Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana në zhvillim të vazhdueshëm, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tirana në zhvillim të vazhdueshëm, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024
EkonomiLajmi i fundit

Tirana në zhvillim të vazhdueshëm, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024

Published: September 22, 2025
Shpërndaje
City of Tirane, Tirana, Albania. November 5, 2023. Image of Tirana Skyline showing the colorful buildings and the cloudy sky of autumn.

Vit pas viti Kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Rimet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje. Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015.

Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shteron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë. Në 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti, Këshilli Kombetar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka dhënë leje të shumta për kulla e komplekse në Tiranë, që nuk janë reflektuar ende në të dhënat zyrtare të INSTAT. Ky i fundit ka raportuar vetëm lejet e dhënat nga Bashkia, që miraton ndërtimet me kate të ulëta.

- Publicitet -

Teksa Tirana po zgjerohet në periferi me komplekse vila dhe komplekse rezidenciale në qendër po ndërtohen kulla të larta. Të dhënat tregojnë se volumi i ndërtimeve po ecën në kah të kundërt me rritjen e popullsisë. Vitet e fundit emigracioni nga kryeqyteti për jashtë vendit është rritur nga kostot më të larta të jetesës. Gjithnjë e më shumë persona të arsimuar po largohen nga Tirana për karrierë në vende e tjera dhe për arsim më të mirë për fëmijët.

Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2025 u tkurr me mbi 27 mijë persona në krahasim me 1 janar 2024. Rënia ishte e fortë në qarqe si Elbasani, Korça, Lezha dhe Dibra që kanë tkurrje me mijëra banorë brenda një viti. Edhe Vlora ka vijuar trendin në rënie, duke kaluar nga 145 mijë banorë në vitin 2024 në rreth 144 mijë këtë vit.

Rënia më e fortë është regjistruar në qarkun Elbasan, ku popullsia ka zbritur nga mbi 231 mijë në 226 mijë, ndërsa Korça ka humbur mbi 3 mijë banorë. Kukësi dhe Gjirokastra shfaqin gjithashtu një tendencë tkurrje.

Në kontrast me këtë trend, Tirana ka regjistruar një rritje të papërfillshme, ky ndryshim prej më pak se 2 mijë banorësh e lë popullsinë e kryeqytetit pothuajse të pandryshuar, pavarësisht faktit se ndërtimet e reja janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se një faktor që ka nxitur blerjet në kryeqytet mbeten dhe emigrantët, apo dhe të huajt, që blejnë për qëllime investimi.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • iriqi says:
    September 22, 2025 at 8:59 am

    1.7 mijë banorë?! Çfarë do të thotë?! 1 mijë e 700 banorë?! 1 milion e 7000 banorë?! apo çfarë?!

    Reply
  • Mësuesi i fillores says:
    September 22, 2025 at 12:19 pm

    1.7 mijë banorë do të thotë 1700 banorë dhe këtu nuk ka asnjë lloj gabimi në shkrim . Ke haruar matematikën e klasit të pestë zoti Iriq . 1.7 kg dotë thotë 1 kg e 700 gram . 1.7 milion euro do të thotë 1 milion e 700 mijë . 1.7 ton dotë thotë 1 ton e 7 kuintalë. E kështu me rradhë .

    Reply
  • iriqi says:
    September 22, 2025 at 6:48 pm

    O mësues i kopshtit të fëmijëve. Këtë thashë edhe unë. Të shkruhej 1700 banorë. 1.7 mijë nuk ka kuptim në shqip. Njëlloj si 1.7 qind.

    Reply
  • Mësuesi kujdestar says:
    September 22, 2025 at 7:14 pm

    O gjëmbi, je gabim, pranoje.
    Po të kishte shkruajtur 1.7 miljon.. do ta kapje direkt që ishte fjala për 1 miljon e 700 mijë.
    Thuaj që s’je mësuar ta shohësh 1.7 mijë (1mijë e 700qind) aq shpesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. demo on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Aldrin on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. 3D on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  4. Anonymous on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?