Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre ushtrime për dhimbjen e shpinës që mund t’i bëni në shtëpi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tre ushtrime për dhimbjen e shpinës që mund t’i bëni në shtëpi
AktualitetKuriozitete

Tre ushtrime për dhimbjen e shpinës që mund t’i bëni në shtëpi

Published: January 22, 2024
Shpërndaje

Shumë aktivitete të përditshme mund të çojnë në dhimbje shpine, duke filluar nga qëndrimi ulur për orë të gjata e deri tek teprimi me ushtrime në palestër.

Tendosja e rregullt e muskujve ndihmon në mbrojtjen e shpinës duke rritur fleksibilitetin dhe duke ulur rrezikun e lëndimit. E bërë pas stërvitjes, ndihmon gjithashtu në parandalimin e dhimbjes së muskujve.

Më poshtë keni tre ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni edhe vetën në shtëpi, të cilat shërbejnë për të rekalsuar muskujt dhe për të mbajtur larg dhimbjen e shpinës.

- Publicitet -

Filloni me nxemjen

Shtriqja e muskujve pa i nxehur ato mund të çojë në lëndim. Pra, fillimisht duhet të bëni pak nxemje rreth 5 deri në 10 minuta, si p.sh., të ecni ose të pedaloni një biçikletë të palëvizshme me një ritëm të ngadaltë. Më pas vazhdoni me ushtrimet.

Ushtrimi i parë

Shtrihuni me shpinë në dysheme me këmbët e shtrira. Ngrini dhe përkulni këmbën e djathtë, duke e çuar gjurin drejt gjoksit.

Kapeni këmbën me dorën tuaj të djathtë dhe tërhiqeni drejtë gjoksit sa të jetë e mundur, pa u sforcuar.

Qëndroni në këtë pozicion duke shtrënguar muskujt e barkut dhe duke puthitur mirë shtyllën kurrizore në dysheme. Mbajeni për 5 sekonda dhe kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar.

Bëni të njëjtën gjë me këmbën e majtë dhe më pas me të dyja këmbët menjëherë. Përsëriteni ushtrimin pesë herë.

Ushtrimi i dytë

Filloni duke vendosur duart dhe gjunjët në dysheme. Krahët duhet të jenë të hapur sa gjerësia e shpatullave.

Lëvizni përpara, duke e vënë peshën në krahë. Rrumbullakosni pak shpinën dhe lërini të pasmet të vijnë përpara. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.

Pas kësaj lëvizni prapa, duke ulur të pasmet sa më afër thembrave dhe duke i mbajtur krahët e shtrirë drejt përpara. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.

Kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar dhe përsëriteni pesë herë.

Ushtrimi i tretë

Qëndroni drejt me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave.

Vendosni pëllëmbët e duarve në pjesën e poshtme të shpinës. Merrni disa frymëmarrje të ngadalta dhe të thella për t’u çlodhur.

Përkulni pjesën e sipërme të trupit prapa, duke i mbajtur gjunjët drejt. Mbështetni shpinën tek duart tuaja. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.

Kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar.

Përsëriteni pesë herë.

Përfundimi

Tendosja e muskujve mund të ndihmojë në lehtësimin dhe parandalimin e dhimbjes së shpinës duke përmirësuar qëndrueshmërinë e muskujve.

Bisedoni me mjekun tuaj përpara se të filloni një program të ri ushtrimesh të shpinës, veçanërisht nëse keni apo keni pasur më parë probleme të shtyllës kurrizore ose dëmtimit të shpinës. Pastaj ndiqni këto udhëzime të përgjithshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?