Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tubimi për Veliajn: Policia e Tiranës, SPAK-ut dhe GJKKO-së: Nuk ka ndodhur më parë që organet të komunikojnë përmes mediave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tubimi për Veliajn: Policia e Tiranës, SPAK-ut dhe GJKKO-së: Nuk ka ndodhur më parë që organet të komunikojnë përmes mediave
AktualitetKronike

Tubimi për Veliajn: Policia e Tiranës, SPAK-ut dhe GJKKO-së: Nuk ka ndodhur më parë që organet të komunikojnë përmes mediave

Published: February 15, 2025
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me shkresën e përcjellë dhe të bërë publike nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas situatës së krijuar ditën e mërkurë rreth godinës së saj nga mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Që në nisje të reagimit Policia shpreh habi ndaj GJKKO-së duke thënë se është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë, që organet ligjzbatuese komunikojnë përmes mediave ndërkohë që kanalet institucionale të komunikimit kanë qenë jo vetëm mëse të mjaftueshme, por, sipas tyre, edhe plotësisht efikase.

Policia “këshillon” GJKKO-në duke shtuar se për natyrën dhe qëllimet e punës sonë të përbashkët, është domosdoshmëri komunikimi institucional.

- Publicitet -

Në reagimin e Policisë së Tiranës thuhet se objekti ku ushtron veprimtarinë Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës së Shqipërisë.

Policia shton se nuk ka pasur asnjë njoftim nga individë apo subjekte, si dhe nuk ka grumbulluar informacione apo te dhëna për grumbullime të mundshme pranë godinës së SPAK-ut. Policia thotë se në këto kushte nuk është hartuar plan masash, por nga Drejtoria Vendore është vlerësuar situata dhe janë marrë masa duke reaguar në kohë, me angazhimin e një numri të konsiderueshëm punonjësish.

Gjithashtu Policia thotë në reagim se seanca gjyqësore ka filluar e qetë, ka vijuar normalisht dhe ka përfunduar pa asnjë problem.

Në reagim shtohet se në adresë të shërbimeve policore, as nga Garda e Republikës brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, as nga prokurorë, gjyqtarë e avokatë nuk është prezantuar asnjë shqetësim, apo të jetë kërkuar ndihmë për vendosje të rendit dhe sigurisë në ambientet e brendshme, apo të jashtme të Gjykatës.

“DVP Tiranë thekson se nuk ka marrë asnjë njoftim në formë shkresore apo verbale, apo telefonatë të drejtuar në Sallën e Menaxhimit dhe Drejtimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku punonjës të Gardës së Republikës apo ndonjë entitet tjetër, të kenë njoftuar për cenim të rendit dhe sigurisë publike, apo paligjshmëri të tjera pranë dhe përreth godinës së Gjykatës së Posaçme.

Referuar ligjit për “Tubime” Nr 8773 datë 23.04.2001, Neni 2, pika 5 përcakton se: ”Tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme, për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente. *Kur grupe njerëzish grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet në përkufizimin e tubimit”, thuhet në reagimin e Policisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    February 15, 2025 at 10:16 am

    Shikoni gangsterin Berisha si qahet si viktimë agresive gjatë gjithë kohës dhe vureni paralel me të ankimin e SPAK-t dhe GJKOKO-së. Mjafton kaq për të kuptuar se pse këto dy organe që po shfaqen agaresive dhe me anësi politike nuk bisedojnë me policinë po dërgojnë letra si viktima në isntitucionet ndërkombëtare. Dhe këtë e bëjnë pa pikë turpi dhe pa u bër merak se bëhen qesharakë. Vetëm kalamajtë e përkëdhelur ia japin ulërimës kur nuk iu plotësohen tekat.

    Reply
  • Ols says:
    February 15, 2025 at 11:30 am

    Epo kush do beje politike pastaj e???

    Reply
  • Jimi says:
    February 15, 2025 at 8:24 pm

    Po mire more SPAK kodoshi ! Po ku ishit juve, kur poshte penxheres se atij vrasesi qe ndodhej ne arrest shtepie, per nje vite rresht mblidhej turma laramane, e cila priste me goje hapur se cfare do te molloiste ky xhahil nga maja e penxherese ne katin e tete ?! Po ku ishit juve more kodoshe prokurore, kur ky vrases serial shkelte ligjin duke lejuar qe ne shtepine e tije te hynin e te dilnin lloj lloj mionstrash, kur ligji e ndalonte kategorikisht komunikimin e te arrestuarin me ambjentin e jashtem dhe me njerez te tjere jashte familjes ? Keto ju nuk i shihnit !? Tani na “skandalizoheni” kur nje turme dashamiresish te kryebashkiakut gjendet para ambjentit te SPAK per te pritur kryebashkiakun me te mire qe ka patur Tirana ne keto 35 vjete, e per tu solidarizuar me te dhe pa krijuar kurfare incidenti, jo me te kercenonin prokuroret e SPAK-ut (socialistet nuk dallohen per dhune, ne parlament, besoj i kini pare seancat se kush mbjelle dhune e terror ne parlament,, por edhe ne rruge, besoj i kini pare seancat parlamentare ?) Me c’duket juve po u intereson, qe ne menyre artificiale, te krijoni incidente per te justifikuar cdo veprim antiligjor per egzekutimin e vendimit per arrestimin ne menyre skandaloze e te paligjshme te kryetarit te bashkise se Tiranes. Altin Dumani, ti nuk je gje tjeter vec’se nj Adriatik Llalla biss ! Kjo eshte reforma ne drejtesi me te cilen mburren socialistet dhe Edi Rama !? Edi ! Hce mos u merzit, se keta “Prokurore te reformuar” edhe per ty gati e kane mandatarrestin.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 15, 2025 at 8:56 pm

    Duket qartë kush jan horrat, viçidoli llalla gjin gjoni etj. Ku asht altin dumani që nuk flet.

    Reply
  • ILIR says:
    February 15, 2025 at 9:01 pm

    Turp per policine e shtetit.Mos dalja ne mbrojtje te trupes se drejtesise nje presion i hapur i Edi Rames ndaj SPAK.

    Reply
  • Rocky says:
    February 16, 2025 at 2:49 pm

    Ky ishte nje presion I hapur I Rames karshi spakut .duke I thene se guxo te kalosh vijen e kuqe se cfar te vjen .Ky eshte nje turp shteteror qe duhet te ngrihet ne nivel alerti per te gjithe ne .se ne cdore kemi rene

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?