Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tri vejushat që u bënë “Mbretëreshat e shampanjës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Tri vejushat që u bënë “Mbretëreshat e shampanjës”
KurioziteteLifestyle

Tri vejushat që u bënë “Mbretëreshat e shampanjës”

Published: March 8, 2023
Shpërndaje

Gratë e kishin të ndaluar të zotëronin biznese në Francën e shekullit të 19-të, por tri të veja të përjashtuara nga ky rregull, krijuan një nga perandoritë më të suksesshme të pijeve në botë.

Në periferi të qytetit verilindor francez Reims, shtrihet një botë e tërë e nëndheshme me rreth 200 km bodrume dhe miliona shishe shampanje të paetiketuara. Disa shishe qëndrojnë kokëposhtë, disa janë të grumbulluara në shpella të vogla dhe ruhen nga porta prej hekuri. Pikërisht këtu ka nisur tregu i shampanjës dhe historikisht në këto shpella sundonin tri të vejat.

Ndonëse Kodi i Napoleonit i kufizonte gratë të tregonin aftësitë e tyre në sipërmarrje të ndryshme, Barbe-Nicole Clicquot-Ponsardin, Louise Pommery dhe Lily Bollinger punuan me vreshtat e tyre dhe ndryshuan përgjithmonë industrinë e shampanjës.

- Publicitet -

Barbe-Nicole Clicquot

Në vitin 1805, Barbe-Nicole Clicquot mbeti e ve në moshën 27-vjeçare dhe vendosi që t’i dedikohej biznesit. Çuditërisht për kohën, vjehrri i saj që merrej me prodhimin e verërave, vendosi ta ndihmonte duke i dhënë një shumë të konsiderueshme parash.

Që në fillim, Barbe-Nicole përdori statusin e saj të ve si një mjet marketing dhe kjo i dha rezultate pozitive. Shtëpia e saj e shampanjës u quajt Veuve Clicquot-Ponsardin. Fjala franceze veuve përkthehet “vejushë”.

Sukesesi përgjatë një periudhe 4-vjecare ishte i madh, mirëpo me nisjen e Luftërave të Napoleonit, situata u bë shumë e vështirë. Vendi po mbyllej dhe gjendja ekonomike për të mbajtur biznesin nuk ishte aspak e lehtë. Përballë falimentimit, Barbe-Nicole iu drejtua një tregu të ri: Rusisë.

Pavarësisht konkurrentëve vendas, vejusha ia doli të kontrabandote me mijëra shishe përtej kufirit.  Rreziqet ishin të shumta, nga dëmtimi i mallit te konfiskimi, por për fat të mirë shampanja arriti në destinacion dhe në pak kohë pushtoi tregun rus, duke u njohur thjesht si “E veja”.

Louise Pommery

E veja e dytë që revolucionarizoi industrinë ishte Louise Pommery. E lindur në Pommery ajo hyri në skenën e shampanjës në fund të jetës së Clicquot. Kur ishte e re, nëna e saj e dërgoi në shkollë në Angli, një lëvizje e pazakontë për kohën, por që rezultoi më vonë të ishte një avantazh i saj.

Bashkëshorti i Louise merrej me prodhimin e verërave dhe shampanjës, por pas vdekjes së të shoqit në 1858, ajo u vu në krye të biznesit. Nëse Clicquot vendosi të pushtonte Rusinë, Pommery kërkonte të zotëronte tregun anglez.

Në atë kohë, shampanja ishte jashtëzakonisht e ëmbël, disa shishe kishin deri në 300 gramë sheqer në krahasim me 12 gram që kanë sot. Pommery bëri një ndryshim të guximshëm, duke prodhuar një shampanjë me më pak sheqer dhe me një aromë delikate.

Lily Bollinger

Në mesin e shekullit të 20-të, në skenë del Lily Bollinger. Ajo mori përsipër shtëpinë “Bollinger Champagne” në vitin 1941 kur Jacques Bollinger, burri i saj dhe pronari i markës, vdiq.

Në atë kohë, të drejtat e grave për pronësinë e biznesit ishin ende të kufizuara, por Lily ia doli të vazhdonte menaxhimin e pasurisë së të shoqit.

Bollinger arriti të çonte shampanjën e saj në SHBA. Për tre muaj, ajo udhëtoi në të gjithë vendin duke reklamuar produktin, e vetme. Në pak kohë, Bollinger fitoi një popullaritet të tillë saqë u emërua “Zonja e parë e Francës” nga gazeta amerikane e Çikagos në vitin 1961.

Pavarësia dhe kreativiteti i tri të vejave u hapi rrugën grave të tjera, si dhe ndryshoi përgjithmonë industrinë e një prej pijeve më të lakmuara në botë.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhurata e pazakontë e samit-pritësit Erdogan për liderët e NATO-s
  • 09 korrik 2026
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar

Komentet e Fundit

  1. K R on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  2. Anonymous on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  3. demo on INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  4. ¿? on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  5. NGA KOMUNIZMI TE MAFIJA on Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?