Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO
AktualitetBote

Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO

Published: November 21, 2024
Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se emëroi ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker për postin e ambasadorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në NATO. Trump ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj aleancës perëndimore.

Me anë të një deklarate, presidenti i zgjedhur tha se Whitaker është “një luftëtar i fortë dhe patriot besnik” i cili “do të sigurojë avancimin dhe mbrojtjen e interesave të Shteteve të Bashkuara”, si edhe do “të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit”.

Përzgjedhja e Whitaker si përfaqësues i vendit në NATO është e pazakontë, duke pasur parasysh përvojën e tij si jurist dhe jo në politikën e jashtme.

- Publicitet -

Whitaker, një ish-prokuror në shtetin e Ajovas, shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm në Detyrë nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019, në fazat e fundit të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhj

Më herët, ai kishte qenë shef i personelit të Prokurorit të parë të Përgjithshëm të Trump, Jeff Sessions, përpara se të zgjidhej për të zëvendësuar shefin e tij pasi Sessions u shkarkua në mes të pakënaqësive mbi vendimin e tij për t’u tërhequr nga hetimi për Rusinë.

Whitaker e mbajti postin për disa muaj, derisa William Barr u konfirmua si prokuror i përgjithshëm në shkurt 2019. Ai ka qenë një kritik i zjarrtë i çështjeve penale federale kundër Trump, të cilat mesa duket do të mbyllen pas fitores së tij në zgjedhje, sipas një praktike të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilës presidentët në detyrë nuk mund të akuzohen për vepra penale.

Whitaker ka përdorur paraqitjet e rregullta në Fox News për t’iu bashkuar republikanëve të tjerë, duke denoncuar atë që ata pretendojnë se është politizimi i Departamentit të Drejtësisë gjatë katër viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës transatlantike.

Sipas klauzolës për mbrojtjen reciproke që parashikohet nga neni 5 i NATO-s, një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë anëtarëve të saj, konsiderohet si një sulm kundër të gjithë anëtarëve.

Në fillim të këtij viti, Trump tha se kur ishte president, ai paralajmëroi aleatët e NATO-s se “do të inkurajonte” Rusinë “të bënte çfarëdo që të donte” ndaj vendeve që nuk e përmbushin detyrimin e buxhetit të NATO-s, ndërsa shtoi sulmet ndaj ndihmës së huaj dhe aleancave historike ndërkombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bota në 29 foto
  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?