Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump pas sulmeve ruse: Putin është i çmendur, po vret shumë njerëz, diçka ka ndodhur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump pas sulmeve ruse: Putin është i çmendur, po vret shumë njerëz, diçka ka ndodhur
AktualitetBote

Trump pas sulmeve ruse: Putin është i çmendur, po vret shumë njerëz, diçka ka ndodhur

Published: May 26, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj homologut rus Vladimir Putin pas sulmit masiv ajror që kreu në Ukrainë. Në kushtet kur aleatët evropianë të Ukrainës po përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë, SHBA ka paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen, por në mungesë të përparimit, do të tërhiqet nga negociatat.

“Çfarë dreqin po ndodh me të? Po vret shumë njerëz”, tha Trump në një deklaratë për shtyp nga New Jersey, duke e quajtur më pas Putinin “krejtësisht të çmendur”.

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë natës së dielës, pasi Rusia lëshoi 367 dronë dhe raketa. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi mungesën e reagimit nga SHBA, duke thënë se heshtja amerikane “po e inkurajon Putinin” dhe kërkoi presion më të fortë dhe sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

- Publicitet -

Ndërkohë, në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump shtoi: “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Është çmendur plotësisht! Po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarë. Raketa dhe dronë po qëllohen në qytete në Ukrainë, pa asnjë arsye. Gjithmonë kam thënë se ai e do TË GJITHË Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po rezulton të jetë e drejtë, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë”.

Megjithatë, Trump nuk kurseu as Zelenskyn, duke thënë se “nuk po i bën ndonjë nder vendit të tij me deklaratat që bën” dhe se kjo duhet të ndalojë.

“Po kështu, Presidenti Zelensky nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet. Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President. Kjo është lufta e Zelensky-t, Putinit dhe Bidenit, jo e “Trump”, unë vetëm po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara, që janë ndezur përmes paaftësisë dhe urrejtjes së madhe”, shtoi ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  4. ¿? on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. ¿? on Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?