Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thirrjet raciste ndaj Kosovës, UEFA nis procedurat disiplinore për tifozët serbë në EURO 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Thirrjet raciste ndaj Kosovës, UEFA nis procedurat disiplinore për tifozët serbë në EURO 2024
KosovëLajmi i fundit

Thirrjet raciste ndaj Kosovës, UEFA nis procedurat disiplinore për tifozët serbë në EURO 2024

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), njoftoi më 17 qershor për procedura disiplinore dhe hetim të mëtejmë për sjelljen e tifozëve serbë gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, Euro 2024.

Kampionati filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik.

Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë.

- Publicitet -

UEFA tha se akuzat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë përfshinin hedhjen e gjësendeve dhe “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.

Ndërkohë, hetimi përfshin pretendimin për “sjellje diskriminuese”.

Ndërkaq të hënën, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka reaguar zyrtarisht në UEFA për siç ka thënë shfaqjen e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”.

FFK-ja ka kërkuar që ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, të merren masa të ashpra disiplinore.

“Thirrjet kundër shtetit të Kosovës në një event madhor si Euro 2024 janë motivim për grupet nacionaliste dhe kërcënojnë sigurinë, edhe ashtu të brishtë të rajonit”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Vendimet për të dyja do të merren “në kohën e duhur”, tha UEFA.

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës. Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rroft Luli says:
    June 18, 2024 at 9:16 am

    QIFSHA SERBINË!

    RROFTË KOSOVA & SHQIPËRIA!!!!!

    Reply
  • #varijanullen says:
    June 18, 2024 at 12:17 pm

    Duhet te reagoje Fshf jo te propozoje evente me serbet … pas Kosoves te clirojme DHE Shqiperine nga sllavorientalet. Rrofte Shqiperia Natyrale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Kosovë, 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë
  • Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës
  • “Votoni për Bibin si kryeministër”, Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve të 27 tetorit
  • Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  • Rama heq dorë nga karriget e dialogut, nxjerr tavolinën prej guri para Kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Fjalë me vend on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Serbia rrëzon Vuçiçin: Si shkuan studentët nga protesta në pushtet
  4. E lëshoi dhe fëndiksi fjalën që fënd on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  5. Sarkazma on Studentët e protestave e donin në krye, kush është 56 vjeçari mjek dhe pedagog që rrëzoi Vuçiçin pas 14 vitesh në pushtet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?