Artan Xh. DUKA
Gara pёr “copyright”
Hyrja nё BE do tё jetё ҫast historik dhe normal qё politikanёtdo tё rreken si gjithnjё tё bёjnё protagonistin e marrin tёdrejtёn e “autorit” pёr t’a patur “pajё” politike pёr nam dheflamur pёr vota mё pas. Njёlloj si me Lёvizjen e Dhjetorit, 22 marsin, Marrёveshjen e Stabilizim-Asocijimit, heqjen e vizave, statusin kandidatit nё BE, hyrjen nё NATO etj.
Tё gjithё duan t’a tundin trofeun BE si “kёmborё” kujtese ndaj kundёrshtarit e votuesit ndёrsa pёrpiqen qё tёharrohet tranzicioni vrastar e rrёnues bashkё-autorёsinё e “copyright”-in e tё cilit e ka po kjo politikё si eskluzivitet.
Pёr BeRamёn, BE mbetet “trofeu” i madh, “plaҫka” e luftёs qё pandehin se i bёn “hallall” e “tё shkuara tё harruara”gjithshka nga tranzicioni famёkeq. Ndaj edhe hyrja nё BE nukka atё vlerё qё trumbetohet sa kohё ende kemi njё qeveriRama qё nuk ndal por nxit emigracionin teksa e ka bёrё“gurin” tё lehtё nё vёndin e vet, njё opozitё Berisha qёtromaks me “Pas meje qameti” e epokё “guri” demokratik apoca parti tё reja qё ofrojnё veҫ “gurё” nё trastё ndёrkohё qёheqin krrabёn nga vetja! Copyright-in e BE nuk mund t’a ketёpolitika qё ka copyright-in e tranzicionit!
Shiu nё paradёn e BE–sё
Politikanёt nuk janё tё pёrsosur (ndryshe do ishin fetarё) porambicja pёr famё e narҫizizmi politik qё e kanё me tepri,ёshtё i mirёkuptueshёm sa kohё ёshtё me masё e nёn kontrollprej sistemit. Nga ligji zgjedhor qё nxit virtytin, kufizimi imandateve, referendumi si rutinё, vetingu politik, barazia para ligjit etj.
Politika ёshtё mision i frymёzuar nga ndjenja e shёrbimitndaj publikut por mjerisht politikanёt tanё zhgёnjejnё se nukjanё misionarё qё japin nga vetja pёr politikёn e publikun portё “zotё” qё politikёn e kanё mjet pёr nam e pёrfitim personal. Deri nё cinizёm kur pretendojnё “fletё-lavdёrimi” pёr gjoja“arritje” qё nё fakt nxisin varfёri, dёshpёrim e humbje tёtoruas e shpresёs nё vёnd.
Pёr ta asgjё nuk ёshtё tabu e synimi justifikon gjithshka. Nga Rama qё kaloi “ylberin” politik e sot kalёron e tjetёrsonPS sipas imazhit tё tij ndёrkohё qё si “pardesybardhё” i 90 e anatemoi atё parti dikur aq shumё, Berisha qё edhe ai kaloi“ylberin” por matanё e hiqet si demokrat i lindur dje, politikanёt nё partitё e tjera qё ose nuk u ka thёnё kush puna e mbarё ose janё tё pabesueshёm sepse u “allnuan” me Berishёn vetёm pas non-gratёs nga SHBA etj.
Ky takёm qё nuk zbret nga “fiku” i pushtetit prej 90 e qёende prezantohet si e “reja” e tё pazёvёndёsueshmit e rёnёnga qielli, bёjnё sikur harrojnё se nё 90 u ngritёn dhe u mbёshtetёn nga shoqёria sepse koha kёrkonte ndryshim dhe e vjetra e bllokmenёt ishin bёrё bozё. Ky takёm qё pёr nga“mullari” i abuzimit nuk ka shok, sot ёshtё “plakur”, bёrё“zombi” e “bozё” po aq sa edhe bllokmenёt dikur, thinjur e rregjur si ata ulur me dekada nё karriken e pushtetit politik.
