Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: THE SUN për bregdetin shqiptar: Mos harxhoni kot para për në Maldive, i keni në Europë, rrëfimi i blogeres: Ramë familjarisht në dashuri…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > THE SUN për bregdetin shqiptar: Mos harxhoni kot para për në Maldive, i keni në Europë, rrëfimi i blogeres: Ramë familjarisht në dashuri…
KryesoreLifestyle

THE SUN për bregdetin shqiptar: Mos harxhoni kot para për në Maldive, i keni në Europë, rrëfimi i blogeres: Ramë familjarisht në dashuri…

Published: May 24, 2023
Shpërndaje

Në prag të sezonit turistik, gazeta e njohur britanike “The Sun” i ka kushtuar Shqipërisë një artikull duke e quajtur “Maldivet e Europës”.

Në artikull përshkruhen uji i kristaltë dhe pamja panoramike e perëndimit në rivierën shqipare.

Shkrimi i plotë:

- Publicitet -

Për shumë njerëz, plazhet me rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta bëjnë që të fusin në listat e tyre të dëshirave edhe Maldivet.

Por të shkosh atje nuk është gjithmonë e lehtë. Fluturimet janë të gjata dhe të shtrenjta, duke bërë që njerëzit të kërkojnë alternativa pranë vendit të tyre.

Sidoqoftë, mamaja dhe tiktokerja e njohur në Britani, ‘The Travel Mum’ ka zbuluar sa lehtë është të shkosh diku me të njëjtën pamje si Maldivet, por pa u larguar nga Europa.

Në një video, ajo shpjegon për ndjekësit si të shkojnë në jug të Shqipërisë, vend të cilit i referohet si “Maldivet e Europës” dhe se çfarë mund të presin turistët nga aty.

Pamjet e saj janë parë më shumë se 1 milion herë në TikTok me atë dhe familjen e saj që shijojnë plazhet ranore me ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit të diellit.

Ato janë filmuar në Ksamil, Albania, nga ballkoni i hotelit të tyre.

Për më tepër plazhi ishte shumë i qetë dhe kjo i bënte pushimet e saj të dukeshin shumë të paqta dhe relaksuese. Njerëzit janë impresionuar nga ajo çfarë kanë parë në video dhe thanë se do ta konsiderojnë ta vizitojnë vetë Shqipërinë.

“Duket e mahnitshme”, shkroi dikush. Një tjetër interesohej për vështirësitë për të shkuar aty. Në një video gruaja shpjegoi se në Shqipëri mund të shkosh shumë lehtë.

“Po dëgjonim shpesh për Maldivet e Europës kështu që vendosëm t’i shohim. Ka disa gjëra që bëmë për të ardhur këtu. Së pari prenotuam një fluturim për në Korfuz. Pas Korfuzit iu drejtuam portit dhe morëm një traget për në Sarandë, Shqipëri. Më pas prenotuam një makinë që mund të shkonim deri në destinacionin tonë final”, tha ajo.

Ksamili dhe Lukova (në foto) janë shumë afër me Sarandën, në dy anët e saj. Tiktokerja shprehet se edhe prenotimi i resortit ishte shumë i lehtë.

“Kemi prenotuar një apartament me dy dhoma gjumi për vetëm 190 Paund për 6 net. Është një kohë e mirë për të shijuar plazhet e bukura, por edhe të eksplorojmë disa vende këtu pranë. Harxhuam vetëm 5 dollarë në supermarket për t’u ushqyer 5 persona. Kemi në dashuri me Shqipërinë”, shprehej ajo.

Për ata që nuk duan që të shkojnë me traget nga Korfuzi, ‘The Sun’ sqaron se është një rrugë më e lehtë për të shkuar në Ksamil nga Mbretëria e Bashkuar, duke folur për linjat direkte ajrore me Shqipërinë.

Linjat direkte lidhin Shqipërinë me Londrën, Manchester-in, Birmingham-n, Bristol-in dhe Newcastle-in. Ky vendpushimi i panjohur është vetëm 3 orë larg Mbretërisë së Bashkuar, shkruan ‘The Sun’ për lexuesit britanikë. 

@thetravelmum When people see pictures of this place they instantly think of the Maldives! But lucky for us, it’s a lot closer to home (if you live in Europe that is 😅) Ksamil is a small village on the Albanian Riviera. It has been growing in popularity over the last few years and for very good reason. The beaches are absolutely amazing, the food is delicious and you can travel here on a really tight budget. We were drinking pints of beer for £1.50 🍻 Eating delicious seafood for less than £10 🦐 and our two bedroom apartment with sea view was less than £35 per night! I’ll be posting more about our trip in the coming days. #ksamilalbania #ksamil #albania #bestbeaches #cheaptravel #budgettravel #maldives #thetravelmum ♬ original sound – The Travel Mum | Cheap Travel

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?