Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndahet nga jeta gazetari i njohur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Ndahet nga jeta gazetari i njohur
KultureLajmi i fundit

Ndahet nga jeta gazetari i njohur

Published: January 8, 2024
Shpërndaje

Nga Mark Brunga

Botuar në DITA

Këtë fillim viti u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare  gazetari i mirënjohur durrsak Thanas Mustaqi. Duke lënë pas një boshllëk të madh në gazetarinë durrsake dhe atë kombetare. Një gazetar rrace sikurse e kanë cilesuar koleget, i mirënjohur dhe i respektuar edhe në qarqet gazetareske europiane. Iku…i brishtë nga shëndeti dhe i lodhur nga mosha, semundjet. Me vetem një pension bastard për ti përballuar. Po megjithe këtë,  deri ne çastet e fundit, duke sfiduar sëmundjen me vullnetin titanik që e karakterizonte në jetë nuk i u nda kompjuterit duke përkthyer e sistemuar informacione te rëndësishme nga  shume gjuhë, të botes lindore e perendimore, të cilat i zoteronte deri në përsosmëri. I biri na tregoi se e zinte ora 03 e natës mbi tastierë. Sa që u detyruam t’ja largonim, sepse shendeti po i rrenohej dhe ne shpresonim të merrte veten, shprehte keqardhjen ai.

- Publicitet -

Miqtë e tij të shumtë kujtojnë se gjatë gjithë viteve si gazetar profesionist Thanasi u shqua  për korrektesin dhe skrupolozitetin e qëmtimit të fakteve dhe informacioneve si atyre që lidheshin me tematika nga qyteti i Durrësit, Shqipëria por edhe me gjërë. Shume dossierë të tijë mbi zhvillime nderkombetare në faza të ndryshme historike por kryesisht mbi ato të luftës së ftohte,  mbeten edhe sot e kesaj dite tema të paarritëshme të vlefeshme për çdo shkollë gazetarie.

Ruaj ne kompjuterin tim nje foto të marre prej tij qe i perket prillit të vitit 1991. Kohë kur në redaksinë e gazetës lokale “ Adriatiku “, kanë shkuar dy miq italianë, të parët të huaj që mësuan mbi shndërrimin e një gazete partiake, sikurse ishte ky organ i Komitetit te PP në Durres,  në gazetë pluraliste të paskomunizmit. Në këtë foto, Thanas Mustaqi çfaqet  në këmbë, me gazetën “Adriatiku” në dorë. Krahas ketij episodi, kujtojmë  nje shenim ne gjuhen gjermane që i kishte ardhur nga kolegë gjermanë, të cilet vleresonin shumë një shkrim të tijin me impakt politik shumëplanësh.

“Në gjermani shkrime të tilla quhen të vështira”

      Në faqen e email-it, Thanas Mustaqit i kishte mbërritur një shënim në gjermanisht, ku shkruhej se “in der er schrieb, dass er in seinem Land, Gjermani, reich geëorden ëäre, da solche Schriften schëierig und mutig seien”, ku i  bënin me dije se ai do të ishte pasuruar në vendin e të tij, Gjermani, pasi shkrime të tilla janë të vështira dhe të guximshme. Sipas kolegut gjerman, një shkrim i Thanasit në shtypin shqiptar, i kaluar pas disa muajve në shtypin gjerman, bëri të zbuloheshin shpërdorime me vizat gjermane në Moskë, Minsk e Kiev.

Pjestarë të stafeve të ambasadave gjermane në Kiev dhe Tiranë u shkarkuan për dhënien e vizave turistike në mënyrë të parregullt për qindra ukrainas dhe shqiptarë, që kërkonin punë të paligjshme në Gjermani.Njoftimet, thoshte Thanasi, bënin  të ditur se ambasada e Kievit për një kohë lëshonte 20 000 viza në muaj. Thanasi rreth ketij lajmi tregonte  një histori interesante që u shoqërua deri në shkarkimin  e Joshka Fisher-it nga skandali i vizave, që lëshonte ambasada gjermane në Tiranë.

Fillimisht në ZP u botua një njoftim për vizat gjermane në Tiranës me faksimile. Në atë kohë, ekzistonte sistemi i vizave Shengen që i lëshonte ambasada. Një delegacion i Kuvendit, me në krye z. Dokle dhe me pjesëmarrje të z. Braçe, po shkonte transit në Holandë. Një telefonatë nga zyrat e ambasadës gjermane në Tiranë iu bë e ditur delegacionit se ambasada nuk u jepte vizat. Por Braçe dhe Dokle i deklaruan se do të njoftohej kancelari i majtë Gerhard Schröder, i cili ishte kancelar i Gjermanisë deri në vitin 2015). Ambasada gjermane në Tiranë u tërhoq.

