Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trajneri Sylvinho rrëfehet për Shqipërinë dhe listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trajneri Sylvinho rrëfehet për Shqipërinë dhe listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit
AktualitetSport

Trajneri Sylvinho rrëfehet për Shqipërinë dhe listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2024 në qershor. Në Tiranë, kuqezinjtë presin Moldavinë në datën 17 dhe në 20 luajnë me Ishujt Faroe në transfertë. Humbja në ndeshjen e parë në Poloni nuk i ka zbehur shpresat e tanëve për një vend në fazën finale të Europianit të Gjermanisë. Për këtë, në faqen zyrtare të FSHF-së, trajneri Sylvinho ka treguar punën këto muaj si trajner i kuqezinjve.

“Ndihem shumë mirë në Tiranë, një qytet shumë i bukur, eksperiencë e madhe në jetën time. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë gjithashtu shumë të sjellshëm. Sa i përket punës, jemi gjithë ditën në zyrat e FSHF, e nisim ditën e punës në ora 9:00 dhe punojmë deri në ora 16:00 apo edhe deri në ora 18:00 të pasdites. Kemi pasur rastin të punojmë me djemtë e Kombëtares në fushë herën e parë për ndeshjen me Poloninë, janë seriozë në punë dhe profesionistë të nivelit të lartë. Jam i kënaqur prej tyre dhe nga e gjithë puna që kemi bërë këtu”,  thotë trajneri i Kombëtares.

Më pas braziliani tregon se ka udhëtuar në shumë vende të Europës për t’i takuar lojarët nga pranë, duke dashur të ketë një lidhje më të fortë me ta.

“Herë pas here shkojmë në Itali, Zvicër, Portugali, Spanjë apo Angli për të takuar dhe folur me lojtarët, për t’i dëgjuar ato. Besoj shumë te kjo punë, që të shkosh te lojtari aty ku është, të flasësh me të sy më sy dhe të dish se si është për të krijuar marrëdhënie të mira me ta. Kjo është ajo që ne po bëjmë. Kur shkojmë diku dhe flasim me lojtarët, për të folur dhe për t’i dëgjuar se si shkojnë gjërat, herë pas here takojmë edhe lojtarë të cilët janë të dëmtuar. Më vjen shumë keq kur një lojtar nuk mund të zbresë në fushë dhe të stërvitet, por edhe një përqafim dhe një takim për të folur me ta është një moment i rëndësishëm për ne në kuptimin që pas përfundimit të kampionateve duhet menaxhuar rikthimi i lojtarëve të ftuar në grumbullim për ndeshjet e Kombëtares, edhe kjo është shumë e rëndësishme”, shprehet Sylvinho.

Më pas braziliani foli edhe për kundërshtarët, teksa kërkoi mbështetje në ndeshjen e “Air Albania” kundër Moldavisë.

“Ne e dimë që janë dy ndeshje të vështira, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, ne nisim rrugëtimin tonë dhe duhet të luftojmë fort për objektivin tonë. Në ndeshjen me Moldavinë me shumë mundësi do ta kemi stadiumin plot me tifozët tanë, një stadium i ri e i bukur dhe tifozët do të na mbështesin, të na motivojnë e të ndihmojnë skuadrën, kjo është diçka shumë e rëndësishme. Ne zbresim në fushë për të dhënë 100%, me shumë dëshirë dhe tifozët presin nga ne që të tregojmë në fushë zemrën dhe shpirtin e duhur, organizim i mirë, ritëm dhe atë që duam ne nga kjo skuadër”, tha trajneri.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  • A do arrestohet Balluku

Komentet e Fundit

  1. demo on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Gen Z on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Katiu on A do arrestohet Balluku
  5. 1thundrak on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?