Ky takёm mori breza nё qafё e kuturisi njerёzit ose tёsfiliten nё vёndin e tyre ose tё ikin nga sytё kёmbёt botёsduke cёnuar interesin e identitetin kombёtar, shprishurdemografinё e familjen, traumatizuar tё moshuarit nё vetminёe tyre pa fёmijё rrotull e tё braktisur nga shteti (pensionet, kujdesi mjekёsor, “loja” me eurot qё u nis fёmija etj).
Ky takёm ngutet e sajon qё sot pёr vete e sojin e sorrollopin privilegje e favore pafund ndёrsa pёr qytetarinpremton me kismet “mot” si Nastradini “O unё, o mbreti, o gomari” ndёrkohё qё qytetari vetёm luksin e kohёs nuk ka.
Ky takёm shmang reformёn zgjedhore qё i jep peshёvotёs, pamundёson referendumin, zhurmon zёrat pёr vetingunpolitik, mban e pёrdor shoqi-shoqin si gallof e dordolec pёr tёtrёmbur votuesin nё fushata zgjedhore e garantuar vijimёsipushteti e privilegjeve pafund.
Ky takёm takson e sajon gjoba sipas tekave (vetёm xhiro, ajri e gjumi kanё mbetur “qejfe” pa para), favorizon tёkamurit qё kanё gjetur rehat tek PS e “majtё”, futi sherrin e pronёs e atё partiak qё pasi na ndau keqas po i kalon si stafetёrinisё etj.
Ky takёm ёshtё ai “shiu” qё do tё prishё edhe festёn e futjes nё BE ndaj nёse flasim pёr lajm historik, sesa dita e futjes nё BE, do tё jetё dita kur politika e tranzicionit do tёkyҫet nё “muzeum” e kohёs si ri-kujtesё pёr brezat se e keqjanuk ka brirё.
Trofeu qytetar
Ёshtё cinike tё trumbetohet se futja nё BE ёshtё “nder” e “dhuratё” nga politika qё e mori peng atё kaq gjatё. Futja nёBE ёshtё natyrshёm “haku tek i zoti” pёr njё popull qёhistorikisht i ka dhёnё Europёs mё shumё se sa ka marrё prejsaj.
Askush nё politikё, as Rama me dekoret e fasadat e reformave qё nxitёn polarizim e braktisje tё vёndit e qё tanitrumbeton se vetёm ai e PS janё garanci pёr futjen nё BE, nukёshtё i domosdoshёm e i pazёvёndёsueshёm pa tё cilёt t’aharrojmё BE!
Fati i votёs sё majit nuk ka pse tё lidhet me fatin e integrimit nё BE e ndonse Rama me Berishёn dallon si ditame natёn, ka ditё e ditё, ka me shi e me diell dhe qytetarimeriton pёrtej dyshes BeRama qё na ofrohet si fatalitet kaqgjatё.
Integrimi nё BE, mirёqёnia qytetare, fati i reformave etjnuk duhet tё lidhet me emra tё pёrveҫёm nё politikё. Do tёishte rrasje e vezёve nё njё trastё e do tё dёshmontedemokraci tё brishtё e pasiguri. Retorikat e Ramёs pёr krye-garantin e BE, drejtёsisё (dorёzimi i shpatёs nuk ёshtё lёshimpor detyrim) etj, nuk janё ogur pёr politikё modeste e tё urtёsi standart nё BE. Nёse bёn atё qё duhet, nuk po i bёn nderqytetarit por detyrёn ndaj atij qё tё besoi me votё.
Rama e mbarё politika bёjnё mirё tё mbajnё “duart” largnga “trofeu” BE sepse ёshtё “trofe” ku kanё meritё tё gjithё. Nga politika korrekte e dinjitoze, ata qindra nёpunёs tёzellshёm e patriotё nё administratё qё negociojnё pёrdita me BE, shoqatat, media e intelektualёt kurajozё, emigrantёt qёnuk harruan vёndin e tё parёve etj dhe tё gjithё nё rrjesht pas krye-protagonistit e “kapitenit” qё i takon t’a ngrejё i pari lartnё ajёr “trofeun” e BE e qё ёshtё qytetari shqiptar.
Mandat te 4 te 5 te 6 te 7 e me tej pse jo per Edverin Rama qe pa u anetaresuar Shqiperia ne BE mos e leme te ike nga froni.
