Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Turp të keni”, Vuçiç sulmon Ambasadorët e Perëndimit në Kosovë: Shikojeni veten në pasqyrë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Turp të keni”, Vuçiç sulmon Ambasadorët e Perëndimit në Kosovë: Shikojeni veten në pasqyrë…
BoteLajmi i fundit

“Turp të keni”, Vuçiç sulmon Ambasadorët e Perëndimit në Kosovë: Shikojeni veten në pasqyrë…

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sonte se vendet e QUINT-it, të cilat kritikojnë Listën Serbe për thirrjen për bojkotimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës më 21 prill, duhet të turpërohen nga akuzat e tilla. Vuçiç, duke iu përgjigjur gazetarëve pas një takimi me delegacionin e Republikës Srpska, tha se vetëm 3.4 % e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës vitin e kaluar.

“Pashë që disa po përpiqen të predikojnë, çfarë pafytyrësie”, tha Vuçiç, duke përgjigjur në pyetjen e gazetarit në lidhje me faktin se QUINT-i po ua hedh fajin serbëve për bojkotin e shpallur të votimit më 21 prill.

Siç raporton B92, Vuçiç tha se Albin Kurti fillimisht i organizoi zgjedhjet në të cilat dolën 3.4 për qind e qytetarëve, ndërsa më parë kishte kryer aksione të panumërta kundër serbëve.

- Publicitet -

“Arrestuan serbët, keqtrajtuan, rrahën, plagosën… Pastaj ai [Kurti] organizoi zgjedhje brilante me 3.4 për qind të njerëzve që dolën. Por kjo nuk është problem. Ata na thanë pranoni të merrni pjesë dhe ata do të japin dorëheqjen. Kur ne pranuam, thonë – nuk do të japin dorëheqje”, ka kujtuar Vuçiç.

Pas kësaj, thotë ai, nga QUINT-i u kanë thënë serbëve që të paraqesin peticion, ku do të duhej të mblidheshin nënshkrimet e 20 për qind të votuesve të regjistruar.

“Dhe kur me të gjitha dredhitë e Kurtit, i mbledhim ato nënshkrime, thonë – jo, hajde të shkojmë në referendum. Dhe referendumi kërkon 50 plus 1 votë. Epo nuk ka edhe aq serb duke jetuar atje… Regjistruan aty edhe 862 persona”, theksoi presidenti i Serbisë.

Sipas tij ndaj të gjithave këtyre reagoi Lista Serbe dhe theksoi se në fakt është e pakuptimtë, sepse serbët nuk mund të durojnë më terrorin.

“Edhe pas 3,4 për qind të atyre që kanë dalë në votime thonë – Beogradi është fajtor? Turp të keni. Shikohuni në pasqyrë, o gënjeshtarë”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka përsëritur se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë në të cilën do të vendoset edhe anëtarësimi i Serbisë në Këshillin e Evropës. Ai tha se me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa plotësuar kushtet dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe gjithçka tjetër, në fakt po e nxjerrin Serbinë nga ajo organizatë.

“Do të shohim. Është e gjitha në të njëjtat ditë. Ne do të luftojmë lidhur me këtë…”, tha Vuçiç.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?