Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqit e ndërtimit, bareve dhe restoranteve kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turqit e ndërtimit, bareve dhe restoranteve kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri
EkonomiLajmi i fundit

Turqit e ndërtimit, bareve dhe restoranteve kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri

Published: February 22, 2024
Shpërndaje

Shtetasit nga Turqia dhe Bangladeshi kryesojnë punësimet e të huajve në Shqipëri për vitet 2022 dhe 2023. Vitin e kaluar më tepër të huajt u punësuan në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, në ndërtim dhe në tregtinë e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Gjithsej, në vitin 2023 në vend kishte 9,825 të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për Monitor. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit 18%. Në raport me 2018 numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,5 herë.

Nga shkurti i vitit 2023 me ndryshimin e Ligjit 79/2021 “Për të huajt”, filloi implementimi i lejes së integruar, Leje Unike ( qëndrimi me motiv Punësimi). Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive shqyrton dhe aprovon on-line punësimin e shtetasve të huaj. Pas miratimit të bërë nga AKPA, autoriteti përgjegjës për lëshimin e Lejes Unike është struktura rajonale që mbulon çështjet e Kufirit dhe Migracionit.

- Publicitet -

Për vitin 2023 në vend të parë është sektori i Akomodim dhe shërbim ushqimor me 1094 miratime punësimi , në vendin e dytë sektori i Ndërtimit me 999 miratime, në vendin e tretë sektori Aktivitete të tjera shërbimi me 985 miratime, në vendin e katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 848 miratime dhe më pas sektori Industri të tjera përpunuese me 788 miratime.

Për vitin 2023 të huajt me numrin me të lartë janë sipas AKPA janë nga Turqi, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023 numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte përgjatë muajit Maj me përkatësisht 1,421 leje.

Mungesën e punonjësve për shkak të emigracionit po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, ku në disa prej tyre kryesojnë punësimet e shtetasve turq.

Në ndërtim mungesa e fuqisë punëtore e ndikuar nga dy faktorë zgjerimi i sektorit dhe emigracionit po zëvendësohet me punësimet nga Turqia sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, ku shumë kompani ndërtimi vendase janë të lidhur me kompanitë turke të ndërtimit për prurjen e punëtorëve.

Edhe drejtuesi i hoteleve “Fafa” Fatos Çerenishti më herët pohoi për Monitor se prej vitesh punëson deri 20 punonjës nga Turqia, kryesisht të profesionit kuzhinier, pasi marrja në punë e tyre është më e qëndrueshme, përgjatë 3-4 muajve të sezonit turistik. Ndërsa punësimet e shtetasve nga Bangladeshi sipas tij rezultuan problematikë pasi e shohin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar drejt Europës.

Sakaq sipas të dhënave të AKPA për vitin 2022 në vend të parë është sektori i Industrisë përpunuese  me 1563 shtetas të huaj, në vendin e dytë sektori i Ndërtimit  me 1118 shtetas të huaj, në vendin e tretë sektori i Bujqësisë, pyjet, peshkim me 865 shtetas të huaj, në vend të katërt sektori i Tregtisë me shumicë dhe pakicë  me 765 shtetas të huaj dhe më pas Aktivitete strehimi dhe shërbimi ushqimor me 762 shtetas të huaj.

Për vitin 2022 të huajt kanë ardhur kryesisht nga këto shtete Turqia, Bangladeshi, Egjipti dhe Itali.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Detari says:
    February 22, 2024 at 8:51 am

    te mbahet ADNja turke gjall

    Reply
  • Artan says:
    February 22, 2024 at 9:01 am

    E mban gjalle nena e Dekarit te cilin e ka shpu turku sa …

    Reply
  • Detari says:
    February 22, 2024 at 9:52 am

    Artanturk e ke mesuar mire gjuhen tone, kur erdhe nga anadolli? do vi dita kur tju debojme me dhune ashtu si bene te gjithe vellezerit tane fqinje.

