Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tuneli i Llogorasë pritet të vendosë traun, tarifa për autoveturat është 250 lekë me TVSH, hapet sot “Qukës-Qafë Plloçë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tuneli i Llogorasë pritet të vendosë traun, tarifa për autoveturat është 250 lekë me TVSH, hapet sot “Qukës-Qafë Plloçë”
KronikeLajmi i fundit

Tuneli i Llogorasë pritet të vendosë traun, tarifa për autoveturat është 250 lekë me TVSH, hapet sot “Qukës-Qafë Plloçë”

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Tuneli i Llogorasë që pritet të vendosë traun këto javë, duke bërë kështu kalimin në me pagesë do të ketë një kosto 250 lekë me TVSH për autoveturat.

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se ndryshe nga sa ëhstë deklaruar kostoja do të jetë më e ulët.

“Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogorasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as  pesë euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të fizibiliteti”, tha Balluku.

- Publicitet -

“Po jap dhe disa shifra të tjera që kanë të bëjnë me numrin e automjeteve që kanë kaluar këtë vit nga data 1 qershor deri në 31 gusht nga tuneli i Llogarasë. 911 mijë e 952 automjete, me pak fjalë 1 milion automjete vetëm në 3 muaj, në këtë nukël të rëndësishme të infrastrukturës. Tashmë tuneli i Llogarasë është i pajisur me një qendër monitorimi të plotë, i cili gjithashtu ka edhe njësinë e zjarrfikësve, një nga më modernet në të gjithë Ballkanin. Kjo qendër funksionon 24/24. Do desha që ta them sot zyrtarisht që përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale, të amortizimit të infrastrukturës së tunelit dhe gjithçka tjetër që përfshin studime fizibiliteti të tilla, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me TVSH. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshme. Duhet thënë që sigurisht kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët, trailerët dhe gjithçka tjetër do të kenë çmime të posaçme, sipas këtij studimi fizibiliteti”, tha Balluku.

Tuneli i Llogorasë u hap për kalim verën e 2024-ës duke lehtësuar kështu qarkullimin për në Jug të vendit. Pas mbylljes për një periudhë disamujore ai u rihap sërish në verën 2025 dhe edhe pse u deklarua për një nisje të pagesës ajo u shty për në fund të sezonit turistik.

Menaxhimi i sistemit të pagesës do të bëhet nga vetë qeveria përmes një operatori të dedikuar. Në mars të këtij viti Autoriteti Rrugor Shqiptar prokuroi ngritjen e një platforme të integruar për menaxhimin dhe monitorimin e operimit të stacioneve të tarifimit në rrugë.

Enti Kombëtar i Operimit Rrugor  që është edhe operatori që ka në objekt të tij  pjesën e operimit, monitorimit dhe koordinimin e shërbimit te operimit ne rruge me pagese do të menaxhojë sistemet në secilën prej akseve ku do të futet ky sistem.

Aksi që përfshin tunelin e Llogarasë ka një gjatësi 5.9 kilometra. Tuneli ka shkurtuar ndjeshëm distancën nga Dukati në Palasë, segment i cili më herët përshkohej për rreth 45 minuta dhe që tani përshkohet vetëm për 7 minuta. Tashmë, kjo rrugë përshkohet për vetëm 7 minuta

Përfundojnë pas 14 vitesh punimet në Qukës- Qafë Plloçë; Balluku: Nga nesër rruga e kalueshme për të gjithë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku gjithashtu ka njaftuar se prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë banorët aksi Qukës-Qafë Plloçë.

“Aksi Qukës-Qafë Plloçës, i cili është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete, por që fal një pune të mirë dhe organizimi që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 (sot), Qukës- Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”.

Sakaq prej mesit të muajit korrik, rruga ka nisur të përshkruhet nga banorët e zonës për lehtësi dalje në qytetet e Pogradecit apo drejt Korçës, duke evituar kalimin nëpërmjet rrugës së vjetër të paasfaltuar.

Ky projekt infrastrukturor strategjik për zonën e Mokrës u projektua në vitin 2009 nga qeveria e asaj kohe dhe filloi zbatimin në terren në vitin 2011. Në vitin 2013, pas ndryshimit të qeverisë, projekti u rishikua për të reflektuar zhvillimet e reja në infrastrukturë. Fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2019, por deri më sot afatet janë shtyrë katër herë, për shkak të vështirësive teknike dhe financiare.

Kostoja përfundimtare për realizmin e projektit arriti 240 mln USD.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Tartari says:
    September 5, 2025 at 12:03 pm

    Veshtirsi teknike dhe financiare? Veshtirsite teknike studiohen nga specialiste te afte, qe duhet te mbajne pergjegjsi! Cili eshte projektuesi (firma) i(e)caktuar per projektin e kesaj rruge? A eshte paguar per projektin e asaj rruge? Me siguri qe eshte paguar! Atehere? Projektuesi beri disa vija, mori parate tone dhe iku! Po punimet qe kryen firma zbatuese kush i ndjek nga ana teknike? Kemi.”rreshqitje dherash”, kemi “struktura te panjohura” justifikohen firmat, per te zhvatur fonde shtese. Punime infrastrukturore kerkojne monitorim 24/7 dite te javes, ne menyre te veçante punimet nentoksore- Tunelet! “PARA ECJA” e monitoruar 24/7 ne punimet nentoksore, eshte “Kushtetuta” e ketyre punimeve, ndryshe vijme tek “legjenda” Tuneli Murrizit!

    Reply
  • Trapajani nga kukesi says:
    September 5, 2025 at 1:12 pm

    Tartar,,,kur nderton nje banese edhe dalin te papritura,,e jo me nje tynel,,qe Ke te beshbme natyren,,,si shi,shembje,permbytje etj etj,,te dhoit natyror qe nuk i parashikon askush dot

    Reply
  • Shqiptar says:
    September 6, 2025 at 2:39 am

    14 vjet…. Sa km eshte? Sa ura jane ndertuar ne te? Sa vepra betoni jane bere?

    O gazetar mesoni te beni edhe nje analize te thjeshte. Mos hidhni lajme sa per lajme.
    Keshtu kuptoj pse u deshen 14 vjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?