Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U arrestua me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U arrestua me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja
KronikeLajmi i fundit

U arrestua me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja

Published: October 22, 2024
Shpërndaje

GJKKO ka lënë në burg ish-deputetin, Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin e tij, Ahmet Masha.

Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme, nën masa të rrepta sigurie.

Fillimisht pritej që ai të njihej me masën e sigurisë “arrest në burg”, por më pas avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen.

- Publicitet -

Jurgis Çyrbja dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

Ahmet Masha është personi i dytë që ra në pranga së bashku me ish-deputetin Jurgis Çyrbja, pas urdhrit të Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur
për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti,
datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar
nga neni 238 i Kodit të Proçeurës Penale, për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe
Ahmet Masha”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posa?me të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një
herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal,
“Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve
respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit
shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha,
parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të
krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga
nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me
vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posa?me të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e
veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim
me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të
Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me
personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit
Penal.

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe
arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posa?me kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit
personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ?ështje nëpërmjet shtypit ose
informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i
detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën
vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i
akteve ose të dhënave sekrete”.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posa?me të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 22.10.2024

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Belfast says:
    October 22, 2024 at 12:34 pm

    na myten Erdoganet…….

    Reply
  • mos e besoni po deshet says:
    October 23, 2024 at 6:58 am

    ja dhe shembulli se si Drejtesia po funksionon njelloj si nga Pushteti si nga Opozita pa asnje dallim feje krahine ideje.
    Ja, eshte burgos ne shtepi Sali Berisha e ne burg Ilir Meta…dhe nga ana tjeter eshte ne burg edhe Jurgisi i Cyrbes me Mashen e tij pas!

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    October 23, 2024 at 7:14 am

    Rama ama eshte i lire , ne daç besoje ne daç jo. Ne nentor , me leket e veta, te partise apo shtetit do shkoje ne Greqi dhe Amerike ( megjthese ne Amerike ishte Balla ) por Rama nuk ka besim tek aftesite e asnjerit. !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West
  • Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Publik
  • Paralajmërim nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Mutdhënësi on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Shqiptar on Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  4. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?