    Reply
  • Artan says:
    February 22, 2024 at 10:06 am

    Dekar, mua babane ma quajne Sokrat dhe nenen Sofika, po jam shqiptar e jo greqir si ti.

    Reply
  • LABI says:
    February 22, 2024 at 10:24 am

    TE VIJNE MIRE SE TE VIJNE
    BOSH E KANE SHQIPERINE
    TE NGULEN KETU PERHERA
    PER SHQIPOT TE MBYLLET DERA

    Reply
  • !!? says:
    February 26, 2024 at 7:30 am

    Ky studim mbi ripopullimin e Shqipëris i bën jehonë projektit të kryeministrit tonë shpalosur qartazi publikisht duke biseduar gju më gju me biznesmenët si në Fjer, Shkodër edhe gjetkë ku me lagrpamësi ka deklaruar që biznesmenët të mos punësojnë shqipëtarët sepse, citoj fjalë për fjalë kryeministrin,

    “shqipëtarët janë dembela, meren me thashetheme, s’janë profesionistë dhe kërkojnë rroga të larta” dhe po me largpamësin që e karakterizon si burr shteti i vërtetë i këshillon ” të punësoni bagladeshasiit, turqit,…….sepse nuk i kanë këto cilësi negative” dhe si shqipëtar i vërtet shton “…… dhe këta po mësuan të flasin shqip, ti përzini si shqipëtarët”.

    Grafikët tregojnë që projekti i kryeministrit po përparon dhe duket epërsia e turqëve në ripopullimin e Shqipëris prandaj në projektin e detajuar të kryeministrit do të hiqet anglishtja në shkolla si gjuhë e parë dhe të futet turqishtja që fëmijët e biznesmenëve që nuk kanë emigruar të dinë të komunikojnë kur të trashgojnë bizneset e tyre nga prindërit me turqit që do të punojnë “pa dembelizëm, pa thashetheme, me profesionalizëm dhe pa kërkuar rroga të larta” dhe ……nuk do të kenë nevojë të mësojnë shqipen që të përzihen nga puna simbas këshillës së kryeministrit.

    Krahas fëmijve të biznesmenëve edhe fëmijët e zyrtarëve se edhe ata janë fëmijët e paktë që frekuentojnë shkollat shqipëtare ku numri i mësueseve po kalon numrin e nxënësve, edhe këta fëmijë që kur të rriten do të trashgojnë postet e prindërve në administratë do të mësojnë turqishten dhe

    kështu del që nga vitet 2030 gjuha zyrtar dhe kombëtare që do të flitet Shqipërin e lulëzuar, kampione e turizmit në botë, do të jetë turqishtja.

    Besoj që po të bëhet ndonjë referendum, populli, dmth turqit që do të jenë shumica e popullit (se bagladeshasit, nigerianët, indianët….. janë dredharak, vijnë këtu që të ikin tranzit në Gjermani, Francë…… sikurse tregon studimi demografik) do të kërkoj me të drejtë që Shqipëria të quhet Arnautstan dhe të jetë pjesë e perandoris së tyre osmane të sulltan Tahipit të parë, me guvernator beun dhe pronarin e sotëm të Shqipëris, Edi Ramën që do të gradohet me meritë nga sulltan Tahipi pasha i plotfuqishëm i Arnautstanit.

    Ja pse shoku Rama pritet me ceremoni madhështore prandorake me eskorta jeniçerësh hypur në kuaj e mushka si asnjë personalitet tjetër që viziton Turqinë nga Tahip beu.

    S’ më ngelet duke parë grafikët që tregojnë suksesin e ripopullimit të pandalshëm të vëndittë zbrazur nga shqipëtarët me aziatikë dhe afrikanë, veçse të them plot emocion,

    Birinxhi, aferim vezir bej Edi Rama.

    PS Mos harro urdhërin e padishahut, kujdes shoku Rama nga turqit e rrezikshëm gylenist!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?