Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedia me 7 viktima në Palermo, kapiteni i superjahtit po hetohet për vrasje nga pakujdesia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tragjedia me 7 viktima në Palermo, kapiteni i superjahtit po hetohet për vrasje nga pakujdesia
AktualitetBote

Tragjedia me 7 viktima në Palermo, kapiteni i superjahtit po hetohet për vrasje nga pakujdesia

Published: August 26, 2024
Shpërndaje

Kapiteni i superjahtit “Bayesian” që u fundos në brigjet e Palermos, duke lënë pas 7 viktima, është marrë në pyetje nga prokurorët që po hetojnë vdekjen e tyre.

Superjahti me flamur britanik u mbyt në orët e para të së hënës së kaluar pasi u godit nga një tornado dhe një kërkim pesë ditor u krye për të gjetur trupat e pajetë të të zhdukurve.

Manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch, vajza e tij Hannah, kryetari i “Morgan Stanley”, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy, avokati amerikan Chris Morvillo, gruaja e tij Neda dhe shefi i kuzhinës së jahtit Recaldo Thomas, ishin shtatë viktimat nga incidenti.

- Publicitet -

Kapiteni James Cutfield dhe 14 të tjerë ia dolën të shpëtonin pasi jahti u mbyt ndërsa ishte ankoruar në brigjet e Porticello, në Siçili. Burime nga zyra e prokurorit vendas i thanë Sky News se kapiteni 51-vjeçar me origjinë nga Zelanda e Re është nën hetim për akuzat e mundshme të vrasjes nga pakujdesia dhe mbytjes së anijes.

Të qenit nën hetim nuk e bën atë autor me faj, por mund të nënkuptojë që Cutfield do t’i ndalohet të largohet nga vendi, edhe pse një urdhër i tillë ende nuk është dhënë.

Lajmi për kapitenin nën hetim u raportua fillimisht nga gazetat italiane, La Repubblica dhe Il Corriere della Sera. Të qenit nën hetim në Itali do të thotë se autoritetet do të marrin në pyetje kapitenin dhe do të vlerësojnë provat përpara se të vendosin nëse ai duhet të ndiqet penalisht apo jo.

Hetuesit folën me Cutfield të dielën për herë të dytë brenda një jave, duke e marrë në pyetje për më shumë se dy orë. Raportet e mediave lokale sugjerojnë se prokurorët mund të hetojnë gjithashtu një anëtar të ekuipazhit që ishte në detyrë kur goditi stuhia dhe i mbijetoi incidentit.

Këto lëvizje vijnë në një kohë kur prokurori Ambrogio Cartosio ka thënë se “sjelljet që nuk ishin plotësisht në rregull” mund të kenë ndikuar për numrin e lartë të të vdekurve në bord. Ai tha se hetuesit do të fokusohen për të zbuluar nëse të gjithë njerëzit në bord ishin paralajmëruar për

procedurat e sigurisë.

“Përgjegjësia mund të bjerë mbi të gjithë anëtarët e ekuipazhit … prodhuesit … ose ata që nuk po vëzhgonin ose mbikëqyrnin anijen. Por të gjitha pistat e hetimit mund të merren në konsideratë, duke përfshirë rolin e motit ekstrem që goditi zonën”, shtoi ai.

Ndërkohë, kapiteni Cutfield dhe tetë anëtarët e tij të mbijetuar të ekuipazhit nuk kanë bërë ende asnjë koment publik mbi katastrofën., por shefi ekzekutiv i firmës që prodhon dhe shet jahte si “Bayesian” i tha Sky News javën e kaluar se anijet si ajo e manjatit Lynch janë “të pathyeshme”.

Giovanni Costantino, CEO i “The Italian Sea Group”, tha se nuk ka të meta në projektimin dhe ndërtimin e superjahtit Bayesian.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?