Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tjetër mundësi për maturantët, rihapet aplikimi me formularin A1 dhe A1Z, vetëm dy ditë afat për ta plotësuar 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Tjetër mundësi për maturantët, rihapet aplikimi me formularin A1 dhe A1Z, vetëm dy ditë afat për ta plotësuar 
KryesoreShoqëri

Tjetër mundësi për maturantët, rihapet aplikimi me formularin A1 dhe A1Z, vetëm dy ditë afat për ta plotësuar 

Published: July 12, 2023
Shpërndaje

 

Të gjithë maturantët dhe kandidatët që nuk kanë arritur dot të plotësojnë në kohë formularin A1 dhe A1Z, kanë ende një mundësi të tjetër për ta bërë këtë. Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve të Arsimit konfirmojnë se përgjatë këtyre dy ditëve do të rihapet sistemi për plotësimin e këtyre formularëve. Proces ky që është vendimtar jo vetëm për të konfirmuar mbylljen me sukses të studimeve të shkollës së mesme, por edhe për të vijuar më tej konkurrimin për studimet e larta universitare, si në strukturat publike, ashtu edhe në ato private të arsimit të lartë në vend.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit bën me dije se këta kandidatë kanë afat dy ditë për të bërë të mundur plotësimin e secilit formular sipas udhëzimeve të miratuara më herët nga dikasteri i Arsimit. “Periudha e re e aplikimeve do të jetë në datën 12 dhe 13 korrik nga ora 08:00-16:00”, thuhet në urdhrin e MAS

- Publicitet -

Maturantët mund të aplikojnë online për plotësimin e formularëve, ku do të konfirmojnë lëndën me zgjedhje që do të japin si provim gjatë Maturës së vjeshtës, si dhe rezultatet e arritura në testimet e viteve të shkuara për kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para këtij viti, por që duan të rikthehen në garë për universitetin. Edhe në këtë periudhë aplikimesh gjatë plotësimit të formularëve do të zbatohen të njëjtat rregulla, si ato të aplikuara në fazat e mëparshme.

Konkretisht, formularin A1 duhet ta plotësojnë të gjithë nxënësit që përfundojnë përgjatë këtij viti studimet e shkollës së mesme. Aplikimi do të bëhet online në portalin e maturës, dhe në çdo rast maturanti do të ndihmohet nga një mbikëqyrës për të shmangur gabimet në plotësimin e tij. Gjatë plotësimit të formularit, këta maturantë duhet të zgjedhin nga lista e 11 lëndëve të miratuara lëndën që do të japin si provim me zgjedhje. Për maturantët e shkollave profesionale bëhet e ditur se lëndën me zgjedhje duhet ta përzgjedhin detyrimisht nga lista që është e përcaktuar vetëm për këtë profil shkollash.

Ndërsa formularin A1Z duhet ta plotësojnë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2021 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës. Këtë formular mund ta plotësojnë edhe kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së dhe rezulton se kanë detyrimin për të dhënë një, ose disa provime të maturës, si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2023, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike, apo private përgjatë vitit të ri akademik.

Sipas vendimit të miratuar më herët nga qeveria, në garë për studimet e larta si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private do të lejohet të marrin pjesë vetëm maturantët dhe kandidatët që plotësojnë kushtin e mesatares së përcaktuar. Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve: mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2023, si dhe të maturave të mëparshme.

Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?