Pas kesaj konfirmonte Thanasi, ministri gjerman i Punëve të Jashtme Joschka Fischer pranoi se ministria e tij gaboi kur shpejtoi vizat për qindra mijëra vizitorë, por tha se ai do të jepte detaje vetëm në një hetim parlamentar. Stafet e ambasadave gjermane në Kiev dhe Tiranë, të asaj periudhe , u shkarkuan për dhënien e vizave turistike në mënyrë të parregullt. Probleme të tilla u konstatuan Edhe në Moskë. Midis viteve 2000 dhe 2002, numri i vizave të lëshuara nga ambasadat gjermane në Moskë, Minsk dhe Tiranë me të vërtetë qe rritur. Publikimi i këtyre materialeve në shtypin gjerman, tregonte Thanasi, çoi në dorëheqjen e ministrit të jashtëm Joshka Fisher

 Denoncimi i eurodoganave

 Një shkrim i Thanasi  në vitin 1977, pas  një shënimi të shkurtër me shifra (i ardhur sikurse shprehej, nga shoku i vet durrsak i “internuar” në Kapshticë) publikoi në shtyp faktin se  autobotet  me naftë avionësh,  kalonin nga Kapshtica pa u pajisur me certifikatat e misionit të posaçëm të eurodoganave në Shqipëri. Ky fakt përbënte një skandal dhe publikimi bëri që në një kohë rekord, për gjysmë ore, ministria greke e Financave dhe eurodoganat të bllokonin autobotet. Ato krijuan radhë të madhe në Kapshticë ashtu si dhe në Durrës. Autobotet nuk kishin konfermë dhe dokumente të eurodoganave dhe se analizat e naftës duheshin bërë në laboratorë të BE-së.

     Sikurse tregonte, autoritetet pergjegjese greke dhe eurodoganat, sapo ndoqën shënimin e shkurtër brenda gazetës nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 e 30 minuta, dërguan menjehere rreth orës 8 faksin në Kapshticë për ndalimin e kalimit të jet oil-it!

 “Rrethi i kuq”  i kontigjentit francez

 “Alba”, zbarkimi i ushtarakëve francezë në Durrës, Shqipëri u bë më 15 prill 1997. Sipas oficerëve të kësaj anijeje ishin rreth 450 trupa francezë, të cilët do të dislokoheshin në konvaleshencë në plazh. Por Mustaqi mësoi dhe publikoi lajmin se në përbërje të kontingjentit kishte pjesëtarë të legjionit të huaj, duke dhëne emra të siguruar nga dogana, nëpërmjet një shoku të ngushtë. Më pas ai  bëri publik faktin bombë të argumnetuar me fakte, se ishin dëbuar ushtarë për përdorim droge etj. Kjo bëri që në sallën e konferencave, sikurse shprehej, emri i të nënvizohej me “bojë të kuqe”.

JETËSHKRIMI

Thanasi ka lindur me 04. 08. 1949. Qysh maturant në shkollën e mesme “Naim Frashëri” të Durrësit ka botuar në vitin 1966 shkrimet e para në gazetat “Adriatiku”, “Drita”, “Zëri i rinisë”, revistën “Ylli”. Gjatë studimeve të larta u dërgua për riedukim në hekurudhë si ndihmës-makinist e pastaj makinist për arsye politike për 10 vjet, kur për 7 vjet iu hoq e drejta e botimit. Të drejtën e botimit,  ia rikthyen, pasi Dritëroi kishte çuar në komitetin e partisë se Durrësit kryeredaktorin e “Dritës”.

Në vitin 1973 botoi vëllimin me poezi “Këngë e thjeshtë” me recensimin e Dritëro Agollit, por që u hoq nga qarkullimi për disa vjet, pasi u çua në ish-KQ të PPSH. U kritikua nga ultra-konservatorët për disfatizëm në mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në prag të plenumit IV të KQ të PPSH të vitit 1973. Në fund të viteve 1970, iu dha e drejta e botimit, fillimisht në gazetën “Adriatiku”, pastaj në “Drita”, “Zëri i rinisë”, “Hosteni”, “Zëri i popullit”, “Nëntori” etj. Në të cilat botoi shkrime problemore kritike, reportazhe dhe lëvroi të gjitha gjinitë publicistike. Po ashtu ka botuar përkthime poezish dhe esesh të shkrimtarëve të njohur të huaj.

