Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi këtë vit dështoi? Themeluesi i agroturizmit shqiptar i përgjigjet gazetarit: Është në momentet më të mira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Turizmi këtë vit dështoi? Themeluesi i agroturizmit shqiptar i përgjigjet gazetarit: Është në momentet më të mira
KronikeKuriozitete

Turizmi këtë vit dështoi? Themeluesi i agroturizmit shqiptar i përgjigjet gazetarit: Është në momentet më të mira

Published: August 4, 2025
Shpërndaje

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë vit”, ka ardhur një reagim ndryshe nga veriu, konkretisht nga Altin Prenga, themeluesi i agroturizmit shqiptar i njohur për suksesin me të famshmin Mrizi i Zanave.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Prenga thekson se turizmi shqiptar, përkundër perceptimeve pesimiste, po kalon një nga periudhat më të mira.

“Sukses nuk do të thotë me mbush çdo shezlon apo çdo objekt prej betoni. Po na vijnë miq të mirë, ndoshta edhe më të mirë se ç’i meritojmë”, shkruan ai.

- Publicitet -

Ai nënvizon se cilësia dhe përkushtimi janë thelbi i një turizmi të qëndrueshëm, jo vetëm numrat apo grumbullimet masive. Sipas tij, struktura të mirëfillta turistike në të gjithë vendin, nga jugu në veri, janë të mbushura plot dhe po japin fryte.

Prenga dha edhe një mesazh për ata që e shohin turizmin thjesht si një mundësi për fitim të shpejtë:

“Ata që e shohin turizmin vetëm si mënyrë pasurimi, pa pasion e përkushtim, uroj të kenë më pak punë. Ndoshta konkurrenca do i detyrojë të bëhen më mikpritës, më të ndershëm në çmim dhe të kthehen te identiteti.”

Ai bën të ditur se dhomat në Mrizi për gusht janë të prenotuara prej 5 muajsh, dhe megjithëse mund t’i kishin shitur dyfish më shtrenjtë, nuk e kanë bërë. Përkundrazi, ai thotë se po i orientojnë mysafirët te bujtinat përreth, që të përfitojë e gjithë zona.

Ky reagim vjen si një kundërpeshë ndaj zërave që flasin për dështim të turizmit, duke vënë në pah një realitet tjetër: atë të mikpritjes së ndershme, zhvillimit lokal dhe ruajtjes së identitetit.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • SPAK says:
    August 4, 2025 at 10:12 am

    Kudo qe fut hundet e eres se ndyre Fevzo do te zbuloje se eshte qeni i Saliut!

    Reply
  • Detari says:
    August 4, 2025 at 10:47 am

    Ageoturizem skiptar nje kopje e shemtuar nga italia, italioni e ka tradite mijeravjecare albanozi e beri zanat kur punonte tokat e taljoniy ne sezon

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    August 4, 2025 at 8:37 pm

    Skandal janë çmimet kyt vit si qumështi uji e pijet sa 2fishi në belgjikë, a nuk asht skandal njo litër qumësht 220lekë, në Belgjikë 0,90€ cent. Rroga atjë 2200€ këtu 400€, nafta atje 1,40€lt. Këtu 1, 80€ lt birra 0,50€ këtu 1€. Skandal skandal. Spo flas për restorante një uj i vogël 1€ vjet 60, lekë. Un për vete nuk vij ma për turizëm këtu.

    Reply
  • Kristi says:
    August 5, 2025 at 10:29 am

    Nuk ke pse vjen ne Shqipëri rri në Belgjikë sepse Belgjika ka ushqimet me te mira bio… Shqipëria nuk e njeh Bion te hash një shalqin ne Belgjikë ka arome shalqiri jo si në Shqiperi që sbo i leke lere pastaj mishin e Belgjikës po peshku Belgjikës eeeee ja kalon krapit të Shkodres 🤣🤣🤣

    Reply
  • Ross says:
    August 5, 2025 at 12:33 pm

    Me këtë llogjikë,
    për ty i bie ma mirë me i ba pushimet në supermarket në Belgjikë 😅

    Reply
  • Ross says:
    August 5, 2025 at 12:37 pm

    Mrizi i Zanave është autentik,
    por ti e shihke botën bardh e zi …
    Mënyra se si shkruan, tregon se paske nevojë për psikolog …

    Reply
  • Arin says:
    August 5, 2025 at 2:30 pm

    2000 turistë të huaj ia sollën Dëshmitarët e Jehovait për eventin më të madh në Shqipëri,Kongresin Special.Patjetër qe Mrizi do ishte i kënaqur se edhe ata vetë nuk kishin pasur ndonjëherë kaq shumë të huaj brenda 1 jave.Megjithatë,si çdo biznes në Shqipëri në fillim janë bujar por pastaj ata që nuk rrisin çmimet zvogëlojnë racionet.Kështu që përsëri bie cilësia.

    Reply
  • Qytetar says:
    August 6, 2025 at 10:49 am

    Janë bërë dy gabime, ngritja e çmimeve dhe rënia e valutës.
    Të dyja ndikojnë në largimin e pushuesve.
    Një emigrant për një muaj shpenzonte mesatarisht një mijë $, tani i duhet 1.5 deri në 2 mijë në muaj.
    Banka e. Shqipërisë,në tregun valutor ka ndërhyrë për grumbullimin e valutës,jo për mbrojtjen e konsumatorëve . Ka dy vjet që pret të bjerë valuta, dhe pastaj e grumbullon.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Aldrin on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. Tártari on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?