Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikonin emigrantë nga vendet arabe drejt BE-së, burg për 6 nga 9 të arrestuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafikonin emigrantë nga vendet arabe drejt BE-së, burg për 6 nga 9 të arrestuarit
AktualitetKronike

Trafikonin emigrantë nga vendet arabe drejt BE-së, burg për 6 nga 9 të arrestuarit

Published: October 16, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për 6 nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Fazat”.

Arrest në burg për Daniel Sino, Fatmir Kapaj, Shani Pirro, Emilian Sina, Ardian Tema, Ledion Kociu. Detyrim paraqitje për Fatjon Uka, Rexhina Uka dhe Etleva Pirro.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona trafikonin emigrantë nga vendet e arabe drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

- Publicitet -

Operacioni u zhvillua për 6 muaj nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Njoftimi i Policisë pas përfundimit të operacionit:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fazat”, për goditjen e verpimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni është zhvilluar gjatë 6 muajve të fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, me metoda proaktive.

Goditen 2 raste të kësaj veprimtarie, gjatë kësaj faze. Vihen në pranga 9 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore janë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë.

Dokumentohet më prova ligjore veprimtaria e shtetasve të përfshirë në këto raste, të cilët bashkëvepronin në formën e një grupi kriminal.

Gjatë periudhës hetimore, shërbimet e Policisë Durrës kanë mbajtur në vëzhgim nga Saranda në Shkodër, pjesëtarët e grupit kriminal të cilët i transportonin emigrantët, me automjete të marra me qira, kundrejt pagesës 3500 – 5000 euro/person.

Sekuestrohen 7 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4 000 euro dhe rreth 100 000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 celularë të pjesëtarëve të rrjetit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore në kryera në kuadër të një procedimi penal të referuar disa muaj më parë, nga Policia e Durrësit, në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kalimin e paligjshëm të kufirit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 9 shtetas, si më poshtë:

-F. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, Sh. P., 58 vjeç, banues në Sarandë, D. S., 48 vjeç dhe R. H., 18 vjeçe, të dy banues në Kavajë (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit);

-A. T., 32 vjeç, banues në Krujë, H. M., 37 vjeçe, banuese në Kavajë, E. P., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, E. S., 24 vjeç dhe L. K., 44 vjeç, të dy banues në Lushnjë (të ndaluar me urdhër nga prokurori, si rezultat i hetimeve).

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. U., 29 vjeç dhe B. D., 23 vjeç, të dy banues në Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni, më parë, janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë, duke transportuar emigrantë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.

Nga veprimet intensive të kryera me metoda proaktive, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?