Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikuan 650 emigrantë: SPAK mbyll hetimin për 17 persona, e përfshirë dhe një agjenci punësimi në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Trafikuan 650 emigrantë: SPAK mbyll hetimin për 17 persona, e përfshirë dhe një agjenci punësimi në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

Trafikuan 650 emigrantë: SPAK mbyll hetimin për 17 persona, e përfshirë dhe një agjenci punësimi në Shqipëri

Published: March 26, 2025
Shpërndaje

Vendi ynë u përdor si korridor kalimi për trafikimin e qindra shtetasve nga Azia dhe Afrika që hynë në vendin tonë me kontrata pune dhe që më pas, përmes transportit tokësor, u larguan sipas një skeme kriminale që SPAK e ka konsideruar në nivel transnacional.

SPAK mbylli hetimet për 17 persona që dyshohen si pjesë e grupeve kriminale, që përmes agjencive në Emiratet e Bashkuara Arabe rekrutonin të rinj që kërkonin të punonin në vendin tonë, por që qëllimi i tyre ishte vendet e BE-së. Dy prokurorët e çështjes, Elida Kackini dhe Altin Dumani, thonë në fashikull se në skemën e punësimit fiktiv u përdorën agjenci punësimi me seli në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Nga viti 2023 deri në prill 2024, Shqipëria u përdor për tranzit për kalimin e paligjshëm të 650 shtetasve nga Kameruni dhe Bangladeshi, të cilët përmenden në dosje.

- Publicitet -

Në dosje thuhet se secili nga të akuzuarit kishte rol aktiv, që nga transporti nga aeroportet e Dubait dhe Kamerunit, pritësit në Rinas, nxjerrja e vizës, deri te punësimi fiktiv në subjekte të ndryshme.

Shoqëritë e përfshira dyshohen të jenë mbi 15 të tilla, duke nisur nga një agjenci udhëtimi me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe deri te subjektet në Shqipëri që operonin në fushën e konfeksioneve dhe konservimit.

Ortakët apo administratorët e këtyre të fundit dyshohen se lëshonin dosje punësimi fiktive me qëllim pajisjen me vizë pune të të huajve. Në këtë praktikë, sipas akuzave të ngritura të SPAK, u përfshinë edhe zyrtarë të policisë kufitare dhe emigracionit.

Për largimin e tyre u përdor rruga ballkanike: Shqipëri – Kosovë – Serbi e më tej BE.

Për përpilimin e akuzave, ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim, falsifikim dokumentesh, dhe grup kriminal, SPAK ju referohet edhe përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale, ku të dyshuarit shfaqen duke pritur dhe akomoduar punëtorët fiktivë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Sinqeritet says:
    March 27, 2025 at 12:41 am

    SPAK-u u lodh shume,but 17 vjet Gedecin ,14 vjet 21 Janarin-Strasburg,Dosjen e Aishes NUK I FILLON DOT!Lepurushave nuk ju kept leje Karachi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?