Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tronditet Gjermania, shqiptari masakron për vdekje me thikë ish-gruan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tronditet Gjermania, shqiptari masakron për vdekje me thikë ish-gruan
AktualitetBote

Tronditet Gjermania, shqiptari masakron për vdekje me thikë ish-gruan

Published: November 6, 2024
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në prani të tre fëmijëve të mitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Dortmundit, ku viktima, një 28-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën pas disa goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeçar.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi A.Xh., me origjinë nga Shkupi, ndërsa viktima është shtetasja S.Xh., me origjinë nga Gostivari, shkruan JOQ.

- Publicitet -

Dëshmitari raporton se fëmijët e çiftit, përkatësisht të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç, kanë qenë dëshmitar të krimit makabër dhe më pas kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët duke trokitur në dyert e tyre pas ngjarjes.

28-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën.

Fatkeqësisht, ajo nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra nga goditjet me thikë duke ndërruar jetë në spital.

Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Nurembergut.

Sipas policisë dhe prokurorisë, ndaj tij po hetohet për vrasje me dashje, ndërsa autoritetet po analizojnë motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas dëshmitarit i cili e njeh personalisht familjen, 33-vjeçari njihej për dhunën që ka ushtruar ndaj viktimës dhe kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  • Kostoja ekonomike e El Niño-s, si e prek Shqipërinë
  • Horoskopi 1 Gusht 2026, parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut
  • Temperatura përvëluese, sot deri në 38°C, moti për sot
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Komentet e Fundit

  1. Noc Rroku on Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  2. Hari on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. ANA on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Katiu on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Trapajane hesapi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?