Sic pritem Enverin per 40 vite e Ramen Alia nja 7 tjere me pas per te vajtur ne Socializem te durojme edhe Edverin Rama per te arritur ne BE.
Ne fund te fundit nga e njejta parti jane dhe kane te drejte per bindjen e thelle ne durimin e pafund te ketij populli.
Nuk kam çfarë të them, mendoj se çdo fjalë është peshuar me gur farmacie. Gazetar si Duka qytetari i don dhe i vlerëson.
U shtofshin gazetarët e mençur, të ndershëm dhe patriot!
Aetikull megjithmend brilant . Me sa duket ghe Artan Duka e ka kuptuar qe e kishte gabim kur sulmomte vetem opoziten ( opozite i thençin) dmth kundershtaret e Rames, sepse vetem opozite nuk ka te ne . Ne jemi mbi 75 vjet ne sistemin monist por si tha Ramizi ; ti kthejme te gjitha ordanizatat ne parti, dhe keshtu u be!
Duka e ka shumē mirē me kētē utopizmin e tij. Ka disa kohë qē në artikujt e tij përdor si zbulim të veçantë emërtimin BeRama. Këtë e ka gabim kokë e këmbë. Ky emërtim përbën një rehabilitim të pafalshëm të vrasësit Berisha, e kur? Pikërisht kur këtë e bën për bukuri e praktikisht SPAK-u e jo teorikisht si Duka. Këtij zotrie e shumë të tjerëve si ai nuk u falet kur mendojnē se ky popull ka harruar apo mund të bëjë vaki të harrojnë se çfarë ka hequr ky popull e kjo Shqipëri prej antishqiptarit Berisha. Janë mijëra të vrarë, është shkatërrimi i shtetit dhe përpjekja për t’ua dhuruar Serbisë e Greqisë shumicën e territorit… Vetëm nē Tropojën e tij ka vrarë 200 vetë. Ky monstër nuk mund të rehabilitohet me asnjë krahasim pale më me bashkëngjitje të tipt BeRama. Mirë do ishte që të shkruajē vetëm pasi tē ketë vënë në kokë njē qese me akull e jo kur është në vlim tē urrejtjes së çoroditur. Avujt e urrejtjes së paqartë janë më keq se avujt e
alkoolit.
Duka e ka shumē mirē me kētē utopizmin e tij. Ka disa kohë qē në artikujt e tij përdor si zbulim të veçantë emërtimin BeRama. Këtë e ka gabim kokë e këmbë. Ky emërtim përbën një rehabilitim të pafalshëm të vrasësit Berisha, e kur? Pikërisht kur këtë e bën për bukuri e praktikisht SPAK-u e jo teorikisht si Duka. Këtij zotrie e shumë të tjerëve si ai nuk u falet kur mendojnē se ky popull ka harruar apo mund të bëjë vaki të harrojnë se çfarë ka hequr ky popull e kjo Shqipëri prej antishqiptarit Berisha. Janë mijëra të vrarë, është shkatërrimi i shtetit dhe përpjekja për t’ua dhuruar Serbisë e Greqisë shumicën e territorit… Vetëm nē Tropojën e tij ka vrarë 200 vetë. Ky monstër nuk mund të rehabilitohet me asnjë krahasim pale më me bashkëngjitje të tipit BeRama. Mirë do ishte që të shkruajē vetëm pasi tē ketë vënë në kokë njē qese me akull e jo kur është në vlim tē urrejtjes së çoroditur. Avujt e urrejtjes së paqartë janë më keq se avujt e
alkoolit.
problemi eshte qe varemi nga Uni atje lart… vullneti, deshira, si gdhihet ne mengjez, si ia ndjen… pastaj e bejme perendi e vetem te hapet ndonje fe me emrin e tij, shikoni sloganin e PS … vetem Edi e PS fusin ne BE!!! kulmi i gafurjes, shkon edhe ne izrael e merr dekorate individuale per merita qe I ka kombi medemek pastaj that qe e pranon ne emer te shqiptareve! prandaj na duhet sistem e jo individi forte, Rama boll qe I hapi udhen reformes ne drejtesi, te hape krahun tani ne parti qe te deshmoje se askush nuk eshte I pazevendesueshem. Berisha e vetmja levizje tani eshte tek 7 penxheret dhe Rama, duke bllokuar ligjin zgjedhor e ka ngushtuar qellimisht zgjedhjen mes tij e Berishes sic kane bere bashke gjithnje ne tranzicion.
