Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tri letra në BE për rastin Banjska, ekstradimi i Radoiçiçit ende larg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tri letra në BE për rastin Banjska, ekstradimi i Radoiçiçit ende larg
AktualitetKosovë

Tri letra në BE për rastin Banjska, ekstradimi i Radoiçiçit ende larg

Published: December 16, 2024
Shpërndaje

Në Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shkuar tri letra në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Kosova e kërkoi dorëzimin e kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, ndërsa Serbia po e kërkon dokumentacionin e plotë për këtë rast.

Në fillim të korrikut, një letër arriti në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Nga Serbia, po e kërkonin dokumentacionin e plotë për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Kjo meqë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, paralajmëroi ngritjen e një aktakuze për kryeterroristin, Milan Radoiçiq.

- Publicitet -

“Në fillim të korrikut, Zyra e BE-së në Kosovë mori një letër nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, e cila dërgoi një kërkesë për ndihmë juridike të ndërsjellë të Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit në lidhje me rastin Banjska. Bazuar në mandatin e tij, PSBE-ja në Kosovë ua përcolli këtë kërkesë autoriteteve të Kosovës dhe më pas ua përcolli korrespondencën përkatëse nga autoritetet e Kosovës autoriteteve serbe”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

Pak kohë më pas, në adresë të kësaj zyre erdhi edhe kërkesa e dytë.

Për ndihmë të ndërsjellë juridike me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, kërkuan edhe autoritetet e Kosovës.

Kjo besohet që kishte të bënte me armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë.

Autoritetet e Kosovës  thanë se Policia e Kosovës u sulmua me armët që u siguruan nga qyteti Tuzlla i Bosnje Hercegovinës.

“Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, morën gjithashtu një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës për autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me rastin Banjska. Kërkesa ishte dërguar në Sarajevë dhe tashmë ishte marrë një përgjigje. Përgjigja u është transmetuar me kohë autoriteteve kompetente në Kosovë”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

Nga Bosnja u tha se Administrata Federale e Policisë, është duke e verifikuar këtë informacion.

Këto dy letra, nuk ishin të në tetor, Kosova kërkoi dorëzimin e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

“Për më tepër, Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka dërguar në tetor të vitit të kaluar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek autoritetet serbe për të njëjtën çështje. Ende nuk është marrë asnjë përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht për këto kërkesa përmes kanalit të krijuar të ndihmës së ndërsjellë juridike. Qëllimi i këtij mekanizmi është të sigurojë bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Kosovës dhe vendeve që nuk e njohin atë, përfshirë Serbinë, dhe të lehtësojë qasjen në drejtësi për të gjithë, pavarësisht nga shtetësia apo vendbanimi i tyre”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  2. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  3. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  4. Zeka on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Shtet i drogaxhinjeve on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?