Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump i zemëruar me Putin, paralajmëron tarifa të reja për naftën ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump i zemëruar me Putin, paralajmëron tarifa të reja për naftën ruse
BoteLajmi i fundit

Trump i zemëruar me Putin, paralajmëron tarifa të reja për naftën ruse

Published: March 30, 2025
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”, pas deklaratave të fundit të homologut rus Vladimir Putin , i cili vuri në dyshim besueshmërinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një telefonatë për rrjetin amerikan NBC News, Trump kritikoi presidentin rus për propozimin e tij për të krijuar një qeveri të përkohshme në Kiev.

“Kjo nuk është rruga e duhur”, theksoi Trump.

- Publicitet -

Presidenti amerikan paralajmëroi se nëse nuk arrin një marrëveshje me Moskën për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë dhe nëse gjykon se Rusia është përgjegjëse – “edhe pse mund të mos jetë” – atëherë ai synon të vendosë tarifa dytësore për naftën ruse.

“Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk do të jeni në gjendje të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Siç sqaroi ai, tarifat do të variojnë nga 25% deri në 50% për çdo eksport të naftës ruse.

Trump njoftoi gjithashtu se ai planifikon të flasë sërish me Putinin brenda javës.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Moska. Rusia i ka përshkruar sanksionet perëndimore kundër saj si “të paligjshme” dhe, siç pretendon ajo, synon të përfitojë ekonomikisht Perëndimi.

Kujtojmë se disa ditë më parë, presidenti rus propozoi vendosjen e një qeverie të përkohshme në Ukrainë, nën administrimin e Kombeve të Bashkuara në mënyrë që në vend të mbahen zgjedhje presidenciale si edhe për të nënshkruar marrëveshje vendimtare për t’i dhënë fund luftës.

“Një qeveri e përkohshme mund të marrë pushtetin në Ukrainë, nën kujdesin e OKB-së, SHBA-ve, vendeve evropiane dhe partnerëve tanë,” tha Putin, duke folur me anëtarët e marinës ruse në portin verior të Murmansk.

“Në këtë mënyrë do të jetë e mundur të mbahen zgjedhje dhe të sillet në pushtet një qeveri e aftë që do të gëzonte besimin e popullit, në mënyrë që bisedimet për një marrëveshje paqeje të mund të fillojnë”, tha presidenti rus.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • intelektuali says:
    March 30, 2025 at 6:42 pm

    Me beri pershtypje duke shikuar emisionin “Rrethi Katror” ne Top Channel se paneli ishte aq i papergatitur me njohurite per gjuhen ruse (disa gabime fatale ne dy fjale te perdorura me injorance totale per kete gjuhe) por edhe per historine e programit NOVAJA RASIJA (keshtu lexohet programi me i ri i Putinit dhe jo NOVO ROSIA me theksin tek “I” dhe jo te “O” sic derdellisnin panelistet dru me pre) saqe drejtuesit e emisionit nuk e kuptonin qe emisioni “Rrethi Katror dukej ne syte e Botes si nje:

    ESTRADE HUMORISTIKE ENVERISTE

    njashtu:

    Sic duket edhe kjo analize ne faqe te pare te gazetes DITA qe e paraqet Presidentin Trump si femije tekanjoz me taksat e naftes dhe gazit rus kur dihet se pa naften dhe gazin natyror te Rusise Evropa nuk jeton dot asnje jave, pa permendur uraniumin qe perdoret per centralet berrthamore dhe depozitimin e sigurt te mbetjeve radioaktive pas perdorimit ne Siberi, po Azerbaxhani i Alievijet eshte bedeli i Putinit dhe pa lejen e tij nuk ben asnje hap, si mendoni ju o gazeta DITA qe tubacioni TAP do te conte gaz ne BE permes Greqise dhe Shqypnise pa lejen e Putinit, apo tubacioni BOTAŞ (BOTASH) do ta conte gazin e Azerbaxhanit nga Turqia permes Bullgarise dhe Serbise po keshtu do te furnizonte Hungarine, Austrine dhe Gjermanine si zevendesues te NORD STREAM 1 dhe NORD STREAM 2? Po presidenti komunist Aliev i Azerbaxhanit shkon dhe falet cdo jave ne Moske o gazeta DITA pse nuk e di Trump kete gje?

    Reply
  • Patrioti says:
    March 31, 2025 at 9:49 am

    Lajm provokativ.Cfare thote Hitleri ban Ducja!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?