Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi, qëndrimet në hotele u rritën edhe gjatë muajit tetor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turizmi, qëndrimet në hotele u rritën edhe gjatë muajit tetor
AktualitetEkonomi

Turizmi, qëndrimet në hotele u rritën edhe gjatë muajit tetor

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Ecuria e mirë e sektorit të turizmit ka vijuar edhe në tetor dhe përpos lëvizjes së shtetasve këtë e konfirmojnë së fundmi edhe qëndrimet e raportuara në hotele.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi ecurinë e strukturave akomoduese ku për tetorin 2023 vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve edhe për jorezidentët.

“Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 41,4%, në krahasim me Tetor 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:  numri i vizitorëve rezident është rritur me 44,0%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 39,3%”, thuhet në publikim.

- Publicitet -

I njëjti sjell në vëmendje se numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 68,8%, në krahasim me Tetor 2022 ku rezulton specifikisht se numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 78,9% kurse numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 62,1%.

Vizitorë

INSTAT raportoi se gjatë muajit Tetor 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 41,4%, krahasuar me Tetor 2022.

“Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 79,7%. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 92,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 37,3%”, thuhet në publikim.

Pjesa më e madhe e vizitorëve është vendosur në zonat jo bregdetare teksa preferenca për kategorinë e preferuar është ajo për hotele dhe akomodime të ngjashme.

“Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: · sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (38,5%); · sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (52,8%); · sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,0%).

Netë qëndrime

“Gjatë muajit Tetor 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 68,8 %, në krahasim me muajin Tetor 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 64,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 60,9%”, raporton INSTAT.

Referuar dokumentit në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: · sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (41,7%); · sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (52,3%); · sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8%).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16,4%, kundrejt 12,5% që ishte në muajin Tetor 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,4%, kundrejt 12,4% që ishte në muajin Tetor 2022” vlerëson INSTAT. \Monitor\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?