste leniniste dhe Edi Rama 3 vjet para zgjedhjeve Amerikane,ja dha Trofeun e Fitores ne Sazan.Populli shqiptar historikisht e ka qare filxhanin,por ne llum te filxhanit ka mbetur.

    Përgjigjiuni
  • xhaxhi moderatori thotë:
    3 Maj, 2025 te 8:52 am

    Eeee Uji del i paster nga Burimi,por ndotet rruges.
    Papa i Romes eshte i shenjte,por e ndotin priftat e pandergjegjshem.
    Shoku Enver ishte marxist-leninist i kulluar,por e dhisnin sekretaret e Partise neper Digastere.
    Edi Rama eshte Lyder Boteror,por ja punojne shoket e pandergjegjshem,qe hane dardha pas kurrizit.
    Dita eshte gazete e Nerueme ne Qender,por e dhjesin qent rruges:
    TRENI TRENI TRENI TRENI TRENI TRENI TRENI TRENI TRENI TRENI TRENI
    ?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    LULI LULI LULI LULI LULI LULI LULI LULI LULI LULI LULILULI LULI LULI LULI LULI
    ???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    Përgjigjiuni
  • Edi thotë:
    3 Maj, 2025 te 9:53 am

    Çyryk

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald
  • Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij
  • Mesazh “post mortum” drejtuar Akademikut Prof. Dr. Bardhyl Golemi
  • Mbahet Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë
  • Vendimi i GJKKO, reagojnë avokatët e Veliajt: Pasuria e sekuestruar nuk është e tyre

Komentet e Fundit

  1. ¿? në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
  2. ¿? në Erdogan dhe Macron në Tiranë, eksperti analizon “gjuhën e trupit”
  3. ¿? në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  4. TRENI në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  5. TRENI në Projeksionet në çdo qark: Kolapsi total i Berishës, ‘Rama i Katërt’ shkon drejt Parlamentit me mbi 80 mandate
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?