Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedia në Himarë, shkrihet i gjithë zinxhiri komandues në Drejtorinë për Kufirin në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tragjedia në Himarë, shkrihet i gjithë zinxhiri komandues në Drejtorinë për Kufirin në Vlorë
AktualitetKronike

Tragjedia në Himarë, shkrihet i gjithë zinxhiri komandues në Drejtorinë për Kufirin në Vlorë

Published: August 3, 2022
Shpërndaje

Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë dhe personat përgjegjës, për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese, në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas analizës së hollësishme në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Potam, Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie, bazuar në konkluzionet e nxjerra nga analiza e situatës, mori vendimin për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano u shkarkuan nga detyra:

- Publicitet -

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;

Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

Ndërkohë, grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i përbërë nga specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, vijon punën për eliminimin e mangësive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është i vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie, drejtues apo zbatues, që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes së mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Policia e Shtetit i shpreh edhe një herë familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta, dhe siguron qytetarët se punonjësit e Policisë në të gjithë vendin janë duke punuar me përkushtim dhe sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmërinë, ndaj ngjarja shumë e rëndë që ndodhi mesditën e sotme nuk duhet të përbaltë dhe të hedhë poshtë punën e mijëra punonjësve të Policisë në të gjithë vendin.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • kaltra says:
    August 3, 2022 at 7:10 am

    Në rradhë të parë i shpreh ngushëllimet e mia familjes fatkeqe për humbjen e shpirtit të tyre.Ata janë të vrarë përjetësisht se ju iku drita e syrit.Pse o zot na ke mallkuar me këta egërsira që kemi në krye ngado ,ai që duhet ti sigurojë jetën një fëmije ..ia merr në mënyrë makabre.Ngado “trimat” e pushtetit dhe krimit .Nuk mjafton shkarkimi i gjithë zinxhirit komandues ne policinë e Vlorës por duhet të shporren nga policia gjithë policat “gango” që sillen gjithë arrogancë dhe prepotencë …vallë nuk e kuptojnë se paguhen nga taksat tona për të na shërbyer dhe jo për të na vrarë.Shtet i rënë dhe mjerë shqiptarët ..edhe kur kthehen në atdhe për tu çmallur me familjarët dhe për pushime iu vritet fëmija .Ju pushtetarë përgjegjës për këtë tragjedi si ju zë gjumi natën apo jeni me pushime në jahte dhe skafe vrastare .Faturat e babëzisë tuaj i paguajnë engjëjt e pafajshëm dhe njerëzit e thjeshtë.Kur do shpëtojmë nga ju o farë e keqe që na keni mbirë si ai bari i keq që sado e shkul ai mbin më keq e më shumë.Ju zënçin mallkimet e shpirtrave të vrarë !!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skeçi solli protestën në skenë, Agron Llakaj reagon pas debateve dhe reagimeve
  • VIDEO: Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
  • Deklarata e fortë e ish-ministrit të Mbrojtjes: Ajo që po i ndodh Kosovës, arritja më e madhe e agjenturave ruso-serbe
  • U larguan disa kohë më parë, Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj të Bashkisë së Tiranës
  • Sot ndeshja Shqipëri-San Marino, rrugët që do të bllokohen që prej orës 17:00

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit
  2. Alban on SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  3. RE BO on Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  4. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  5. Konfuzion si popull on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?