Zoti Analist,kam do pyetje:
1.Më mirë me PS dhe E.Ramën që për aferat korruptive po ndëshkohet paq nga SPAK dhe këtë po e mbështet si kusht kryesor për në BE.?
2.Apo PD me në krye NON GRATËN që nuk e do 70 % e popullit,SHBA,VE,ANGLIA..dhe se është në ndjekje penale..dhe se e vetme nuk e formon dotë qeverinë.?
3.Me partit e REA që nuk u bashkuan pasi sejcili kërkon të bëhet KM dhe nuk i sjellin popullit asnjë shpresë.?
4.Apo Shqipëria të mos ketë ASNJË PARTI.?
Unë jam i mendimit SE:
1.Nëse në PD do të zgjidhej KRYETAR edhe ROJA I SHQUP-it dhe jo NON GRATA,Mesiguri që do të fitonte zgjedhjet në 11 Maji 2025.
E mëkënse Non Grata nuk ikën deri në vdekje dhe SPAK po vonon arrestimin e tij për arsyet që dihen tashmë,kjo parti nuk vjen dot në pushtet.
Por,siç del edhe BE,SHBA,Anglia.. nuk e duan më Sb në qeverisje të Shqipërinë në NATO,si I korruptuar madhor e minues i demokracisë në Shqipëri dhe më gjërë.!
2.Nëse partit e REJA do bashkoheshin mundet të dalin PARTI E DYTË NË 11 MAJI.!
3.Në kushtet kur BE po kërkon që Shqipëria të pranoet në BE brënda 2030-E.Rama nuk duhet të largohet nga qeverisja edhe për arsye STRATEGJIKE.!
Mbi të gjitha E.Rama nuk i ka LYER DUART ME GJAK.!
Shqipëria u mallkua që në 1992 kur në krye të vëndit u KATAPULTUA NGA R.ALIA DHËNDRRI BEOGRADIT.!
Fatkeqsia Nr.2 nga 1992 është DREJTËSIA E KURSIT 6 MUJOR,ku me nga 7,8 Kalasë u bën JURIST me diplloma fallco,Plagjiaturë.
SËFUNDI: Nëse nuk krijohet gjykatë nd/kombëtars 10 vjeçare për sekuestro pasurie dhe arrestimin e KOKAVE TË KORRUPSIONIT QË NGA 1992-Nuk do mbyllet kurrë TRANZICIONI NË SHQIPËRI.!
FLM.
Anetaresimi i vendit ne BE eshte shume me teper se trofe,askush nuk mund te krahasohet me kete arritje.Shqiperia ne BE arritje e pakrahasueshme.
