Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tradita e dhurimit të fëmijëve tek ne shqiptarët dhe birësimet e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tradita e dhurimit të fëmijëve tek ne shqiptarët dhe birësimet e sotme
EkonomiKronikeKryesore

Tradita e dhurimit të fëmijëve tek ne shqiptarët dhe birësimet e sotme

Published: May 4, 2023
Shpërndaje

Vëllezërit Rifat dhe Asim, të dy tregtarë, jetonin në qytetin bregdetar shqiptar të Durrësit në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, Asimi i lindur në vitin 1900 dhe Rifati në vitin  1910.

Vëllai i madh u martua me një grua të quajtur Hatixhe dhe u bekuan me 15 fëmijë, nga të cilët 10 mbijetuan deri në moshën madhore. I fundit lindi në vitin 1946.

Ndërkohë, Rifati u martua me Nadiren, por ata nuk mundën të kishin fëmijë, pavarësisht se kërkuan ndihmë nga klinika në Itali, Austri dhe Bosnje.

- Publicitet -

“Kur çifti u sigurua se nuk mund të kishin një fëmijë të tyren, vëllai i Rifatit u ofroi një nga fëmijët e tij më të vegjël, Refikun, i cili më vonë u bë xhaxhai im”, kujton Redi Myshketa. Por nuk funksionoi.

Refiku në atë kohë ishte tre vjeç dhe mjaftueshëm i rritur për të kuptuar se ishte ndarë nga prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij. Ai shkonte me vrap duke qarë te nëna e tij biologjike, Hatixhja, derisa më në fund ata e morën sërish mbrapsht.

“Ata vendosën të merrnin Refikun dhe t’i jepnin çiftit fëmijën tjetër që do të sillnin në jetë, qoftë ai djalë apo vajzë”, tha Myshketa. “Kështu që pas lindjes, babai im u dhurua te xhaxhai i tij.”

“Rregull i pashkruar”

Tradita e birësimit nga të afërmit pa fëmijë ishte e përhapur në familjet shqiptare në shekullin e kaluar. Ai konsiderohej si një “dhurim” dhe zakonisht kufizohej tek anëtarët e ngushtë të familjes.

“Çdo çift kur nuk lindte fëmijë, kur moshohej kishte nevojë për t’u mbajtur ekonomikisht. Nuk mbaheshin dot vetë dhe kishin nevoja birësimi”, tha Prof. Dr. Zyhdi Dervishi, profesor në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Tiranës.

“Në këtë shoqëri, e cila nuk e ka patur institucionin e jetimores, si rregull birësimet bëheshin brenda fisit.”

Gjatë kësaj periudhe, ekzistonte një “rregull i pashkruar” që birësimi ndodhte brenda familjes së babait. Në shumicën e rasteve, fëmija në fjalë ishte djali i një vëllai. Nëse nuk kishte vëllezër, ai mund të ishte djali i një kushëriri.

“Kjo ndodhte që të ruhej mbiemri i familjes dhe që pronat dhe gjaku të ruheshin brenda familjes”, tha Dervishi për BIRN. “Fëmijët me mbiemra të ndryshëm nuk birësoheshin për të shmangur implikimet morale.”

Nëse një çift kishte vetëm vajza, ata mund të birësonin një nga nipërit e tyre, i cili do të bëhej djali i tyre.

“Ne dimë edhe raste kur nipi kthehej në shtëpinë e gjyshit dhe kishte detyrimin të luante rolin e dajës, komunikonte me nënën e tij si të ishte vëllai i saj dhe trashëgonte të gjitha pronat e gjyshit”, tha Dervishi.

“Dhuruar”, më pas braktisur

Babai i Myshketës, Shpëtimi, lindi në janar 1944. Emri i tij simbolizonte dëshirën për përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Pasi “iu dhurua” xhaxhait të tij, Shpëtimi u shkollua në Durrës, ku zhvilloi një talent për të luajtur në violinë.

