Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Traveling Lifestyle: Shqipëria po bëhet një nga destinacionet më trend në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Traveling Lifestyle: Shqipëria po bëhet një nga destinacionet më trend në Europë
AktualitetLifestyle

Traveling Lifestyle: Shqipëria po bëhet një nga destinacionet më trend në Europë

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Kërkesa për udhëtime në Europë u rrit gjatë 2022 dhe 2023, veçanërisht pasi u hoqën të gjitha kërkesat e hyrjes në lidhje me COVID-19 dhe u rivendos plotësisht normaliteti. Por ndërsa Franca, Italia dhe Spanja kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar numrin e turistëve, vende të tjera më pak të njohura, janë të etura për të mirëpritur më shumë vizitorë.

Traveling Lifestyle i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e cilësuar si perla e fshehur e Europës. Ajo po bëhet një nga destinacionet më trend në 2023.

“Shumë turistë nuk e dinë që Shqipëria është një parajsë në stinën e verës”, shkruan revista.

- Publicitet -

Shqipëria është një vend i vogël në Europën Juglindore, kufizohet me Greqinë në jug, Maqedoninë  e Veriut dhe Kosovën në lindje, dhe Malin e Zi të bukur në veri. Por ndryshe nga shumë prej bashkëkohësve të saj, ajo u prezantua për publikun vetëm 30 vite më parë.

Sipas INSTAT, në janar të këtij viti, kanë mbërritur në Shqipëri 377 211 të huaj, një rritje vjetore prej 94,2%. Këto norma janë të mahnitshme, duke pasur parasysh se Europa është ende në “jashtë sezonit” të saj, kur turizmi shpesh bie ndjeshëm. Gjithashtu, të gjitha vendet Europiane kanë lehtësuar kontrollet kufitare dhe kanë lejuar rifillimin e trafikut turistik. Fakti që Shqipëria vazhdon të zgjerohet me kaq shpejtësi përballë rikthimit në normalitet të konkurrentëve të saj më të egër, është dëshmi e mëtejshme se ajo ka ruajtur vrullin që fitoi në fillim të pandemisë.

Ndërsa pjesa më e madhe e Europës ishte e mbyllur për shkak të COVID, Shqipëria mbeti e aksesueshme pa kufizime, gjë që ndoshta kontribuoi në popullaritetin e saj të papritur. Vitin e kaluar, 7.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë, një rritje prej 32% krahasuar me vitin 2021. Nëse trendi aktual vazhdon, niveli i mëparshëm i vendit, mund të tejkalohet lehtësisht deri në dhjetor. Shumë turistë nuk e dinë se Shqipëria është një parajsë verore.

Shqipëria, ashtu si Kroacia dhe Mali i Zi, ndodhet në detin Adriatik, një nga krahët e Mesdheut, por kostoja e jetesës është shumë më e ulët. Do të gjeni të njëjtat ujëra bruz, plazhe me rërë të bardhë ose me guralecë dhe qytete mesjetare me shtëpi prej guri, por pa hotele të shtrenjta dhe kurthe tipike turistike.

Pjesë të mëdha të bregdetit më jugor të Shqipërisë, të njohur si Riviera Shqiptare, kanë mbetur të virgjëra, kështu që natyra është e paprekur, plazhet janë të patrazuara dhe qytetet tradicionale me kalldrëm, ku breza të tërë familjesh kanë jetuar për shekuj, të pandotura nga ndikimet e jashtme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?