Shume here kam thene mos ja lexoj artikujt ketij A.XH.D-sё se per nga intelekti me keto qe thote eshte ne nivelin e nje adoleshenti…kurse per barazimin e Rames me Berishen 50% me 50% duket se eshte dhe qellimi final i kesaj Skile me Syze…Besoj se Shqiperia ne se nuk do kishin prishur “anglo amerikanet” votimet e 31 marsit 1991,nuk do kishin organizuar 2 prillin 1991 sipas skenarit Gladio dhe nuk do prishnin qeverine e stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 atehere qe ne 1997 do ishte pranuar Shqiperia ne Nato dhe BE …Nese ne 1997 “anglo amerikanet” do te kishin ndihmuar Shqiperine me 0.000001% te buxhetit te tyre per te shmangur revolten e fajdeve sot Shqiperia do ishte ne BE e stazhionuar…Akoma nuk e kuptoj pse “anglo amerikanet” akoma mbyllin syte para Drakules Viqidolit qe midis krimeve te tjera eshte dhe frenimi 30-35 vjecar i hyrjes se Shqiperise ne BE ..E thene ndryshe nje pranim ne BE pa denuar Berishizmin & Biberizmin & Belerizmin nuk i duhet as Shqiperise as “anglo amerikaneve” dhe as dreqit
Ketu jam ne nje mendje me chp.Aty ku nuk jam dakord me chp,eshte se Berisha si me Elezin(qe eshte nje leter bythe ne amerike,se pjerth kush)si me rajersonin,do bente te njejten gje,BERISHA PO PILLTE PA PUSHTET.i KISHIN SHPERTHYER UJRAT.Nje qeverri koaliioni pa Berishen,qe po e dergonte Shqiperine drejt BE,ishte si Qeveri e Lushnjes,qe po e dergonte Shqiperine drejt Lidhjes se Kombeve,pa Esad Toptanin.Nqs shqiptaret e paten ate qartesi ate trimeri ta hiqnin qafe esad toptanin,nuk e kuptuan se rruga drejte zhvillimit demokratik pengohej nga Berisha vucidollit,qe duhej fshire nga faqja dheut me cdo kusht,O Shqiperia,o Berisha.Shqiptaret u zgerlaqen .Kaluan dhite dhe lakrat ne te njejten lunder,si thone italjanet.Dhe mbeten pa lakra,Capin aty e kane.Vetem ca mocioniste brenda PD me ne krye Gramoz Pashkon e kuptuan cfare pengese ishte per Shqiperine,Sali Berisha,por keta ishin pa pushke e pa rovole.Jemi prape aty ku e nisem,me Berishen 80 vjecar qe kerkon prinipaten e Derrmalokut edhe sikur Belleri te behet princ i Himares,gjiri Sarandes te behet grek,dhe Dulja kryeminister i Vorio epirit.
E keqja e Serbiberit ishte se si leter higjenike ishte i ashper prej zumparaje dhe shqiptareve akoma po i krruhet nga mbrapa pas 33 vitesh…Mjafton deshmija e Izet Haxhise qe thote se Biberaj erdhi me dy “ustallare” amerikane dhe dhane urdher te PD ne 1 prill 1991 qe te prisheshin votimet e 31 marsit 1991 dhe dergoi Pit Bullin Azem Hajdarin me ca te ish te burgosur ordinere qe i vune flaken jo vetem Shkodres por gjithe Shqiperine..Ne 2008 ne nje emision te Blend Fejziu Faqeziu mixha Elez me eufori tregonte se ne nje takim ne 1988 me Reganin per rrezimin e qeverive lindore nga brenda kishte dhene versionin e tij…ect..pra nuk ishte leter higjenike por Sali Berisha Amerikes dhe jo me kot Trampi i Pare para 6 vitesh e emroi drejtor te Madh te gjithe Zerit Amerikes.
..Pra nuk eshte “shperthimi i ujrave ” te cunit Sheqeres
por skenari ogurzi i operacjonit Gladio i Biberes….
..Per dijeni me operacjone te ashtuquajtura Gladio detashmente gjysem ushtarake dhe gjysem ilegale te Natos ne vitet 1955 deri ne 1993 hidhnin qeveri si kuti kartoni ne Europe…… kurse ne Ameriken Latine ishte operacjoni KONDOR..Ka ardhur koha qe Amerika te kerkoje falje per Usaliun e saj dhe jo te tallen me Non Grata te Bidentrampit..(vijon)
Se sa i rendesishem eshte per Trumpin dhe politiken Amerikane,Elezi,ja ku e mbylli fare Trapi N-2 zerin e Amerikes me gjithe Elez e me gjithe Kostres.Me Elezin Trapi fshin bythen.amerikes i bie ndermend per Shqiprine,aq sa e ka lene pa Ambasador 2 vjet.Ate enverin e ka pas mbyllur tek lista Kafsheve te Afrikes,,se cishte nje Riku,Niki,miki Amin, ne Uganda,qe hante te perbrendeshmet e kundershtareve politike.N`ate dollap e ka futur Amerika enverin.Se edhe enveri ate pune bente,.Shoket qe vriste,i fotografonte,i filmonte dhe rrinte gjithe diten duke pare fotografite,,here here edhe familjarisht.
Vetem po pat rrejt Liljana.
“Satanizimi artificjal” I Enver Hoxhes nga armiqte e tij te brendshem dhe te jashtem eshte .
