Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç. Në përplasjen e rëndë mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”,
Për rastin e aksitentit burime nga grupi hetimor thanë se shoferi me origjinë nga Egjipti ishte me dokumentacion të rregullt, shkruan Vox News.
Sipas këtij burimi viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti para një muaji, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare.
Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist.
Nga informacionet e deritanishme të bën përshtypje se si ky shofer me patentë të marr brenda “1 muaji” voziste një mjet të tonazhit të rëndë.
Por pyetjet që lindin janë:
A e kishte kategorinë e duhur të patentës për mjetin (p.sh. betonierja kërkon kategori përkatëse)?
A ishte patentë të vlefshme?
A kishin dokumentacion të rregullt pune dhe qëndrimi?
Emigracioni masiv i dekadave të fundit e ka shndërruar strukturën demografike të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Censit 2023, rreth 48% e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit dhe shumica dërrmuese e kësaj popullsie është ajo që konsiderohet aktive për punë, duke krijuar një hendek të thellë të fuqisë punëtore në vend – veçanërisht në sektorin e shërbimeve.
Qeveria në vend të politikave për mbajtjen dhe rikthimin e shqiptarëve ka lehtësuar procedurat e rekrutimit për punëtorë nga vende si Bangladeshi, Nepali, Filipinet dhe disa shtete afrikane.

Gazeta DITA:
Po trajtoni gabim nje aksident rrugor, qe ka te beje me standartet e projektimit dhe ndertimit te rruge-autostrada me patentat shqiptare te emigranteve egjyptiane. Ketu ne SHBA punojne si shofere qindra familje emigrantesh shqyptare, qe kane dhe provimet dhe kane marre patentat amerikane, duke punuar me maune-trajlera me ngarkesa 60 ton e larte. Dhe patenta amerikane eshte me prestigjoze se ajo shqyptare, qe mund te fitohet me rushfet. Nuk kam degjuar keto 40 vjet ne SHBA qe nje shofer shqyptar ne SHBA te kete “fluturuar” me maune apo betoniere duke care dhe shkaterruar barrierat elastike sikur te ishin prej kartoni, jo kjo nuk ndodh as ne rruget e ngrira te Alaskes, barrierat metalike quhen ELASTIKE ketu i quajne “CRASH BARRIER”, sepse jane llogaritur te deformohen dhe te mos cahen si prej kartoni nga goditjet extreme te makinave te tonazhit te larte ne raste po keshtu extreme, kur shoferin nga Shqypnia, Egjypti apo nga Bangladeshi cfare rendesi ka origjina e tij, pra kur kete shofer e ka zene gjumi ne timon, kur i ka rene te fiket apo damllaja, apo kur ka pire raki dhe droge dhe i duket autostrada si “fushe me lule” dhe vetem “CRASH BARRIER” prej verteti, te prodhuara me license nga SHTETI mund t’u shpetojne jeten. Kjo nuk ka ndodhur ne rreth-rrotullimin e autostrades se Tiranes, sepse barrierat metalike te autostrades $20 milioneshe/km jane care sikur te ishin prej kartoni dhe ky perben problem dhe jo patentat shqyptare te egjyptianeve-shofere qe vdiqen ne rreth-rrotullimin shqyptar pa marre pergjigje per pyetjen:
CFARE KERKON RRETH-ROTULLIMI VRASTAR NE NJE AUTOSTRADE ALBANEZE QE KA KUSHTUAR $20 MILIONE DOLLARO/KM?
Nuk dua te paragjykoj ata te shkretet qe humben jeten, por kam qene ne Egjipt dhe e kam pare si e ngasin vendasit makinen… Kam ngare makina ne shume vende te botes, por ne Egjipt e ne Libi nuk kam guxuar kurre!
Nese eshte e vertete qe kishin ardhur ne Shqiperi nga Egjipti para nje muaji, pyetja eshte: SI E KANE MARRE PATENTEN SHQIPTARE BRENDA NJE MUAJI ???
Kishin mesuar shqip para se te vinin ne Shqiperi? Pasi nuk e merr dot patenten pa dhene provimin e teorise dhe nuk e jep dot provimin pa folur shqip !
O gazeta DITA:
Me tregoni nje RRETH-RROTULLIM prej budalli si ky te TEG – u Tirones ne nje autostrade ne Bote, qe zakonisht kushton $6 milione dollaro/km dhe hajt pastaj te flasim per patatenta shqyptare dhe egjyptiane ne nje autostrade albaneze, qe kushton $20 milione dollaro/km me barriera elastike metalike, ne kete RRETH-RROTULLIM famoz qe cahen sikur te ishin prej kartoni dhe ASKUSH nga media kombetare nuk pyet:
KU EDHTE SHTETI KETU?