Ka mbajtur rubrikat e informacioneve nga arti dhe kultura botërore në “Drita”, “Nëntori” dhe në veçanti në fund të viteve 1980 në “Adriatiku”.

Në vitin 1987, pas vdekjes së Hoxhës, në “Drita” i u botua përkthimi i një fjalimi të shkrimtarit të famshëm gjerman, nobelistit Hainrih Bël (Heinrich Böll) me titull “Sakrilegji i artistit”, që pati jehonë ndërkombëtare, për shkak të një aludimi ndaj regjimit komunist post-Hoxha.

Ka marrë disa çmime vjetore në “Zëri i rinisë”, “Drita”, “Hosteni”. U dekorua dy herë: me medaljet e Punës dhe “Naim Frashëri”. Me gjithë përpjekjet e redaksisë së “Adriatikut” për të punuar si redaktor, vetëm në gusht të vitit 1989 filloi punë këtu. ( falë dashamirësisë së kryeredaktorit më mendjehapur në shtypin shqiptar, Fatos Kulla, shkruante ne kujtimet e tija.) Në to vlerësonte  për ndihmën të madhe që i kanë dhënë të ndjerët Sotiraq Gjordeni korrespodent i ZP-së dhe Mojkom Zeqo në atë kohë sekretar i komitetit të partisë së rrethit i PPSH-së për ideologjinë.

Në gazetën “Adriatiku” mbuloi faqen “E diela e larmishme” dhe specialet për ekonominë. Aty punonin figura të njohura si i ndjeri Haxhi Shima, Teuta Shahini (Mulaj), Aqif Hysa, Demir Gjergji, Ylli Ademi, Arben Doçi. 

Duke punuar në të dy “frontet”, së bashku ,me kolegët dhe me guximin e kryeredaktorit Fatos Kulla, shkruante, u  arrit që gazeta lokale, e cila ishte vetëm me pajtime, te fitojë  autoritet kombëtar, duke u bërë paraprijëse e shtypit pluralist. Më 1991, për herë të parë në Shqipërinë paskomuniste, u futën reklamat e ekonomisë së tregut. Dhe po në këtë vit, për herë të parë në Shqipërinë paskomuniste, Mustaqi shkroi 4 opinione,në vend të redaksionales, kryeartikullit të shtypit monist, gjë që u ndoq më vonë nga disa gazetarë. Ai tregonte se arriti të  sigurojë  një rrjet bashkëpunëtorësh, sidomos përkthyesish, që sollën risi në tërë gazetarinë para-demokratike shqiptare, sidomos intervistat e Albano Antonio Carrisi (Al Bano-s), Michele Placido (Mikele Plaçidos, “komisar Katani”), Barbara De Rossi-t, Brigitte Bardot (Brizhit Bardo-së), Tina Turner (Tërner-it) etj., përkthimet letrare të Gjergj Vlashit, Sokol Muhos, Feim Alliut, Aleksandër Kokomanit, Gjergj Kojës,  etj. etj. Shkrimet fotokopjoheshin sidomos në Tiranë. Po ashtu ngjallën zemërimin e kastës burokratike komuniste shkrimet për shpërdorimet në fabrikat e miellit, konservave, për të drejtën e grevës, pluralizmit etj.

Në këtë kohë bënë përshtypje shkrimet e redaktuara prej tij si për shembull, përkthimi i Haxhi Tagës i kujtimeve të dashnores së Mbretit Zog bashkë me fotot nudo, një tabu që u thye për herë të parë nga “Adriatiku” në krejt shtypin shqiptar në fillimet e demokracisë. Bujë të madhe bëri një lajm i marrë nga shtypi italian “Kërkonin arin dhe gjetën Carin” për varrin e familjes perandorake (car-iste) Romanov, kjo për faktin se shkrimi aludonte për  krijimin e komisionit parlamentar ne Tiranë, për gjetjen e arit shqiptar në Zvicër. Në vitet e mëvonshme ka punuar si korrespodent i Durrësit për disa gazeta qëndrore ne Tiranë.

Disa muaj me pare kur u vu në dijeni nga koleget se po kërkohej në Bashkine e Durresit per ti akorduar nje titull nderi, ai reagoi me indiferencë duke thënë se nuk kishte çfarë i duhej…Dhe këtë e thoshte një person që gjithë jetën kishte germuar si minator galerie në kërkim të xeherorit të çmuar të  lajmeve të rendesishme që i dha lexuesve shqiptarë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?