Megjithatë, fundi i luftës dhe ardhja e sundimit komunist ndryshoi gjithçka për familjen Myshketa.

Komunistët konfiskuan pronat e Asimit dhe Rifatit dhe, njësoj si industrialistët e tjerë, ata u burgosën. Asimi vdiq në spital në vitin 1952, Rifati në burg tre vjet më vonë. E veja e Rifatit, Nadirja, e braktisi Shpëtimin kur ai ishte adoleshent dhe u martua përsëri në kryeqytet, Tiranë.

“Babai im ishte 17 vjeç kur një ditë vëllezërit e tij [biologjikë] e çuan në kinema”, tha Myshketa. “Kur u kthye, ai nuk e gjeti më nënën e tij.” Pasi humbi të dy prindërit birësues, Shpëtimi u kthye te familja e tij biologjike.

“Në përmbledhjen me poezi ‘Fli dashuria ime’ është poezia e nënës”, tha Myshketa. “Babai im nuk e shihte pozitivisht këtë pjesë, sepse e kishte përjetuar keq. Ai thoshte se 1,000 fëmijë sikur të kishte, nuk do të dhuronte kurrë asnjë prej tyre”.

“Jeta nuk funksionon kështu: një ditë më pëlqen fëmija, ditën tjetër e braktis,” tha ai për BIRN. “Pra, e ke detyrim që deri në fund të jetës, këtë bekim që të erdhi ta mbash dhe ta ofrosh, jo ta mënjanosh për të qenë egoist dhe për të parë jetën tënde.”

Pesëmbëdhjetë vjet pasi e braktisi, Nadirja u ribashkua me Shpëtimin, duke i kaluar vitet e fundit të jetës saj në shtëpinë e tij në Durrës.

Dervishi tha se praktika e birësimit brenda familjes duhet trajtuar me kujdesin maksimal.

“Birësimi i fëmijëve është një ndërmarrje e komplikuar, duke pasur parasysh abuzimet”, tha ai. “Kjo lloj praktike nuk duhet të ndalohet, por të kufizohet shumë dhe të vendoset nën një monitorim shumë të rreptë nga shteti”.

Birësimi në rënie

Birësimi në përgjithësi në Shqipëri ka rënë pasi shoqëria ndryshon dhe mundësitë ekonomike i lejojnë çiftet të plaken pa pasur nevojë domosdoshmërish për mbështetjen financiare të pasardhësve.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Shqipëri, numri i fëmijëve të birësuar nën moshën 17 vjeç po bie çdo vit. Në vitin 2017 u birësuan 43 fëmijë, në vitin 2020 ky numër kishte rënë në 26 dhe në vitin 2021 ai ra në 19.

Intervistat me të afërm të fëmijëve të birësuar treguan se shumë nga ata fëmijë, të lindur në periudhën komuniste para viteve 1990 dhe “të dhuruar” brenda familjes, kanë emigruar.

“Pas vitit 1990, një pjesë e fëmijëve të birësuar emigruan dhe nuk janë kthyer më as te prindërit e tyre birësues dhe as tek biologjikë”, tha Dervishi. “Kur e kanë marrë vesh se ishin të birësuar, ka pasur raste kur u kanë thënë prindërve biologjikë se pse e kanë falur, pse e kanë trajtuar si ‘fëmijë të tepërt’.”

Megjithatë, Myshketa tha se falë besimit të tij, nuk do t’i shmangej një praktike të tillë në rrethanat e duhura.

“Njerëzit duhet të besojnë se ata janë të bekuar nëse kanë një fëmijë”, tha ai. “Për sa kohë ata e shohin trashëgiminë vetëm si një proces natyror, por nuk është vetëm kaq, ka edhe një mision më të madh në këtë botë. Si rezultat i besimit, nëse do të kisha më shumë fëmijë dhe dikush do të kishte nevojë, do ta dhuroja fëmijën tim, sepse ai nuk është prona ime.”

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?