Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedia në Lisbonë, 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e tramvajit të aksidentuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tragjedia në Lisbonë, 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e tramvajit të aksidentuar
AktualitetBote

Tragjedia në Lisbonë, 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e tramvajit të aksidentuar

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Tronditje dhe mosbesim, ishin ndjesitë që u lexuan në fytyrat e qytetarëve pranë mbetjeve të tramvajit të famshëm elektrik të aksidentuar në Lisbonë, ku vdiqën 17 persona, por një 3-vjeçar gjerman ishte mes fatlumëve që u nxor i gjallë. Ai u nxor nga vagoni që rrëshqiti me shpejtësi në segmentin e pjerrët që lidh Lisbonën qendrore me lagjen më të lartë të qytetit, duke u përplasur me një godinë, e duke i marrë jetën mes të tjerëve, edhe babit të 3-vjeçarit. Nëna e vogëlushit ndërkohë, ishte mes 20 personave të plagosur.

Shtetas nga Portugalia, Koreja e Jugut, Kanadaja, Gjermania, Ukraina dhe SHBA, besohet të jenë mes viktimave. Rrëfime rrëqethëse kanë ardhur nga të mbijetuari e dëshmitarë të cilët flasin për njerëz të panikosur që hidheshin nga dritaret.

“Kur pashë që vagoni tjetër po binte, i bërtita gruas. Do të vdesim të gjithë. Mendova se ai do të përplasej me vagonin ku gjendeshim edhe ne, pasi kishte shpejtësi shumë të madhe. Po rrëshqiste me një shpejtësi të çmendur”, tha një dëshmitar.

- Publicitet -

Shkaku i aksidentit nuk është i qartë por Manuel Leal, kreu i sindikatës Fectrans tha për një televizion lokal se punonjësit ishin ankuar për probleme me kabllot që e kishin bërë të vështirë frenimin. Megjithatë sipas tij ishte herët për të përcaktuar nëse ky ishte shkaku i aksidentit.

Kompania lokale e transportit Carris këmbëngul se të gjitha protokollet ishin zbatuar, edhe pse mediat portugeze raportuan se kontrollet rutinë nuk ishin kryer prej javësh, pasi kontrata e mirëmbajtjes së tramvajit historik, nuk ishte rinovuar.

Hetime po zhvillohen për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Dy vagonët që përbëjnë të ashtuquajturin, Elevador de Gloria, ashensori i Glorias, janë në gjendje të mbajnë deri në 40 pasagjerë secili teksa hipin dhe zbresin në pjerrësi, përmes motorëve elektrikë që vënë në lëvizje kabllot që ku janë lidhjet.

Kablloja duket të jetë këputur sipas një zjarrfikësi, e duke mos qenë në gjendje të kontrollojnë zbritjen, ra me shpejtësi përgjatë rrugës me kalldrëm duke u përplasur me një godinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga “Haribo” me postë nga Anglia në Shqipëri, detaje nga operacioni
  • Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në SPAK
  • Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia
  • Miratohet në tërësi projektbuxheti 2027 në Komisionin e Ligjeve, votohen edhe ndryshimet
  • Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  2. Gjergj on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  4. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?