Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: THE PARODISTS OF VLORA!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > THE PARODISTS OF VLORA!
KryesoreKultureLajmi i fundit

THE PARODISTS OF VLORA!

Published: June 12, 2024
Shpërndaje

Nga Pëllumb Kulla

Botuar në DITA

E titullova me njërën prej brohorimave më të gëzueshme, që dëgjohej nëpër parasallat e lokalëve amerikanë, ku shfaqnin artin e tyre katër parodistët e mirënjohur vlonjatë, në atë vit të largët 2004. Brohorisnin ashtu, vogëlushat të lindur në truallin amerikan të emigrantëve shqiptarë, të cilët tok me fëmijët, rendnin të takonin e duartrokisnin artistët e dashur të ardhur nga Vlora e largët.

- Publicitet -

E dëgjoja ato ditë parreshtur edhe nga Tedi, vogëlushi i sime bije, që në dheun e prindërve të tij nuk pat shkelur ende. Ato ditë unë gëzoja miqësinë e vjetër që më bashkonte me parodistët dhe shijoja tok me ta suksesin e bujshëm që i priste kudo, në Nju York Citi, Nju Jersey, Connecticut, Detroit, Chicago…

Ishte një turne fantastik plot triumph dhe lotë…

Dhe ja, pas aq kohësh, në ditët e para të këtij qershori u ndodha në një shfaqje të tyre të rrallë, në skenën-mëmë të Vlorës, në shfaqjen e përgatitur me dashuri e përkujdesje nga regjisori dhe libretisti emërmadh Haxhi Rama.

Tani në skenë për 90 minuta nga artistët e katërshes së famëshme, kishin mbetur vetëm dy. Meti fjalëmbël ishte ndarë nga jeta, kurse Mania ai “vocërraku” mbresëlënës, nuk qe ngjitur me dy shokët e tjerë për shkak të sëmundjes së tij të pashërueshme të penjëzave të zërit.
Shfaqjen regjisori Rama e kishte gatuar vetëm me dy të mbeturit, me Afrim Agalliun dhe Agron Hamon. Asnjë aktor tjetër apo figurant! Nuk u pa asnjë këngëtar që t’i ndihte të pushonin aktorët pa shokë! Skenën e mbajtën vetëm ata të dy, që në kryefjalë të hapjes, me emocion rikujtuan dy shokët e tyre të pazëvendësueshëm.

Ishte një shfaqje-biografi… Një shfaqje që udhëtonte mbi kulmet e jetës së tyre artistike, që niste në çerekun e fundit të shekullit para këtij, por që të mbërthente me ndërthurrjen që u ishte bërë atyre kulmeve, me temat pikante të ditëve të 2024, të Vlorës me humor të pashterrur, të Vlorës turistike me atë trafikun problematik, edhepse me automobila të markave më të fundit….

* * *

Ishte një shfaqje e përsosur! Regjisori dhe dy aktorët këngëtarë, që unë do t’i quaja me entuziazëm, që të tre “të moshuar”, na sollën në skenë një dëshmi të vlerave të tyre më të mira. Kishte në atë libret një humor të fismë, të hollë, me dialogje të rrjedhshëm dhe parodi e kuplete, që të rrëmbenin, me një ritëm dhe gjallëri, që sikur të mbyllje sytë ata që flisnin dhe këndonin do t’i merrje për 20 vjeçarë!

Regjisori i pat shkelur pa përsëritje të gjitha hapësirat skenike dhe prekur me vëmendjen e tij gjithë detajet dekorativë të Drini Shehut. Mjeshtrit Rama i dukej fort mirë sidomos harmonia dhe bashkëpunimi regjisorial me drejtuesin muzikor Artur Dhamo.

Xhixhi Rama kish renditur me shije dialogjet e monologjet dhe kish nxjerrë në pah aftësitë e Gones dhe të Afrimit. Dhe vlerësimin tim për mjeshtërinë regjisoriale do ta fuqizoja me faktin që durrësaku Xhixhi u familjarizua bukur me një ambient që nuk e pat njohur më parë.

Kurse dy zotërit vendorë të shtëpisë, Mimi me Gonen, prunë në këtë shfaqje cilësitë e tyre më të mira vokale dhe trupore. E mbushën sallën me vlerat e plota të materialit letrar. I dëgjuam të këndonin si asnjëherë më parë dhe i pamë të vallëzonin duke u thënë “në djall të veni!” viteve të moshës. Dhe i qëndruan besnikë vetisë së tyre të veçantë e të shquar: në jetën e gjatë me afro njëqind e ca spektakle, ritmi i tyre ka qenë shëmbullor! I tillë ishte dhe këtë herë! Kam qenë bashkëpunëtor, redaktor, konsulent, bile dhe përkthyes i tyre për mbi gjysmë shekulli. Nuk i pata parë kurrë ata në ndonjë formë më të mirë se në këtë shfaqje!

Dhe është lumturi e rrallë, o miq, që të shënosh shfaqjen më të mirë të karrierës artistike kulmin e viteve të tu! Këtë lumturi u pamë atë mbrëmje Agron Hamos dhe Afrim Agalliut.

Emocione! Emocione të panumurt! Na i sillnin këta emocione spektatorët aq të dashur vlonjatë, mirësjellja e Sokol Totos – drejtorit të teatrit, salla e dikurshme paçka se e rinovuar… Na e sillte SKENA, mbi të cilën në atë vit të hershëm të 1964, unë pata bërë drejtimin e parë si regjisor profesionist, të estradës vlonjate, me të paharruarin Leka Kruta, me aktoret, zonjat e mrekullueshme, Meliha Ferra dhe Evgjeni Shtrepi e të tjerë…
Emocione!..

Në atë skenë, të shtrenjtë, pesë vjet më vonë e lëshoi shqiptimin e parë të një teksti letrar, si profesioniste edhe ime shoqe, Xhuljeta, e porsa martuar, nuse e re, zonjë në dhomën time të Hotel Vjosës, teksa prisnim për të na dhënë strehimin autoritetet e qytetit.

Tani, që të dy të moshuar, përloteshim me të gjitha këto dhe sidomos me suksesin e këtyre artistëve të dashur, të cilët nipi ynë, që do të lindëte në Manhattan, do t’u thërriste:

Hej, ju! Dhë parodists of Vllora!…

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
  • Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  • Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  • Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  • Kujdes me financat, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Claus on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  2. Anna Anna on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  4. Nje shqiptar on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  5. Anonymous on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?