KONFLIKT INTERESI pasi nuk jane jo vetem te besueshem por dhe te neveritshem pra ne se doni nje POSTULAT per kohen e Enverit dhe pse e ri-gjallen fuqishm armiqte e tij eshte nje fakt dhe vetem nje:
.DESHTIMI SPEKTAKULAR qe nga Bushi Senior 1990 e deri te Biden 2023…Nga Intelektuhalja e deri te Demo LEPENICA…qe nga Edi Ramortja e deri te Berishalja qe jo vetem nuk ndertuan nje shtet me te mire se I Enverit por jemi kthyer me keq se vilajetet e kohes Osmane bashke me Kosoven.
.
E beme cope cope kufomen e Enverit per 30 vjet se thame atehere qe kishim OSBE (KSBE) e KARten e Halesinkit kurse me rastin e Ukraines jo vetem pame fashistizimin e Putinit por dhe qendrimin me shume se fajtor te Perendimit..
.
. E beme cope cope kufomen e Enverit per 30 vjet se thame atehere dhe vazhdojme sot duke thene se na la jashte Europes kur kjo e fundit eshte pak te thuash qe po tallin leshte..
.
E beme cope cope kufomen e Enverit per 30 vjet se thame atehere qe shiti Kosoven te Tito qe “de fakto” dhe “de juro” nuk e kishte ndersa sot Kosoven e kane kthyer ne geto Europes
Nuk jam shquar per ndonje respect apo simpati per Enverin por duke pare cfare ndodhi ne Shqiperi pas 1992..duke pare kete tolerance te miqve tane ndaj Salisatanait te tyre apo kete impotence te Edirames.. duhet te themi se Enveri u ri-ngjall..nga kundershtaret apo armiqte e tij dhe per kete ju siguroj se jam I pafajshem…Merite keni ju kanibalet antikomuniste 1000 here me te zi se vete fuckomunizmi..
Nuk them se ishte i mire bari bio i Enverit
po ishte me i mire se sekrecionet e Sali Belerit
Nuk kuptoj nje gje nga keto anal-istet:per deri se Edi Rama ben te gjitha maskaralliqet,mashtrimet etj etj ndaj BE-se dhe ata po e pranojne Shqiperine qe te jete ne BE po I ben mire atdheut apo dem?Do deshiroja qe anal-istet te me jepnin nje pergjigje publikutdhe mua.
Enveri mund ta kishte ruajtur pavaresine e Shqiperise edhe pa e kthyer ne Kore te Veriut, pa i kthyer shqiptaret ne skllever e ne kavie, pa e çuar luften e klasave ne nje absurd fetar, po e quaj, ne kuptimin qe ashtu sic sipas dogmes se krishtere te gjithe lindim te gjthe mekatare, ashtu edhe kush i perkiste “klases se gabuar” kishte qe ne lindje njollë në biografi, mund të mos kishte qenë aq gjakatar, me shume me te vetet madje, se me kundershtatet, mos i merrnin pushtetin, te ishte elastik e jo dogmatik e të kafshonte dorën që e ushqente, duke e çuar ekonominë aty ku e çoi. E besoj ate qe thone se kur vrau ata te ngjarjes ne ambasaden ruse: Po ç’ben mo Enver, se ju shqiptaret aq jeni, ti i shove te gjithe. Ndyresite qe kane ndodhur ne keta 30 vjet nuk duhet te na bejne te na duket roze periudha e meparshme.
Z. Artan !
Si gjithmone je prane vendit tend e jeton me hallet e tij. Jep edhe zgjidhje , bile te guximshme dhe te realizueshme.
Verejtja ime eshte per barazimin
berisha me Rama.
Kurre s’mund te jene njesoj.
Neologjizmi Juan s’perputhet; ata jane aq larg nga njeri- tjetri si nata me diten
Po nuk u ckokoleps e te crrenjosetgjithe sistemi berishian , s’do te kete per miresi
Zgjidhet vete lemshi pastaj
Per fat te mire ti po jep kontributin tend siqytetar I devotshem
Te lumte !
Duke Ju siguruar se ju mbeshtesim, vazhdoni te shkruani
I duheni vendit