Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tërmeti në Afganistan, numri i viktimave shkon në mbi 2200, shqetësim për ndihmat humanitare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tërmeti në Afganistan, numri i viktimave shkon në mbi 2200, shqetësim për ndihmat humanitare
BoteLajmi i fundit

Tërmeti në Afganistan, numri i viktimave shkon në mbi 2200, shqetësim për ndihmat humanitare

Published: September 4, 2025
Shpërndaje

Qindra trupa të pajetë janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuara si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në mbi 2200 persona, tha të enjten një zëdhënës i Qeverisë talibane.

Tërmeti 6 ballë goditi disa provinca malore në lindje të vendit të dielën në mbrëmje, duke rrafshuar fshatra dhe duke zënë njerëz nën rrënoja.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Kunar, ku shumë banorë jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta.

- Publicitet -

Zëdhënësi i talibanëve, Hamdullah Fitrat, i cili e bëri të ditur shifrën e përditësuar prej 2205 viktimash, tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë.

“Janë ngritur strehimore për njerëzit dhe po shpërndahen ndihma të para dhe furnizime emergjente”, tha ai, sipas raportimit të mediave ndërkombëtare.

Tereni i vështirë po ua bën më të zorshme punën ekipeve për shpëtim. Autoritetet talibane kanë përdorur helikopterë dhe kanë dërguar ushtarë nga ajri për t’i ndihmuar të mbijetuarit. Punonjësit e ndihmës thonë se detyrohen të ecin me orë të tëra për të arritur në fshatrat e bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe shembja e shkëmbinjve.

Shkurtimet në financim po ndikojnë gjithashtu në reagimin ndaj krizës. Organizatat humanitare e kanë quajtur këtë fatkeqësi “krizë brenda krizës”.

Afganistani tashmë po përballej me pasojat e ndryshimeve klimatike, veçanërisht thatësirën, me ekonomi të dobët dhe kthimin e rreth 2 milionë afganëve nga vendet fqinje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tellalli says:
    September 5, 2025 at 7:36 am

    Po Allahu ç’bën, ata për atë Alla rrojnë . Një shtet kopsht zologjik i botës .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  • Halli i madh që “mbledhësit e halleve” nuk po e dëgjojnë
  • GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia
  • Protesta te Kuvendi, disa qytetarë ndjehen keq, një person i dëmtuar në kokë, merret me ambulancë
  • EMRAT: Dy zyrtarë të tjerë të akuzuar të Ballukut shkojnë në SPAK

Komentet e Fundit

  1. 1 me 5 maksimumi. on Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  2. demo on “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  3. Asd on VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr
  4. Yrhan dibra on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  5. Ethem Lalaj on ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?