Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre godina të reja studentore, Veliaj: “Viti 2023, viti i studentëve për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Tre godina të reja studentore, Veliaj: “Viti 2023, viti i studentëve për Tiranën
Uncategorized

Tre godina të reja studentore, Veliaj: “Viti 2023, viti i studentëve për Tiranën

Published: February 4, 2023
Shpërndaje

Viti 2023 do të jetë viti i studentëve për Tiranën. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për ndërtimin e tre godinave të reja studentore në Qytetin Studenti, tha se ky është kantieri i fundit që do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në kryeqytet.

“Viti 2023, përveçse është viti i Qytetit Europian të Sportit, do të njihet edhe si viti i studentëve për Tiranën dhe investimet e bëra. Investimet nisën vjet, kur mbaroi struktura pritëse në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Kodër-Kamzë. Aty kemi ndërtuar tetë godina fantastike, të projektuara nga arkitekti Vinny Mass, dhe të përfunduara nga Bashkia e Tiranës, me grantin e qeverisë për të rikuperuar pasojat e tërmetit. Te Fakulteti i Inxhinierisë mbaruam godinat, bashkë me kolegët gjermanë dhe KFË-në. Po ashtu, mbaruam investimin tonë te Fakulteti i Mjekësisë. Kemi zgjidhur tre nga katër vatrat e akomodimit të studentëve, ndaj ky është viti kur plotësojmë edhe “Qytetin Studenti”. Këtu kemi tre godina të reja 7-katëshe, me ashensorë, me super dhoma, me të gjitha kushtet. Ndërsa kanë dalë tashmë fituesit e pesë godinave të reja, që do të bëhen me fondin e KFË-së,” u shpreh Veliaj.

Ai zbuloi planin e Bashkisë së Tiranës për ta kthyer “Qytetin Studenti” në një kampus universitar dinjitoz.

- Publicitet -

“Dikur ‘Qyteti Studenti’ konsiderohej si periferi e Tiranës, por sot është përqafuar nga urbanizimi. Ka ardhur nevoja që autobusët të kenë hapësirën e tyre, prandaj gjatë shkurtit do të transferohen në Lundër, në Terminalin Lindor. Lajmi i shkëlqyer është se ‘Qyteti Studenti’, duke qenë se ka terrene të lira, nuk do të jetë vetëm një mjedis konviktesh, por do marrë jetë si çdo kampus tjetër universitar në botë, ku edhe fakultetet, edhe hapësirat pritëse, janë bashkë në të njëjtën hapësirë. Shumë shpejt do të prezantojmë konceptet e reja për Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik, Shkencat Sociale, pra godinat e reja që do të vendosen këtu,” tha Veliaj.

“Për sa kohë që studentët nuk ka nevojë të futen në trafikun e Tiranës, por do të dalin nga konvikti për të shkuar në fakultet, besoj se do të jetë vërtet një formulë fituese për Tiranën dhe për studentët që vijnë dhe bëhen pjesë e stofit të qytetit. Sa më mirë t’i presim ata në Tiranë, aq më qytetarë dinjitozë do të jemi për Tiranën që duam”, tha Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. nona on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. tolo on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Ballkanik on Cinizëm me “5 yje”
  4. ema on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. nona on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?