Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi shpallet fajtore për ndikim të paligjshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi shpallet fajtore për ndikim të paligjshëm
AktualitetKronike

“Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi shpallet fajtore për ndikim të paligjshëm

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e gjeti fajtore avokaten Erida Lazimi për ndikim të paligjshëm tek gjyqtari i seancës paraprake për të pandehurit e çështjes “Toyota Auris”, por vendosi të pezullojë dënimin dhe ta vendosë atë në shërbim prove.

Gjykata e Posaçme vendosi të mërkurën deklarimin fajtore të avokates Erida Lazimi, e akuzuar për ndikim të paligjshëm tek një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës për të favorizuar të pandehurit e dosjes së njohur si “Toyota Auris”. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Engjëllushe Tahiri dhe Marinela Osmani vendosi dënimin e Lazimit me 1 vit burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u vendos pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe Lazimi u vendos në shërbim prove për një periudhë prej 16 muajsh.

Çështja ndaj Lazimit u nda dosja hetimore që ka si objekt veprimet e një numri të konsiderueshëm funksionarësh dhe ish-funksionarësh të sistemit të drejtësisë, për ushtrim ndikimi, korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve e funksionarëve të tjerë të drejtësisë, trafik të narkotikëve dhe pastrim parash –vijimësi e procedimit penal fillestar ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeres së Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ndikim të paligjshëm e korrupsion në çështjen e “Toyota Auris”.

- Publicitet -

Sipas SPAK, i pandehuri Astrit Vladi i ka kërkuar avokates Erida Lazimi, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar të pandehurit e çështjes “Toyota Auris”. Më 14 shtator të vitit5 2020 është zhvilluar seanca paraporake për gjykimin e kërkesës për dërgim në gjyq të të pandehurve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, pasi në dy automjete të llojit “Toyota Auris”, që transportonin u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Çështja ndaj tyre u hetua fillimisht në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më vonë u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Çështja “Toyota Auris” mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi në vitin 2018 mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës.

Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Auris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”. Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.

Edmond Hoxhaj – Reporter

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X
  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?