Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Blinken: SHBA dënon ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës në veri, Kurti ka vendosur kundër këshillave tona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Blinken: SHBA dënon ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës në veri, Kurti ka vendosur kundër këshillave tona
KosovëKryesore

Blinken: SHBA dënon ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës në veri, Kurti ka vendosur kundër këshillave tona

Published: May 26, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan të premten ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.

Me anë të një deklarate, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thotë deklarata.

- Publicitet -

“I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kurs dhe të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndizte tensionet dhe do të nxiste konfliktin”, përfundon deklarata.

BE-ja dënon përplasjet në veriun e Kosovës

Bashkimi Evropian dënoi ashpër përplasjet në veriun e Kosovës “të iniciuara nga përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale”.

Dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX, të cilit duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore, thuhet në reagimin e Be-së në të cilin theksohet se “të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë përparësi”.

BE-ja ritheksoi se zgjedhjet e fundit të pjesshme në veriun e Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë dhe se një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Quint-i dënon zhvillimet në veriun e Kosovës

Britania, Shtetet e Bashkuara Franca, Italia dhe Gjermania dënuan vendimin e autoriteteve të Kosovës për qasje me forcë në ndërtesat komunale në veriun e vendit, duke bërë për tërheqje dhe shtensionim të situatës.

“Ne e dënojmë vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën si dhe të bashkërendohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në një komunikatë të përbashkët në të cilën dënohen “sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan”.

Më tej të pesë vendet perëndimore shprehen të shqetësuara “me vendimin e Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”.

Grupe qytetarësh serb u përplasën të premten me policinë e Kosovës e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre.

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi shashka dhe gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë.

Kryetarët e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të këtij viti, u betuan një ditë më parë nëpër shkolla e ndërtesa të tjera publike në këto komuna, për shkaqe sigurie.

Një muaj më parë autoritetet e Kosovës organizuan zgjedhjet për kryetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri me gjithë refuzimin e subjekteve politike serbe që të marrin pjesë në proces pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës dhe zyrtarët në Beograd kundërshtojnë rezultatin e këtij procesi zgjedhor.

Mediat në Serbi thanë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkroi një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë dhe ka urdhëruar lëvizjen e njësive në drejtim të vijës kufitare me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë.

Marrë nga VOA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Vlora 97 says:
    May 26, 2023 at 11:01 pm

    E kane shitur Kosoven amerikanet.
    Po e bejne kurban ne shahun e veshtire me Rusine.
    Ne shqiptaret nuk kemi as ushtri, as ekonomi te forte per tju kundervene.
    Fati yne vendoset nga te tjere.
    Ku je Enver…

    Reply
  • Ndue kola says:
    May 26, 2023 at 11:39 pm

    Turp te kene USA end Europa kurve ne lidhje me kete ceshtje dhe te shqiptarve ne Balkan. Shqiptaret ne Balkan duhet ndryshojne marredhenjet me slavet e jugut, Rusine dhe Europen kurve.

    Reply
  • Artan says:
    May 27, 2023 at 6:09 am

    Ore po ata serbët që shkelin ligjin a kanë ndopak faj? Kurti do vetëm të vendosë ligjin në gjithë territorin Çfarë gjë të tmerrshme na paska bërë more amerikanë!!!!!!!!

    Reply
  • demo says:
    May 27, 2023 at 7:36 am

    Pasi mesuan Sali Berishen si te shkaterroje Ushtrine,,Pasi mesuan Berishen Nanon Ramen,se si Demontohen Armatimet(si shkaterrohen),se si shiten per Skrap qindra tanke,Topa,Mortaja,etj,,Tani Amerikanet po na lejne ne dore te Serbit dhe Grekut.Edhe me keq se kaq.I kane varur ne qafe Albin Kurtit nje pallosh 3 metro,qe i thote Kosoves:-Po mbrojte shtetin Shqiptar,,Une jam ne krah te Serbise.

    Reply
  • God bless America says:
    May 27, 2023 at 7:59 am

    Kur mbrojtja e interesave te qytetareve dhe integritetit te vendit tend eshte kunder keshillave te Aleatit Strategjik!
    E, po tani u bindet se kush i mba te burgosur ne Hage ata te UCK-se…apo keni akoma lakra ne koke te besoni se i mba Vucic, Albini a Saliu?

    Reply
  • Piro says:
    May 27, 2023 at 6:14 pm

    Albin Kurti eshte politikani me patriot i ketyre 30 vjeteve te fundit.
    Ai e di se po sakrifikon per atdheun (Shqiperine dhe Kosoven dhe te gjithe shqiptaret kudo qe jane).
    Ai po ve popullin shqiptar mbi interesat e tij personale/familjare dhe nga kjo sakrifice Kosova dhe Shqipetria do te kene nje perfitim te madh.
    Sa perpara do te ishte sot Shqiperia ne qofte se edhe ne ne keta 30 vjet te kishim pasur nje udheheqes te tille te pakomprometuar, trim, krenar, idealist, dinjitoz dhe te mencur.e

    Reply
  • Sot lipse me flamure... says:
    May 27, 2023 at 6:21 pm

    Turp per tere klasen e sotme politike qe shkaterruan nje ushtri dhe nje armatim te paperseritshem.
    Tani, sic tha Milloshevici, serbi e greku e merr Shqiperine dhe Kosoven me shoqaten e gjuetareve.
    Megjithate nuk eshte koha per te vajtuar, eshte koha e burrave dhe politikaneve trima si Albini. Eshte koha qe te ngrihen dhe te vene ne vend dinjitein tone te neperkembur nga seb e grek qe per 50 vjet na kishin friken.

    Reply
  • demo says:
    May 27, 2023 at 6:26 pm

    Ku ta gjejme nje Albin Kurti?
    Cfare rrace bastardhe jane keta edvin rama sali haleja,qe jane ne gare kush te shese i pari copa te Shqiperise?

    Reply
  • katarakti says:
    May 27, 2023 at 6:52 pm

    Parashkruesit Demo, Pirro, Artani, Kola dhe Vlora i kanë thënë të gjitha ato që desha të nënvizoja. Kështu që nuk më mbetet veçse t’i përgëzoj. Ata i kanë thënë të gjitha. Do të shtonja vetëm se nuk e prisnja këtë tradhti nga Amerika.

    Reply
  • KOLLOKOTRONI says:
    May 27, 2023 at 7:38 pm

    EJ MILET E MORE VESH
    NUK FLISTE ME KOT ENVERI
    PINI LENGUN TANI MIQVE
    ZGJOHI NDRYSHE JU PRET FERRI

    KETE COPE SHQIPERI
    QE GEZOJME SOT
    DHURATE NGA KOSOVARET
    KEMI JETE E MOT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edi Ramës dhe këshilla e çuditshme e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?